?

...Pas Luftës së Parë Botërore Turqia ka humbur identitetin e vet. Por në periudhën e gjatë të historisë shohim se All-llahu (xh.sh.) me ata që cakton Ai, e mbron mesazhin e ligjit të Vet. Ja pra kur të hulumtojmë historinë islame nuk do të mundim të gjejmë ndonjë moment që të mos t’i dalë kush para mizorit. Në asnjë periudhë të historisë islame, muslimanët nuk janë përballuar me rryma devijuese, por janë përballë vetëm me zullumqarë që donin t’ia ndalnin zërin atyre që thonin “vraponi nga e vërteta”. A është e mundur që All-llahu i Madhëruar të mos paraqesë një trim gjenial? Gjendja e fesë islame ka vazhduar gjithmonë në këtë mënyrë. Ja pra islami ashtu siç është vendosur në themelet e patundshme të besimit dhe mbi të vërtetat e përjetshme, po ashtu ai është i ngarkuar plot jetë dhe energji. Aktivitetet e tij i përngjajnë një pusi që kurrë nuk shterret apo një miniere që nuk soset asnjëherë. Ai jo vetëm për një kohë, por ai për secilën kohë është i pëlqyeshëm. Në çdo periudhë kohore të njerëzimit, kanë ardhur njerëz të tillë që mbanin cilësi të posaçme për të plotësuar nevojat e popullit. Tani njëri nga këto është Bediuzzaman Said Nursiu, i cili ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit XIX në Turqinë Lindore. Ky person i posaçëm ka përjetuar momentet e tensionuara, kur Turqia ka kaluar nga një gjendje në një tjetër. Në këtë kohë çfarë duhet të bëjë ky person? Said Nursiu me të gjithë fuqinë e tij është përpjekur për të rikthyer vlerat e humbura, të ringjallet shpirti i fesë, besimi mbi Pejgamberin Muhammed (a.s.) si i dërguari i All-llahut, që ka ardhur për të shpëtuar njerëzimin dhe përsëri të vendoset besimi në drejtësinë e pastër të fesë islame, drejtësi që i përket të gjitha kohërave. Me këtë qëllim u përpoq t’u arrijë individëve dhe grupeve me anë të zemrës, shpirtit dhe me anë të zjarrit që i digjej përbrenda për t’i shërbyer fesë dhe kështu mori në dorë shkrimin e risaleve. Ai me metodën e tij i përngjan shumë imam Ahmed bin Abdull-llahut. Edhe ai pëlqente këtë metodë ndikuese dhe me këtë ka bërë sukses të madh, e ka shndërruar rrymën e historisë dhe të gjithë popullin e tij e ka penguar nga devijimi, për të mos shkuar në rrëzimin e hidhur, duke e çuar atdheun e vet drejt në atë anë ku zbatohen urdhërat e drejtësisë së All-llahut (xh.sh.) të dërguara me anën e profetit Muhammed (a.s.m.).

Ebu'l Hasan En-Nedvi

?

Risale-i Nur ka mundur të formojë një dialog mes Kur’anit, gjithësisë dhe njerëzve bashkëkohor. Pra me këto cilësi Risale-i Nur është një shembull i veçantë.

“Risale-i Nur është e vetmja vepër e fesë islame që e paraqet gjithësinë dhe Kur’anin me atë koment dhe drejtim që ka qenë qëllimi i pejgamberit të All-llahut duke ia gjetur çaren e mjekimit, sëmundjeve të rrezikshme që sulmojnë të modernizuarit. Për këtë arsye jam i bindur se Bediuzzamani e ka merituar titullin e muxheddidit (përtëritësit) të shekullit të fundit, ardhjen e të cilëve e ka paralajmëruar vetë profeti Muhammed (a.s.m).

Dr. Colin Turner

?

Metoda e udhëzimit dhe e kumtimit të Risale-i Nurit

Në botën moderne muslimani për jetën e vet të përditshme ka nevojë për një hartë udhëzuese dhe në këtë kohë këtë mangësi e ka plotësuar pikërisht në kohën e duhur Said Nursiu.

Prof. Dr. Sherif Mardin

?

