Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
2- Baza e idesë së Risale-i Nurit
a) Qëllimi i Risale-i Nurit
Risale-i Nur është një përgjigje Kur`anore ndaj sulmeve, dyshimeve dhe shpifjeve të filozofisë materialiste, të përgatitura që një mijë vjet më parë e këndej. Risale-i Nur ka ngritur dyshimet e empozuara ndaj fesë, ka forcuar besimin e muslimanëve, duke qenë gati t`i zgjidhë të gjitha problemet e muslimanëve. Këto libra janë duke pastruar shkatërrimet e mëdha që kanë kaplluar tërë muslimanët, gurët e kalasë së të cilëve janë në madhësinë e malit. Këto nuk merren vetëm me përmirësimin e një zemre të veçantë, apo vetëm me ndërgjegjen. Por përmirësojnë përmbledhjen e mjeteve shkatërruese, që njëmijë vjet përpara. Risale-i Nur me mrekullinë kur`anore, po i kuron plagët, duke i mjekuar me ilaçet e Kur`anit dhe të besimit.
E kanë pyetur Bediuzzamnin se cili është shkaku që Risale-i Nur ka pasur një ndikim superior mbi të gjithë muslimanët dhe përse nxënësit e Risale-i Nurit, meritojnë lavdinë e ajetit “Atyre të cilët i begatove me të mira”, (Fatiha, 7)? Njëkohësisht ata me sakrificat që bëjnë në ahirzaman (në kohët e fundit të botës), përse përfitojnë edhe përgëzimin e hadithit “Një kervan i ummetit tim nuk zhduket” dhe të tre ajeteve të para të sures Asr?
Përgjigje: “Shkaku është se Risale-i Nur ka zbuluar afërsisht njëqind sekrete të fesë, që do të thotë të sqarosh kuptimet e ndërlikuara të Kur’anit . Nga moskuptimi i qartë i këtyre thënieve kur’anore shumë njerëz kanë rënë në dyshime, të cilët nganjëherë i kanë çuar deri në humbjen e besimit.
Pas shpjegimeve të qarta dhe të sakta të këtyre thënieve kur’anore, po të dëshirojnë le të mblidhen të gjithë jobesimtarët (për të kundërshtuar fenë dhe Kur’anin), por s’do të mund të korrin sukses dhe vetëm se kanë për të dështuar në qëllimet e tyre.
Tani të paraqesim disa shembuj të suksesshëm të Risale-i Nurit, ku duket qartë ndikimi i tyre në përgatitjen e shumë njerëzve nga ana shpirtërore dhe mendore.
Njëri prej tyre: “Kur kam qenë fëmijë bëja debate me dijetarë të ndyshëm të cilëve pa i pyetur fare, u jepja përgjigje të sakta ndaj çdo pyetjeje. Kjo nuk ishte aftësia ime personale, por parapërgatitja për Risale-i Nurin e njëkohësisht edhe për pemën madhështore që do të lulëzojë në të ardhmen. All-llahu i Madhërueshëm e ka ditur që përballë shërbëtorit të kësaj peme do të dalin shumë pengesa, rivalë dhe kundërshtarë të shumtë, intelektualë të fushave të ndyshme dhe anëtarë të rrymave të kundërta të ehl-i sunnetit, të cilët dëshirojnë të bëjnë reforma në themele të parimeve të fesë islame. Por ai ka për të dalë faqebardhë kundër këtyre keqdashësve. Sikur të mos ishte kjo përgatitje (shpirtërore dhe teorike), që ua ka humbur mundësinë e kundërshtimeve, sulmimi i tyre do të vinte e do bëhej edhe më i ashpër kundër shërbëtorit të pemës madhështore të nurit (dritës). Veçanërisht kundërvënia e intelektualëve të fushës së arsimit do të behej më e ashpër.
Falenderoj All-llahun Fuqiplotë, i Cili që në moshë të re më ndihmoi t’i dal ballë dhe t’i përgjigjem me saktësi të gjithë atyre pyetjeve të vështira që më bënë, sepse duke ndodhur kështu ata hoqën dorë nga kritika agresive dhe e padrejtë ndaj Risale-i Nurit (si me shkrim ashtu edhe me gojë).”
Kundërshtarët e pashmangshëm të Said Nursiut dhe Risale-i Nurit, duke mos pasur aftësi të kundërshtojnë në fushën teologjike, filluan të organizojnë plane të ndryshme keqdashëse dhe arritën të përdorin dorën e armikut të fshehtë të fesë, që u bë shkak kryesor për ndalimin (e përkohshëm) të Risale-i Nurit. Në këtë aspekt një ndikim të madh kanë pasur teologët me detyra zyrtare në shtet.
“Principi im që nga fëmijëria e deri tani, është mospranimi i sadakasë (lëmoshës) dhe i dhuratave. Duke pasë prejardhje nga një familje e varfër dhe për më tepër në zonat tona të banuara nga kurdët eshtë zakon të ndihmohet nxënësi nga ana materiale, edhe pse nevojtar asnjeherë nuk e kam pranuar këtë ndihmë.
