Në këto ditë, patriotizmin më të madh dhe ndikues e ka bërë Bediuzzamani, duke u “pështyrë në fytyrë” anglezëve me shkrimin e librit “Hutuvat-i Sitte” (Gjashtë hapat). Me këtë libër ka mbrojtur nderin e fesë islame. Ky libër është botuar akoma pa u sosur flaka më e madhe, lufta e Çanakkalasë. Pas okupimit të Stambollit, këtë libër ia tregojnë komandantit anglez, duke i thënë se Bediuzzamani po kundërshton me gjithë fuqinë e tij. Ky komandant despot, megjithëse jep vendimin që të ekzekutohet, ndihmësit e tij e kundështojnë këtë vendim, duke i thënë se vrasja e Saidit na kushton shtrenjtë, që mund të bëhet shkak, që i gjithë Anadolli Lindor të ngrihet kundra anglezëve, duke e marrë hakun pa marrë parasysh asgjë. Kështu e prish vendimin. Vetë Bediuzzamani në lidhje me këtë vendim, thotë:

“Në fundin e Luftës së Parë botërore, libri i kishte rënë në dorë të komandantit anglez, i cili përmbante një kritikë të rëndë ndaj komandantit dhe veçanërisht ndaj kryepriftit të tyre. Kjo megjithëse sillte 100% vdekjen time, ata e tërhoqën zemërimin dhe nuk më prekën.”  Me këtë libër dhe me libra të tjerë të ngjashëm, Bediuzzamani ia arriti që të vinte kundra mendimet e popullit dhe të dijetarëve ndaj anglezëve. Vlera e kësaj pune mund të kuptohet më mirë, atëhere kur të merret parasysh imazhi që kishte Lufta Popullore në Anadoll, e themeluar nga qeveria e Stambollit. Ai trimërisht guxoi edhe t’i quante të pavlefshme edhe fetvatë (vendimet e parisë fetare), që jepeshin nën kërcënimin anglez, për të mos luftuar. Kështu mbetën pa sukses edhe planet tradhëtare për ndarjen e Stambollit nga Anadolli.

Përgjigjja që i jep Bediuzzamani kishës anglikane, është një shembull i bukur i punës së tij në lidhje me kujdesin e veçantë që tregon në ruajtjen e dinjitetit të fesë me trimëri dhe guxim: “Një person zullumqar dhe i pandërgjegjshëm, në qoftë se e rrëzon dikë në tokë dhe e shtyp me këmbë kokën e tij dhe nëse në këtë rast, ai që është i rrëzuar ia puthë këmbën mizorit, me këtë veprim të ulët, zemra i shtypet para kokës dhe shpirti i vdes para trupit. Kështu i shkon edhe koka, por edhe nderi dhe vlera. Gjithashtu me këtë veprim dobësie që tregon, bën që t’ia shtosh guximin mizorit për ta shtypur atë. Por në qoftë se i shtypuri me këmbë, e pështyn mizorin në fytyrë, në këtë rast shpëton zemrën e shpirtin dhe trupi fiton gradën e një shehidi (dëshmori) të shtypur. Po, pështyni në fytyrën e mizorëve të paturpshëm!...”

“Në një kohë kur shteti anglez pushtoi Stambollin dhe shkarkoi topat në grykën e Bosforit, kryeprifti i kishës anglikane i bëri gjashtë pyetje Meshihatit (komunitetit) Islam në Stamboll. Në këtë rast kur unë isha anëtar i një shoqate islame (Dâr-ül Hikmet-il Islamiye), ma dhanë mua që t’u përgjigjem atyre. Ata për gjashtë pyetjet kërkojnë t’u përgjigjemi me gjashtëqind fjalë. U thashë: -Jo me gjashtëqind, as me gjashtë fjalë, e as me një fjalë jo, por ua jap përgjigjen vetëm me një të pështyrë! Sepse ja po e shihni edhe vetë se në momentin kur na e kanë shkelur fytin me këmbë, ata pyesin duke u tallur me ne, prandaj atij prifti të tyre, neve na bie vetëm se t’i pështyjmë në fytyrë, në vend të përgjigjes së pyetjeve. Pështyni fytyrave të zullumqarëve të pamëshirshëm!...”

12- Kuvendi i Madh Popullor i Tur-qisë (parlamenti) e fton Bediuzzamanin në Ankara

Bediuzzamani me librin e tij “Hutuvat-i Sitte” (Gjashtë hapat), ka përkrahur haptazi Luftën Popullore në Anadoll, duke mos pranuar as fetvatë e Shejh-ul Islamit (Gjykatësit suprem të fesë islame), i cili së bashku edhe me disa dijetarë të tjerë pranë tij, ishin të detyruar të nxjerrnin vendime në favor të pushtuesit.

