Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Përsëri armiqtë e fshehtë hapën lajmin duke thënë se, Said Nursiu nuk po ndalet, po jep mësime fetare dhe për këtë e dërguan në një fshat të shkretë, Barla, në rethin e Ispartës. Bediuzzamani të 130 librat e Risale-i Nurit, i ka shkruar në robëri dhe internime. Bediuzzamani ka hipë mbi minaren e shekullit të njëzetë dhe si një këshilltar i madh dhe përtëritës i fesë, është duke dhënë mësimin e duhur ndaj muslimanëve të sotëm dhe të së ardhmes.
b) Bediuzzamani si e vlerësoi kohën në Barla
Bediuzzamani ka qëndruar në Barla afër 8 vjet. Verën më shumë e kalonte nëpër pyje, fusha dhe lëndina. Ai tërhiqej nga banesa e vet dy-tre orë larg. Atje shkruante librat e Risale-i Nurit dhe i korigjonte librat e vet të shumuara me laps nga fshatarët e rrethit të Ispartës. Në këtë kohë në dyzet vende nxënësit e tij të zellshëm e shumonin Risale-i Nurin me laps. Ai kështu komentonte ajetet e Kur’anit për të udhëzuar dhe për të shndritur popullin musliman dhe të gjithë njerëzimin. Në këtë mënyrë të gjithë kohën e tij e pati angazhuar për shkruarjen e Risale-i Nurit.
Nursiun e internuan në Barla në një shtëpi të vogël me dy dhoma. Ai nuk kishte as shtëpi dhe as ndonjë pasuri tjetër. Shtëpia në Barla u bë qendra e medresesë së Risale-i Nurit, vend nga ku do të shndriste të gjithë muslimanët e botës. Poshtë shtëpisë kishte një çezme dhe pranë saj kishte një rrap të lartë e madhështor. Nursiu mes dy degëve të kësaj peme pati ndërtuar një kasolle, vend ky që në stinën e verës dhe të pranverës e përdorte për të bërë lutjet e tij të zakonshme dhe për të soditur horizontin, duke menduar Fuqinë Absolute të Krijuesit Madhështor. Dëshmitarët e kohës na dëshmojnë se Nursiu nga mbrëmja deri në mëngjes e kalonte kohën në atë kasolle mes degëve, duke përmendur All-llahun. Kështu bashkoheshin zërat e shpendëve që u mblidhnin në pranverë, me zërin e adhurimit të Bediuzzamanit.
Nursiu të shumtën e kohës e kalonte i sëmurë, me vështirësi, hante shumë pak. Natën këndonte Kur’an dhe lutjen e madhe të Pejgamberit (a.s.m.) “Xhevshen-ul Kebir” dhe duatë e dijetarëve të mëdhenj. Pastaj angazhohej me Risale-i Nurin. All-llahu i Madhëruar me Bujarinë Tij të përsosur, këtë njeri gjenial e kishte krijuar duke përmbledhur në të, cilësitë e përsosura të njerëzimit. Pra ky person gjenial ishte krijuar si një person i përgjithësuar, që ka lidhje edhe me këtë ajet:
“Tregoji mirësitë që t’i ka dhënë Zoti yt.” (Duha, 11)
“Duke e paraqitur si formë falenderimi shpirtëror do t’u jap disa shembuj, të parashtruar si mirësi nga All-llahu (xh.sh.). Megjithëse e kam qëllimin që të bëj një falenderim shpirtëror, përsëri frikësohem nga kryelartësia dhe që të mos bëhen shkak që të ndërpriten ato mirësi fisnike.
E para: Që gjashtë muaj më mjaftojnë 36 bukë dhe një kg grurë. Akoma nuk është sosur.
E dyta: Në këtë muaj të Ramazanit vetëm nga dy shtëpi nganjëherë më dërguan gjellë. Të dyja herët u sëmura. Atëhere e kuptova se po ndalohem nga ana e Zotit (xh.sh.) që të ha gjellën e dikujt tjetër. Këtë e dëshmon edhe Abdullah Çavushi se përveç atyre dy ditëve (që më dërguan gjellë), 28 ditë të Ramazanit i kalova me 3 bukë dhe një kg oriz, i cili qëndroi edhe 15 ditë pas Ramazanit.
E treta: Kur qëndroja në pyll, hanim me gjithë nxënësin tim fisnik Sulejmanin nga gjalpi një kilogramësh që kishim. Një ditë na u mbarua buka dhe i thashë Sulejmanit që të shkonte të na sillte bukë, dy orë larg.
