Sepse kjo fatkeqësi do ta rindërtojë vlerën më të madhe mes muslimanëve, pra vëllazërimin që ajo për ne është ajri i jetës. Kjo fatkeqësi i ngjalli ndjenjat që ndikohen nga hidhërimi i vëllezërve të tyre. Duke u shqetësuar ne, po qan e gjithë bota islame. Por po qe se pak më tepër na shqëtëson Evropa, ata do të revoltohen. Po qe se vdesim, duke vdekur njëzet, do të ngjallemi treqindë. Jemi duke jetuar në shekullin e mrekullirave. Ka prej atyre që pas një kohe vdekje (klinike) dy vjeçare, po kthehen në jetë përsëri. Ne duke u mundur, e humbëm lumturinë e përkohshme, por neve është duke na pritur një lumturi e gjatë e mëvonshme. Është fitues ai që preferon jetën e përjetshme ndaj jetës së pakët e të kufizuar dhe të ngatërruar.

Nga kuvendit njëri më tha?

— Shpjegohu!

— Thashë:

— Luftërat mes shteteve u mënjanuan duke braktisur vendin në shtresat popullore. Sepse populli ashtu siç nuk do që të bëhet rob, ashtu edhe nuk do që të punojë vetëm për një copë bukë. Po të kishim dalë fitimtarë mbi armikun, atëherë armiku do ta përdorte imoralitetin që kishte në dorë, në një mënyrë më të ashpër kundra nesh. Ndërsa përdorimi i asaj arme është një mizori dhe kundërshtohet me karakterin e muslimanëve, sepse mosha është e shkurtër dhe ajo nuk përputhet me botëkuptimin tonë, e ajo për ne do të ishte bërë shkak coptimi. Sikur të kishim shkuar pas saj, do të kishim hyrë në një rrugë të kundërt me karakterin dhe botëkuptimin e botës islame.

Nga ky i ashtuquajturi qytetërim ne kemi pasë vetëm dëm....

Njëri nga kuvendi tha:

— Përse sheriati (jurispondenca islame) e refuzon këtë lloj qytetërimi?

Thashë:

— Për arsye se ai është vendosur mbi pesë themele negative. E para: Pikëmbështetja në përdorimin e forcës. E dyta: Pikësynimi i tyre është interesi, ndërsa qëllimi është t’u bëjnë dëm të tjerëve. E treta: Në jetën shoqërore parimi i tyre është luftimi, kurse pikësynimi debati. E katërta: Që të jetojë kontakti i tyre mes shteteve është t’i përpijë të tjerët duke u mendjemadhësuar me komb. Qëllimi i tij është rrahja dhe grindja. E pesta: Shërbimi joshës i tyre duke të çliruar nga pesha e punës, t’i ngopin veset epshore, duke plotësuar edhe dëshira të tjera, kjo gjendje njeriun e zbret nga pozita e melekëve në nivelin e qenit. Ajo është shkak që t’i humbasësh vlerat shpirtërore. Po qe se brendësinë e shumicës së këtyre e kthen përjashta, do të shohësh se ato kanë lëkurë ujku, ariu, gjarpëri, derri apo majmuni.

Tani e kuptuat edhe ju se si e shkatërroi qytetërimi i sotëm 80 % të popullit, 10% i bëri vjedhës dhe tradhtarë, kurse 10% të tjerë i ka mashtruar me lumturi të ankthshme. Ndërsa lumturia është ajo kur bëhesh i dobishëm ndaj 80% të popullit, të paktën të bëjnë dobi më tepër se gjysma, ndërsa dobia e qytetërimit është pakica e pakicës.

Por Kur’ani që ka zbritur si mëshirë për njerëzit, pranon një qytetërim ku shumicës ia sjellë dobinë dhe ai nuk pranon një qytetërim që me lirinë e pakufijshme gjërat e panevojshme i sjell të zënë vend, si gjëra të domosdoshme.

Endacakët malësorë duke qenë nevojtarë për këta gjëra, qytetërimi njerëzit i ka bërë nevojtarë të njëqind gjërave. Në këtë mënyrë popullin e ka varfëruar. Fitimi hallall duke mos i mjaftuar për të përballuar nevojat, njerëzit i ka futur në tradhëti dhe haram. Në këtë pikë popullit ia ka prishur moralin, shoqërinë dhe llojin duke u bërë padron, individët i ka bërë të varfër dhe të pamoralshëm. Ai përnjëherë e volli egërsirën e mesjetës së gjatë.