Anët e tërë jetës së Bediuzzamanit, janë ndryshe edhe nga udhëheqësi i tij shpirtëror Gazaliu, muxheddid (përtëritës) i shekullit të vet, i cili ka qëndruar në temat e zbatimeve të adhurimit, pra si falet namazi, si prishet agjërimi, etj.. Nursiu ka qëndruar më shumë mbi temën e rëndësishme të njoftimit të muslimanëve për fenë e tyre. Në strategji Nursiu dhe Gazaliu bashkohen, p.sh. Ashrati Sulejmani thotë:

“Në recetat shpirtërore Nursiu ka pasuar gjurmët e Gazaliut. Sepse për t’u motivuar në një formë më të bukur dhe për të arritur përqëndrimin kanë pëlqyer vetminë. Të dy për të përgatitur recetën e mosfanatizmit e cila është një nevojë shoqërore, si prijës dhe udhërrëfyes kanë pëlqyer Kur’anin Famëlartë. Të dy kanë ndjekur udhërrëfimin e tij, duke tejkaluar çdo kohë e vend dhe ia kanë arritur të mbartin mësimet e Kur’anit me anë të këshillave dhe librave të tyre, sipas nevojave të popullit, me aktivitete të gjalla duke ia pasqyruar shekujve të vet. Pedagogjia e tyre fetare ka qenë larg miteve.”

?

Bediuzzamani në librat e tij i ka dhënë një rëndësi të veçantë qenies njerëzore. Vlerat e veprimeve të Nursiut që konsiderohen riedukim i njeriut, do të dalin në shesh më mirë në të ardhmen. Dr. Amnuh për këtë anë të Bediuzzamanit thotë: “Me këto vepra Bediuzzamani duke marrë në dorë çështjet e njeriut, angazhimin më të madh e bën mbi vetë njeriun, mbi shoqërinë dhe historinë. Said Nursiu në këtë temë me frymëzimin e Kur’anit duke e hijeshuar njeriun, atij ia vesh rrobën e duhur duke u përpjekur ta edukojë njeriun, ku operimin e fillon nga individët deri tek shoqëria, duke ia sqaruar me shembuj historikë. Duke bërë lëvizje në një metodë shumë të qartë atij i ka dhënë të drejtën që i takon. Edhe po qe se hulumtoni do të ishte e kotë, se nuk do të ishte e mundur të gjendet një metodë më e bukur, ku në të njëjtën kohë ka vrapuar pas qëllimit për të arritur tek Kur’ani, që të zgjidhi problemet shoqërore. Mendimi i tij nuk është vetëm të formojë një mjet, por brenda mundësive ta zbatojë atë, ashtu siç bëjnë ekspertët e perëndimit për të arritur në ligjet e përgjithshme. Qëllimi i tij është të ndërtojë njeriun dhe kuptimi i Kur’anit të vendoset deri në thellësinë e qelizave, sepse ky njeri vazhdimisht është duke u rinovuar dhe vetëm në këtë mënyrë me shpresë mund të caktojë qëllimin, që të mbledhë frutet nëpër jetën e vet.”

?

Pikësynimi i tregimeve të mësuesit Bediuzzaman është njeriu dhe aty del në shesh se ka qenë aq popullor, saqë kur hulumton historinë pak mundet të rastiset një i tillë. Ai edhe me njeriun më të thjeshtë ka mundur të bisedojë që të përparojë bashkë dhe ta ngrejë në lartësinë e diturisë së shkencave. Në radhën e nxënësve të tij kanë qenë njerëz të gradave nga më të ndryshmet, që nga profesorët dhe deri tek barinjtë, diçka kjo interesante. Muhammed ed-Degamin ka thënë: “Po qe se hulumtojmë librat që kanë si temë mrekullitë e Kur’anit, shohim se ato mund t’i kuptojnë vetëm dijetarët e lartë, sepse kur i kanë shkruar nuk kanë marrë parasysh të tjerët. Por në pikëpamjen e mrekullive të Kur’anit, Bediuzzamani përulet në atë mënyrë që t’i kuptojnë edhe njerëzit e thjeshtë, për shkakun se edhe ata kanë nevojë t’i dinë këto mrekulli. Vallë çfarë është sekreti i kësaj përuljeje? Është e padyshimtë se kjo mund të bëhet një shembull për ata që janë në gjendjen e nevojës së udhërrëfimit, sepse ai është munduar ta lartësojë shtresën e thjeshtë, në atë mënyrë që shumë njerëz ta kenë të mundur që ta kuptojnë Kur’anin. Alegorisht kuptohet se Kur’ani është libri ynë që duhet ta studiojmë. Nursiu njerëzve mundohet t’ia garantojë lumturinë e të dy jetëve. Fjalët e tij janë një ftesë e hapur për ta paraqitur Kur’anin përsëri në jetë, për të përmirësuar besimin, kulturën dhe qytetërimin e muslimanëve.”