Sulejmani nuk donte që të largohej dhe për këtë i thotë mësuesit: “Në këtë natë të madhe kam dëshirë që të bëj dua bashkë me ty.”
Filluam të ecim në pyll në majën e një kodre. Patëm pak ujë, pak çaj dhe sheqer. I thashë: “O vëlla na bëj nga një çaj”. U ula nën një pishë dhe vëzhgoja nga lumi i thellë. Po mendoja se fatkeqësisht kemi vetëm një copë bukë të mykur dhe ajo për të dy mezi mjaftonte për atë natë, po dy netë çka do të bëjmë këtu dhe çka do t’i them këtij njeriu fisnik. Duke menduar kështu, momentalisht ktheva kokën nga ana tjetër dhe pashë se përballë meje ishte një bukë madhështore. Thashë: “Myzhde o Sulejman! All-llahu i Madhërishëm neve na dha rrizk (rrëzëk, bereqet).” E morëm bukën dhe pamë se nuk e ka prekur ndojnë kafshë e egër apo shpend.....etj..
Këto janë anët e bereqetit që vijnë nga All-llahu (xh.sh.), të cilat nuk sosen kurrë. Por mos mendoni se këto që ju them janë lavdërime. T’ju them edhe këtë se kam një pulë, që në mes të dimrit pa ndërprerje, çdo ditë si një makinë bën vezë. Biles një ditë më ka bërë dy të tilla. U habita. Pyeta shokët se a është e mundur një gjë e tillë? Më thanë se sigurisht që është një dhunti e Zotit (xh.sh.).
Më thonë që shkrimet e mia kundërshtojnë qytetërimin laik. Por dua t’u tregoj se me shkrimin tim, qëllimin e kam që të përfitoj vetë. Secilin nuk e ftoj që t’i lexojnë ato. Këto ilaçe të Kur`anit i gjejnë ata që shpirtërisht janë nevojtarë dhe zemrat e tyre janë të plagosura.
Edhe në këtë kohë internimi, po shoh se disa mendjemëdhenj të pasjellshëm, të përlyer në baltën e politikës, më shikojnë me smirë, duke menduar se mos jam edhe unë në rrymën e atyre që vrapojnë pas politikës.
O zotërinj! Unë jam në rrymën e besimit. Para meje është rryma e mosbesimtarëve. Me politikë nuk kam lidhje fare. Tërë jetën time e kam sakrifikuar në të vërtetat e Kur`anit dhe të besimit. Por ata që po merren me mua, le ta dinë se janë duke vepruar në llogari të pabesimit.
Unë them se, meqë kjo botë është e përkohshme dhe meqë mosha është e shkurtër dhe meqë punët e vlefshme janë të shumta, meqë jeta e përhershme këtu do të fitohet, meqë kjo botë nuk është pa Zot, meqë në këtë bujtinën e vizitorëve gjykon një Gjykatës i Gjithëdijshëm dhe meqë nuk do të mbesin as të mirat pa shpërblim dhe as të këqijat pa dënim dhe meqë me sekretin e ajetit:
“All-llahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij”. (Bakara, 286); nuk jemi të obliguar me atë që s’mund ta përballojmë dhe meqë rruga e sigurtë preferohet ndaj asaj të rrezikshmes dhe meqë vlera e pozitave të kësaj bote vlen vetëm deri tek varri; atëhere me siguri është fatbardhë ai që për jetën e shkurtër, nuk e harron jetën e përhershme, jetën e paskajshme nuk e sakrifikon për këtë të përkohshme dhe nuk e prish jetën e përhershme dhe jetën e kësaj bote nuk e harxhon në vende boshe. Ai duke e pranuar veten si mysafir, të mos kundërshtojë urdhërat e të Zotit të shtëpisë dhe në këtë mënyrë me një besnikëri të madhe mund ta hapë derën e varrit që të hyjë në lumturinë e përjetshme.
c) Shkruarja dhe përhapja e Risale-i Nurit
Bediuzzaman Said Nursiu, Risale-i Nurin e ka shkruar në një gjendje të rrezikshme, që historia nuk njeh ndonjë dijetar tjetër i cili të jetë përballuar me këto vështirësi. Por ai ka mbart një zell, një vullnet të pashuar dhe një dëshirë të madhe për t`i shërbyer kuptimeve të Kur’anit, që i përballon nevojat e këtij shekulli. Ai pa u demoralizuar, pa u lodhur, mes ndëshkimeve të rrepta, pa u shqetësuar, duke shpenzuar të gjithë fuqinë e tij, duke braktisur dëshirat e trupit të tij, është përpjekur në qëllimin e idealit të vet për shkrimin e Risale-i Nurit. Ai ka vrapuar që të shpëtojë besimin e popullit nga përbindëshat e ndryshëm që sulmojnë besimin. Në një vend thotë: “Është e kotë po qe se duan të më rrëzojnë nga syri i popullit për arsye se i shërbej Kur’anit. Ai që mbyll sytë, vetëm vetë nuk sheh, tjetër kujt nuk mund t’i bëjë natë.