Më përpara nuk e kuptoja se çfarë shkaku mund të fshihej mbas kësaj sjellje që bëja. Por tani duket qartë se mospranimi i sadakasë dhe i dhuratave, ka qenë vetëm për të mbrojtur sinqeritetin dhe përzemërsinë e Risale-i Nurit nga akuzat që mund t’i bëheshin në lidhje me interesin ekonomik, duke treguar se Risale-i Nur nuk ka synim fitimin material.”
Një shembull tjetër: Unë habitesha se si është e mundur që Saidi “i ri” në moshë të thyer, i mallëngjyer nga interesi për politikën dhe jetën e përditshme, sulmohej në mënyrat nga më të ashpërat nga armiqtë e fesë. Veprimtaria e tyre kundërshtohej nga ligjet e fesë, ashtu edhe me parimet njerëzore. Duke qenë një njeri delikat, sa edhe ngacmimin e nje insekti s’mund ta durojë, ata më drejtohen me intriga, tradhëti dhe kurthe nga më të pamundurat. Por mbi të gjitha arrita të përballoj me sukses, për më tepër me besimin tek All-llahu i Madhëruar e Fuqiplotë, asnjëherë askujt nuk ia kam pasur frikën.
Jam plotësisht i bindur që i gjithë ky guxim dhe kjo trimëri që më ka dhuruar All-llahu, është vetëm për shkakun që Risale-i Nur të mos shpërdorohet për interesin e asnjë gjëje dhe për t’u mbrojtur nga ankthet e imagjinuara të shtetit që dëshirojnë ta paraqesin Saidin si një njeri që shpërdoron fenë për qëllime politike.
................
Shembulli i fundit: Më vinte për tu habitur pse nuk e kisha shkrimin e bukur. Në shtatëdhjetë vitet e jetës sime kam zotëruar profesione themelore, por shkrimin nuk munda ta përvetësoja mirë dhe nuk mund të shkruaj as sa një fëmijë në moshën dhjetë vjeçare. Unë nuk isha edhe shumë i paaftë në krahasim me vëllezërit e mi, të cilët të gjithë shkruajnë shumë më bukur. Tani e kuptova pse nuk m’u dhurua aftësia për të shkruar. Do të vinte një ditë që sulmimeve të armiqve të ashpër nuk iu mjaftojnë aftësitë e pakta personale dhe kështu është i nevojshëm bashkimi i një grupi personash (komiteti apo forumi) që e kanë shkrimin e bukur. Në këtë mënyrë siç është e nevojshme që rreth një fare të mblidhen uji, ajri dhe drita, ashtu edhe Risale-i Nur që të bëhet si një dru shpirtëror, asaj duhet t’i shërbejë një laps i fortë, i formuar nga mijëra lapsa. Për të arritur këtë duhet të themi:
“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: Vetëm mirësitë e All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Kur'an, 10:58)
Me tregimin e shtatë shenjave do të shihni qartë ndihmën e All-llahut (xh.sh.) që ka treguar në formë mirësie, në kohën që janë shkruar veprat e Risale-i Nurit:
— Shkaku i parë: Para Luftës së Parë Botërore pashë një ëndërr. Isha në malin Agri, kur papritmas mali shpërtheu dhe u nda në pjesë të mëdha të cilat u shpërndanë në të gjithë botën. Në këtë gjendje të tmerrshme pashë se nëna ime ishte pranë meje dhe i thashë: “O nënë, mos u frikëso sepse kjo është vënia në jetë e urdhërit të All-llahut (xh.sh.). Ai është Mëshirëplotë dhe i Gjithëdijshëm”. Në këtë gjendje të tmerrshme një person i rëndësishëm, në formë urdhërore më thotë: “Tregoji mrekullitë e Kur’anit”. U zgjova nga gjumi dhe e kuptova që do të ndodhë një shpërthim i madh revolucionar (ideologjik) që do të ndikojë në rrëzimin e kështjellave mbrojtëse të Kur’anit. Dhe Kur’ani Famëlartë drejtpërdrejtë do të mbrojë vetveten. Kur’ani Famëlartë do të sulmohet, por ai do ta mbrojë vetveten me mrekullitë e Tij. Unë e kuptova që është e nevojshme që unë (me të gjithë paaftësitë e mia) të mundohem të shpjegoj mrekullitë e Kur’anit, që të përmbushë nevojat e shekullit tonë. Risale-i Nur do ta kryejë në mënyrë të duhur këtë detyrë. Është e nevojshme të shpjegohet edhe ndihma dhe mëshira e All-llahut që përfitohet duke i shërbyer Atij aktualisht në shpjegimin e mrekullive të Kur’anit.
Shkaku i dytë: Meqenëse Kur’ani Famëlartë është udhëzuesi dhe mësuesi ynë, për ne në çdo lëvizje e veprim, ai duhet të jetë udhëzuesi themelor. Kur’ani është duke sqaruar madhështinë e tij në ajete.