Më këto veprime të rëndësishme që bëri Bediuzzamani në Stamboll, qeveria e Ankarasë e pa se ai i solli shumë dobi populli turk. Për këtë arsye Bediuzzamanin e ftuan në Ankara, me ftesën e Mustafa Kemal Ataturkut. Por Bediuzzamani i përgjigjet duke thënë se:

— Unë dua të luftoj në vendet e rrezikshme. Nuk kam dëshirë të luftoj në mbrojtje. Stambollin e shoh se tani është shumë në rrezik. Megjithatë duke mos ia prishur mikut të tij të vjetër, prefektit të Vanit, shkon në Ankara ku pritet mes duartrokitjeve. Ai atje sheh se në parlament, deputetët janë të pakujdesshëm ndaj çështjeve fetare. Në këtë kohë Bediuzzamani bën një dekleratë në lidhje me rëndësinë e ibadetit (adhurimit), veçanërisht ndaj faljes së namazit:

"12_11032010120419.jpg"

“O ju deputetë që në një ditë të madhe keni arritur deri këtu.

O ju luftëtarët e fesë islame që jeni në vendin ku zgjidhen problemet dhe merren vendimet!...

Po ju lus që të më dëgjoni dhjetë fjalë të një çështjeje, së bashku me disa këshilla që do t’ua paraqes.

1- Ngadhënjimi juaj superior, që ju solli All-llahu i Madhëruar, kërkon një falenderim, që ato mirësi të vazhdojnë mbi kokën tuaj duke u shtuar. Për ndryshe po qe se mirësitë nuk shohin falenderimin që meritojnë, ikin. Meqë suksesin ua solli Zoti (xh.sh.), duke shpëtuar nga sulmi i armiqve, keni shpëtuar Kur`anin. Në këtë rast duhet të sillni në vend, urdhërin e faljes së namazit. Ja pra vetëm në këtë mënyrë mbi ne mund të vazhdojë frymëzimi i mirësive të Kur`anit.

2- Me veprën tuaj heroike keni gëzuar popullin musliman, duke e fituar dashamirësinë dhe respektin e tyre. Por admirimi i tyre i pathyeshëm mund të vazhdojë vetëm duke u mbështetur në parimet e fesë islame. Sepse muslimanët ju duan vetëm në llogari të fesë islame.

3- Në këtë botë u bëtë komandant i shehidëve dhe i ushtarëve ngadhënjimtarë me urdhërin e All-llahut (xh.sh.). Për ndryshe këtu ju duke qenë komandant i tyre, në botën tjetër do të kërkoni ndihmë prej tyre. Sepse fama e kësaj jete nuk ka fare vlerë dhe njerëzit e mençur nuk vrapojnë pikërisht pas saj.

4- Besimtarët gjithmonë duan që udhëheqja të jetë fetare edhe në qoftë se vetë nuk i plotësojnë kushtet. Në krahinat tona pyetet:

— Vallë a është duke u falur namazi? Po qe se përgjigjja është pozitive, i binden, po qe se jo, atributet tjera nuk mbartin kurrfarë vlere.

Njëherë pati një kryengritje. Shkova dhe i pyeta se për çfarë arsyeje vepronin ashtu.

Më thanë se, si është e mundur t`i bindemi këtij afetari? Nënprefekti ynë nuk fal namaz. Ndërkaq këta vetë ishin njerëz pa namaz dhe rebelë.

5- Shumica e profetëve kanë ardhur në vendet e Lindjes, kurse filozofët në perëndim. Kjo është një shenjë për ta kuptuar se caktimi i Zotit (xh.sh.), tregon se vendet lindore lartësohen vetëm me anë të fesë dhe zemrës, kurse perëndimi me anë të mendjes dhe filozofisë. Meqë ju e zgjuat Lindjen, jipuni një rrymë që përputhet me krijimin e tyre, përndryshe mundi u shkon për asgjë.

6- Armiku i juaj anglezët bënë shumë dobi nga pakujdesia e juaj. Madje akoma janë duke bërë edhe më shumë se grekët për shkak të pakujdesisë suaj në fe. Në emër të fesë dhe të shpëtimit të muslimanëve, pakujdesia e juaj, duhet të shndërrohet në vepra të dobishme. Po duket se atributi dhe sakrifica me zell e bashkimit tuaj, bëhet për shkak që të zgjohen muslimanët, kurse pakujdesia në fe që tregohet nga disa brenda në vend, përballohet me mëri nga ana e popullit të thjeshtë. Kurse besimtarët e jashtëm, për arsye se nuk e kanë parë pakujdesinë tuaj ndaj fesë, ju vlerësojnë dhe ju nderojnë.

7- Pabesimtarët e jashtëm gjithmonë me të gjitha mjetete e tyre, qytetërimin, filozofinë, shkencën, dhe misionet, janë duke sulmuar dhe fituar, por me fe nuk mundën të na mundin. Intrigat e fraksioneve të brenshme, duke sjellur dëme të tmerrshme, përsëri mbeten të mundur ndaj forcës së muslimanëve, forcë e marrë nga sunneti i Pejgamberit a.s. dhe nga vëllazërimi. Pikërisht në këtë mënyrë pakujdesia juaj ndaj fesë, tek ky popull nuk është e mundur që të zërë vend, që të këmbehet me qytetërime të ndyra, të rrjedhura nga devijimi.

Domethënë brenda popullit musliman, për të bërë një punë është e rëndësishme që të veproni me parimet islame, ndryshe nuk është e mundur të jetohet, por shuhet shpejt.