Adhuruesit e botës i kaplloi ankthi për një fatkeq si unë, që për veprimtarinë time, duke imagjinuar se kam forcë sa mijëra njerëz, me shumë anë më kanë okupuar dhe nuk më lejojnë që të bëj dy netë bashkë në një vend. Thonë se Saidin nuk e lirojmë, sepse mban fuqinë e pesëdhjetëmijë vetëve.
Dhe unë i them që: O ju të pafatë e kësaj bote! Megjithëse me tërë fuqinë tuaj vraponi pas kësaj bote, nuk i dini punët e saj. Po gjykoni si të pamendë. Po qe se frikësoheni nga unë personalisht, jo pesëdhjetë mijë, por vetëm një njeri mund të bëjë punë 50 herë më shumë se unë.
Por po qe se frikësoheni nga detyra ime në shërbim të Kur’anit, atëhere e keni gabim! Ta dini se unë duke i shërbyer Kur`anit dhe besimit, kam forcën e pesëdhjetë milionë vetëve, sepse me forcën e Kur`anit, megjithë mosbesimtarët tuaj, të gjithë Evropën e thërras në sfidë. Me shkrimet e mia, i kam mposhtur mendimet e tyre materialiste, që shpifin shkencat pozitive, duke i imagjinuar se ato i ka krijuar natyra, apo janë të rastësishme. Bile filozofët e tyre të mëdhenj, i kam zbritur në nivelin e kafshëve, me suksesin që më ka sjellë All-llahu. Po të mblidhen të gjithë pabesimtarët e Evropës, megjithë ato të tuajt, nuk mundin të më kthejnë mbrapsht!..
Meqë është kështu, unë nuk po i përzihem botës suaj edhe ju mos u përzini ahiretit tim. Edhe këto po ju them, se edhe po të përziheni e keni kot. Sepse, Gjykimi i All-llahut (xh.sh.) nuk kthehet me fuqinë e krahut tuaj.
Njëlloj edhe një pishtar i ndezur nga i Madhi Zot, nuk shuhet me të fryrë.
Duke falenderuar me qindra mijëra herë Mëshiruesin e Mëshiruesve, them se: Ndëshkimet e atyre të pamëshirshmëve, i ndihmojnë shërbimit tim si ato drurët e thatë që i ndihmojnë zjarrit. Ata nuk e kuptojnë se duke më ndëshkuar, janë duke i dhënë forcë dritës së Kur`anit që të përhapet sa më shumë dhe sa më shpejt...”
Në vitet që Risale-i Nur është shkruar me dorë, ka prej atyre që shtatë-tetë vjet nuk kanë dalë nga shtëpia fare. Në atë kohë në rrethin e Ispartës, burra, gra, të rinj dhe pleq, mijëra nxënës të Nurit, i kanë shkruajtur ato. Në fshatin Sav me një mijë lapsa kanë shkruar për vite të tëra.
Në përhapjen e Risale-i Nurit edhe gratë fisnike kanë sakrifikuar, duke u përpjekur në shërbim të Nurit. Disa prej tyre vinin tek Said Nursiu, duke i thënë se punët e burrave në fushë i kryejmë ne, ata le të të shërbejnë ty dhe Risale-i Nurit. Natën i mbanin burrava të tyre llambën për të shkruajtur, që të bashkohen në sevapet e shërbimit të imanit të popullit. Bile edhe gratë dhe vajzat, me duart e veta kanë shkruar me një sakrificë të madhe. Ato duke derdhur dritën e syve, janë bërë sekretare fisnike dhe që të zotërojnë një besim të fortë, për të garantuar vdekjen me besim, i kanë lexuar vazhdimisht ato. Kështu gratë heroike kanë vrapuar që të ndriçohen me nurin (dritën) e Kur`anit e të besimit dhe pastaj t’u japin dritë edhe të tjerëve.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>