Është për t’u theksuar se karakteri i muslimanëve nuk përputhet me ritet e tyre. A nuk po e shihni se populli me vështirësi është duke i pranuar ligjet që mundohen t’ua imponojnë? Sepse vaksinën e Romës nuk mund ta pranojnë trupat tona që mbajnë vlera të veçanta, pra ne mbajmë në sy ngopësinë dhe duam të jetojmë pavarësisht që atë neve na e ka garantuar feja, e cila është ligj hyjnor. Për këtë arsye fetarët s’mund të bashkohen me qytetërimin e rremë dhe s’mund të pajtohen kurrë me të.

Roma dhe Greqia duke pasur për bazë një jetë, porsi binjakët e një nëne; qytetërimin dhe fenë të përbashkët, përsëri nuk mundën të bashkohen (deri tani për shekuj me radhë) dhe ngelën si vaji me ujë, duke mos u bashkuar jetojnë të pavarur.

Prandaj si është e mundur të bashkohen muslimanët me qytetërimin zullumqar me rrënjët e tij tek Roma?

Më thanë:

— Si është qytetërimi në fenë islame.

U thashë:

— Ligjet dhe urdhërat e All-llahut (xh.sh.), që janë shpallur me anën e të Dërguarit, Muhammedit a.s., do të lulëzojnë mbi qytetërimin e sotëm duke vendosur parime pozitive në ato negative, si:

E para: Feja islame në vend të forcës mbështetet tek e vërteta dhe qëllimi i saj është drejtësia. E dyta: Pikësynimi i saj nuk është interesi, por virtytet e bukura të dinjitetit. Qëllimi i tij është dashamirësia e admirimi. E treta: Kontaktimi i saj me shtete të tjera nuk bëhet duke u kokëlartësuar me nacionalizma shoviniste, por me patriotizmin humanitar, duke parapëlquar parimet e fesë. Qëllimi i tij është vëllazërimi i sinqertë, paqja e dinjiteti dhe ndaj sulmeve të jashtme jo sulm, por vetëm mbrojtje. Besimtari jetën e tij nuk e kalon me luftë, por duke ndihmuar njëri-tjetrin. Qëllimi i saj është jeta e përbashkët, pa përçarje, duke u mbështetur tek njëri-tjetri. E pesta: Jo ta kalosh jetën duke iu mbështetur veseve, por urdhërave të Zotit (xh.sh.). Qëllimi i saj është të përpiqesh që të përparojë njerëzimi edhe shpirtërisht. Ajo të bën të përsosur t’i kufizojë veset, duke mos ia plotësuar dëshirat e tyre të pangopura, por duke plotësuar ndjeshmëritë e cilësive të bukura të shpirtit.

Domethënë meqë nga lufta dolëm të mundur, shkakun më të madh ia lëmë fesë, pra rrymës së dytë, rrymë e të shtypurëve dhe e shumicës në përgjithësi. E në qoftë se 80% e popullatës është materialisht e varfër, për nga islami 90% dhe ndoshta 95% janë të varfër (pra mospërjetimi i fesë është shkaku i humbjes sonë).

Bota islame duke qenë e pakujdesshme, apo kundështare e fesë, ka mbetur pa shtyllë, duke i shkuar edhe mundi kot. Po qe se i del gjumi, ngadhënjimin e tyre mund ta kthejë përsëri që armiku t`i shërbejë asaj. Sepse armiku i armikut tënd, për ty është mik, ashtu sikur edhe miku i armikut, për ty është armik.

Këto dy rryma për arsye se janë kundërshtarët e njëri-tjetrit, mbajnë qëllime të kundërta; po qe se njëri të thotë “vdis” tjetri të thotë “ngjallu”. Ashtu siç dobia e njërit është tek dëmi, përçarja, rrëzimi, dobësia dhe gjumi ynë; tjetri në dobi të vet dëshiron bashkimin dhe forcën tonë.

Armiqësia e tyre ndaj Lindjes, po e mbyste përparimin e fesë islame, por ishte e përkohshme dhe ashtu duhet të jetë. Bashkimi i muslimanëve dhe përparimi i vëllazërimit, e bën të nevojshme mospajtimin me Perëndimin dhe kjo duhet të jetë e gjithmonshme.

Menjëherë kuvendi duke m’i pranuar ato që thashë, më thanë:

— Sigurisht mos e humbni shpresën, në revolucionet (dhe ndryshimet) e së ardhmes, zëri më i lartë dhe më kumbues, do të jetë zëri i islamit!...