Veprat e Risale-i Nurit janë komenti i Kur’anit Famëlartë dhe njëkohësisht pronë e të vërtetës së Kur’anit. Kur’ani i madhërueshëm në fillim të shumë kaptinave (sureve) veçanërisht në dhe tregon lavdinë (përsosmërinë dhe madhështinë) e tij. Pra Risalet janë pasqyra e shkëlqimit të mrekullive të Kur’anit. Edhe ne duke u mbështetur në udhëzimet e tij, do të mundohemi të shpjegojmë madhështinë e Kur’anit.
— Shkaku i tretë: Për sa i përket veprave të Risale-i Nurit, jo nga modestia, por për të treguar të vërtetën themi se: Të vërtetat që ndodhen në Risale-i Nur nuk janë të miat por të Kur’anit Famëlartë, sepse prej tij kanë kulluar.
Meqenëse unë jam një njeri kalimtar në këtë botë, vepra ime nuk duhet të lidhet me mua. Dhe meqenëse ata dëshirojnë dhe luftojnë të zhdukin një vepër, është e traditës që të zhuket më parë autori i saj. Risale-i Nur që është frymëzuar nga madhështia dhe mrekullia e Kur’anit, nuk duhet të lidhet me një person që çdo çast mund të ndeshet me kurthe dhe të këqijat e armiqve. Të gjitha këto gjëra mund të sjellin zhukjen e tij. Pra është e padrejtë që një vepër me shumë të vërteta, të lidhet me një person që ka falimentuar. S’duhet harruar tradita e popullit që kërkon tek shkrimtari për të gjithë ato vlera që ka theksuar në veprën e tij. Pra nuk është e mirë të bëhesh hije për veprat e çmuara. Unë jam një person që nuk mund të gjendet tek unë as edhe një në një mijë, nga vlerat të cilat kërkohet t’i kem pranë. Në këtë mënyrë detyrohem të them se ato nuk janë produkti im, por janë produkt i kuptimit të Kur’anit. Dihet që cilësitë e një rrushi të shijshëm, nuk mund të kërkohen tek druri i tij i thatë, edhe unë jam në formën e një druri.
— Shkaku i katërt: Nganjëherë modestia ia rritë vlerën mirësisë, por edhe nganjëherë falenderimi duke përmendur mirësitë të mendjemadhëson. Kjo e fundit është e dëmshme. Për të shpëtuar nga dëmet që mund të të sjellë, duhet të ndjekësh rrugën e mesme. Për shembull: Kur ti vesh një kostum të bukur, i cili të hijeshon dhe në këtë rast njerëzit ty të thonë: “Mashallah sa i bukur je”, ti në qoftë se atyre njerëzve u përgjigjesh me modesti duke thënë: “Unë jam një zero, nuk jam aspak i hijshëm”, ti patjetër ke bërë një gabim, duke e ulur vlerën e mjeshtrit që të ka veshur kostumin. Në qoftë se ti duke u lavdëruar thua: “Unë me të vërtetë jam i bukur dhe nuk ka njeri si unë”, atëhere kjo është një lavdërim prej mendjemadhësie.
Për të shpëtuar nga mendjemadhësia, në këtë rast duhet të themi: “Unë me të vërtetë u hijeshova, por kjo nuk është hijeshija ime por e kostumit që kam veshur dhe veçanërisht e atij mjeshtri që ma ka veshur atë.”
Tani si ky shembull edhe unë në qoftë se do më arrinte zëri, do të thërrisja në atë mënyrë që i gjithë rruzulli të më dëgjonte duke thënë se:
Edhe unë duke u mbështetur në parimin:
“Veprat e Risale-i Nurit janë të bukura, të vërteta, por nuk janë veprat e mia, ato janë rrezet që e kanë burimin nga Kur’ani Famëlartë.”
Domethënë: Unë s’mund të lavdëroj të vërtetat e mrekullive të Kur’anit, patjetër që Ai është, i Cili më hijeshoi dhe m’i lartësoi shprehjet e mia. Meqë është kështu në emër të bukurive dhe të vërtetave të Risale-i Nurit që janë pasqyra nga ndihma e All-llahut (xh.sh.), ne ato duhet t’i sqarojmë jo me mendjemadhësi por me një ilustrim në formë falenderimi ndaj mirësive duke menduar Bamirësin.
Shkaku i pestë: Shumë vite më parë kam dëgjuar nga një evlija (njeri i dashur tek Zoti), që duke marrë parasysh edhe thëniet e evlijave të tjerë, jam i bindur se për të zhdukur errësirën shpirtërore nga Lindja, do të dalë një dritë. Unë atë dritë e kam pritur shumë dhe përsëri jam duke e pritur. Por lulet hapin në pranverë. Këtyre luleve të shenjta duhet t’i përgatitet terreni. Dhe kështu kuptuam që atyre njerëzve të ndritur, me shërbimin tonë po ua përgatisim terrenin. Meqë është jashtë vullnetit tonë, dikush është duke na shtyrë të shërbejmë. Në qoftë se do të më pyesni për argumentin që më shtyn të them një gjë të tillë, është se jashtë vetëdijes sonë, ne po përballemi me lehtësi dhe me ndihma, e unë detyrohem që duke i bërë të ditura të mundohem t’i sqaroj ato.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>