8- A jeni në dijeni se po imitoni evropianët, pikërisht në një kohë kur qytetërimi i tyre është duke u degraduar dhe në kohën kur po vjen momenti i qytetërimit të Kur`anit. Dhe islami nuk ka nevojë më për dëme të tjera.

9- Ai që e vlerëson me dashamirësi ngadhënjimin dhe shërbimin tuaj, është populli musliman, veçanërisht muslimanët e thjeshtë, të cilët janë besimtarë të fortë. Ata ju duan me seriozitet, duke ju mirënjohur dhe duke ju vlerësuar, sakrifikojnë për ju çdo gjë. Për të mos humbur nderin e tyre duhet t`i mbështeteni urdhërave të Kur`anit, sepse për ju dhe për fenë islame është e patjetërsueshme. Përndryshe ju kur preferoni pabesimtarët ndaj muslimanëve dhe kur i parapëlqeni të zhveshur nga feja, atëherë patriotizmit tuaj nuk i mbetet kurrfarë vlere. Për këtë arsye puna e juaj nuk pajtohet me fenë islame, fytyra e botës islame do të kthehet në një kah tjetër.

10- Po qe se në një rrugë 90% është me rrezik, për të lëvizur aty është çmenduri. Tani vetëm një orë në 24, që të merr i faluri i namazit, i cili është një detyrim fetar, në të ka 99% dobi. Vetëm për njerëzit e shkujdesur dhe për dembelët, ajo 1% që mbet, mund të jetë një dobi materiale. Kjo mund t’i sjellë dobi vetëm atyre që kanë rënë në rrugën e devijimit dhe të pakujdesisë.

Si e lejon patriotizmi juaj braktisjen e të falurit të namazit, një vepër kryesore dhe një detyrim i Krijuesit? Veçanërisht, a e dini se puna e juaj, e luftëtarëve dhe e komandantëve të Kuvendit Popullor, imitohet nga populli? Populli ose do t’i imitojë gabimet e juaja, ose do t’i kritikojë. Për ju të dyja janë dëme. Pra me një vepër që ndaj All-llahut (xh.sh.) ke bërë padrejtësi, edhe ndaj njerëzve ke bërë mosnderim. Si është e mundur që të shkujdeseni ndaj një pune që është forcuar me argumente fetare të panumërta? I keni braktisur ato vetëm me shtytjen e shejtanit dhe të kryeneçësisë, duke i quajtur të pavlera dhe kështu keni bërë një shkatërrim të madh. Ndërsa mos harroni se themelet e këtij revolucioni të madh, duhet të jenë të forta.

Personaliteti shpirtëror i këtij kuvendi me fuqinë që ka në dorë, ka marrë mbi vete edhe kuptimin e mbretërisë. Kjo e gjen vendin e duhur në qoftë se fenë e përjetoni vetë, përndryshe kuptohet se nuk jeni duke e pëfaqësuar hilafetin islam. Ashtu siç për të jetuar kemi nevojë për katër gjëra edhe një prej urdhërave të islamit, kemi nevojë ta zbatojmë pesë herë në ditë. Por duhet ta zbatojmë deri sa nuk na kanë pushtuar lojërat e perëndimit. Por po qe se kuvendi nuk e plotëson këtë nevojë, tek ju atëhere do te jetë vetëm një emër i thatë i Hilafetit. Përndryshe kjo gjendje e juaj e shkujdesur, do te bëhet shkak i përçarjes, që bie në kundërshtim me ajetin:

 "12_11032010120422.jpg"

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut.” (Al-i imran, 103).

Koha e sotme është koha e bashkësive. Sepse shpirti i komunitetit, bashkësisë, është më i fortë se i individëve, forca e së cilës është marrë nga personifikimi shpirtëror i bashkimit, duke bërë dobi me vlerat e fesë. Përfaqësuesi i popullit ka mundësi t’i bëjë edhe punët e rënda.

Një person që ka marrë shpirtin nga komuniteti, bëhet i ndritur dhe i përsosur. Përndryshe bëhet vetëm se negativ. Individi i ka të kufizuara edhe të mirat edhe të këqijat. Por grupit nuk i kufizohen. Pra në mesin tuaj mos i prishni marrëdhëniet e mira që keni pasur deri tani me shtetet e tjera. E dini shumë mirë se kundërshtarët tuaj, si armiqtë e panumërt edhe ata janë duke e shkatërruar fenë tuaj. Pra në këtë mënyrë, detyra e juaj parësore është ta ngjallni dhe ta mbroni fenë tuaj. Përndryshe vepra e juaj e pavetëdijshme është një ndihmë ndaj armiqve tuaj të vetëdijshëm. Pakujdesia e juaj ndaj ligjeve islame, tregon dobësinë e popullit tuaj, kurse dobësia e juaj nuk e ndal sulmin e armikut, ndoshta e trimëron. Po e mbylli fjalën me ajetin:

 "12_11032010120426.jpg"

“Neve na mjafton që kemi All-llahun, Ai është mbrojtësi më i mirë.” (Al-i Imran, 173).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>