?

Vlera më e madhe e udhërrëfimit të Imam Bediuzzamanit është padyshim në grumbullimin e aftësive që ka mundur të vendosë në përtëritjen e Kur’anit. Përndryshe më parë shumë dijetarë në librat e tyre kanë punuar mbi këtë temë, por për shkak të sekretit të përtëritjes, Risale-i Nur ka përfituar një sukses të jashtëzakonshëm. Dr. Beki këto sekrete i shënon me këto fjalë:

“Bediuzzamanit nuk i ka mjaftuar literatura ekzistuese. Kur’ani atij ia ka zbuluar një rrugë të re, rrugë e cila ka qenë e preferuar për kohën tonë. Ai është një prijës i posaçëm që i ka hapur dëshirat e zemrës dhe në këtë mënyrë mesazhet e Kur’anit i ka paraqitur sipas kuptimeve të shekullit. Bediuzzamani ka parë se sëmundja më e madhe e kësaj kohe është sëmundja e rrezikshme që vjen nga filozofia materialiste dhe në këtë mënyrë në fushën e udhërrëfimit ka ditur t’i ligjërojë mendjes, zemrës dhe ndërgjegjes me një prespektivë të Kur’anit, për të plotësuar nevojat e natyrshme të tyre, duke i bindur me argumente dhe me një metodë të dukshme e të logjikshme, që i kanë vlejtur si shkopi i Hz. Musait, që me një të goditur buronte ujë jete. Në këtë mënyrë dëshirën për të mësuar të vërtetat, e cila ekziston që me krijimin e njeriut, e ka ringjallur me fjalë të ëmbla, “kauli lejjin” siç thotë Kur’ani dhe lexuesve të Risale-i Nurit i ka garantuar shije të paarritshme dhe të pakrahasueshme.

?

Edhe njëri nga tregimet e vlefshme të Bediuzzamanit është tërheqja e pëlhurës mes Kur’anit dhe ndërgjegjës së njerëzve. Sepse Kur’ani drejtpërsëdrejti është duke u drejtuar shpirtrave dhe ndërgjegjeve. Kur trashet kjo pëlhurë aq më tepër dobësohet ndikimi. Mes Kur’anit dhe popullit pëlhurat e trasha kanë shkaktuar tek muslimanët uljen e dijes islame afër zeros. Këtë sekret të zbuluar nga Bediuzzamani, në çdo pikë të veprave të tij, është një pasqyrë për të mbartur njeriun tek Kur’ani. Profesor Dilek ka thënë: “Pikësynimi i rëndësishëm i Risale-i Nurit tek njeriu është ndërtimi dhe përmirësimi i brendshëm, duke u përpjekur ta qendisë atë në thellësinë e rrënjëve jetësore, duke ndikuar shpirtin ia furnizon dhe ia hap orientimin e mendimit, duke ia garantuar bashkëpunimin e mendjes dhe të zemrës. Po qe se pyesni se çfarë ndikon ajo, ajo është një përgatitje për të arritur shndërrime të mëdha dhe të përsosura. Pra qëllimi i Risale-i Nurit është që në thellësinë e zemrës të garantojë hirën e Zotit (xh.sh.), sinqeritetin, mbështetjen tek ai, pastërtinë e veseve dhe shqisat e padukshme. Risalei-Nuri është tamam një pasqyrë e Kur’anit. Ja pra pikëpamjet e njerëzve kur kthehen drejtpërsëdrejti nga Kur’ani, duke u treguar detyrat Kur’anore, shpirtrat binden më lehtë dhe u shtohet zelli për t’u përballuar me të drejtën, në këtë mënyrë pastërtia dhe forca tërheqëse e Kur’anit e vë në lëvizje ndërgjegjen. Me anë të besimit këshillat e drejta nuk i dëgjojnë veset epshore, në këtë drejtim Kur’ani me tërë gjykimet e tij mbi veset e papëlqyera, mund të sundojë me dobinë e tij. Shërbimi i Risale-i Nurit mban forcën e aktivitetit dhe është një aksion i vazhdueshëm. Burimi i kësaj është besimi. Kështu në atë gradë që lulëzon besimi tek indivitët, po aq lulëzon edhe aksioni.”

?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>