Përsëri njëri më pyeti:

— Fatkeqësitë janë rezultat i krimit dhe paralajmërim i shpërblimit. Pra me cilën vepër merituat që të lejojë Caktimi i All-llahut (xh.sh.) që të vuani gjykimin e tij. Fatkeqësia e përgjithshme del nga gabimet e shumicës. Cila është parapagesa juaj?

U thashë:

Fatkeqësitë që na gjetën, janë rezultat i tre pakujdesive tona që bëmë ndaj tre kushteve të islamit: Të falurit e namazit, agjërimi dhe zekati. Krijuesi ynë nga njëzetekatër orë, na kërkon vetëm një orë, e cila mjafton për pesë kohët e namazit. Por ne duke u bërë dembelë, nuk u falëm. Ndërsa për t’i plotësuar ato na shtyu të ushtrohemi pesë vjet dhe me shumë vështirësi ta falim një lloj namazi, bile njëzetekatër orë në ditë. Ashtu siç na kërkoi për një vit të agjërojmë vetëm një muaj, por neve na u dhimbs shpirti. E All-llahu (xh.sh.) na dënoi të agjërojmë me skamje pesë vjet me uri.

Nga prodhimet e arave na kërkoi 10% ta japim zekat nga malli që na ka dhënë Vetë Ai. Por ne nuk e dhamë duke u bërë kështu dorështrënguar. E Ai na e mori tërësisht.

"12_11032010120416.jpg"

“Dënimi është meritim i punës”.

Përfitimi ynë është që katër milionë, të cilët janë një e pesta e popullsisë, i ngriti në pozitën e shenjtë të evlijallekut, duke u dhënë atyre gradën e ngadhnjimtarit dhe shehidit (dëshmorit). Fatkeqësia e përbashkët që vjen si përfundim i mëkateve të përbashkëta, fshiu edhe mëkatet e kaluara.

Përsëri njëri m’u drejtuar dhe më tha:

— Po në qoftë se ndonjë prej udhëheqësve ju hodhi në këtë fatkeqësi me gabimin e tij?

Iu përgjigja kështu:

— Fatkeqi kërkon shpërblimin. Ose do t’i jipet popullit nga mirësitë e atij udhëheqësi (që këto s’i ekzistojnë), ose do t’i jipen nga thesaret hyjnore. Shpërblime të tilla nga thesaret hyjnore mund t’i plotësojë grada e shehidit (dëshmorit) apo e veteranit (të marrurit pjesë në luftë).

E pashë se kuvendi m’i aprovoi ato që thashë. Më doli gjumi plot emocione. Isha djersitur dhe e gjeta veten të ulur në shtrat. Në këtë mënyrë me kaloi nata.

Shtesë në lidhje me ëndrrën:

Ëndrra m’u ndërpre pa sqaruar çështjen e haxhit. Sepse pakujdesia ndaj haxhit dhe ndaj dobive të tij, meriton jo fatkeqësinë, por hidhërimin dhe pikëllimet. Dënimi i saj ndoshta nuk shërben për të larë mëkatet, por ndoshta ua shton ato. Qëllimi i haxhit që është çështje e lartë e fesë islame, në mënyrë që popujt muslimanë, duke u takuar, t’i bashkojnë mendimet dhe të ndihmohen në bashkëpunimet e tyre. Ja pakujdesia e haxhit bëri që armiqtë t’i bëjmë gati që t`i kthejnë miliona muslimanë që të kundërshtohen mes vete.

Ja India, duke e menduar armik, ka mbytur babanë e vet, e tani është duke e qarë tek koka.

Ja tatarët, Kaukazi, që kanë ndihmuar për të mbytur nënën e vet, i ka rënë ndër mend pasi e ka kryer aktin, e është ulur tek koka dhe po e qan.

Ja arabët gabimisht kanë mbytur vëllain e vet trim dhe nga habia nuk dinë edhe të qajnë.

Ja Afrika duke mos e njohur as vëllain e vet, e ka mbytur atë dhe sot bërtet.

Ja bota islame gabimisht u ka ndihmuar armiqve të vet që ta mbysin birin e vet flamurtar, e tani duke bërtitur po shkul flokët e veta si një nënë.

Me miliona besimtarë muslimanë, në vend që me zell të vrapojnë që ta kryejnë haxhin që është një dobi e kulluar, si dënim i moszbatimit të haxhit, bëjnë udhëtime të gjata nëpër botë, nën flamurin e armikut.

c) Pushtimi i Stambollit dhe libri “Gjashtë hapat”

Me marrëveshjet që u bënë në lidhje me kapitullimin e ushtrive osmane, ashtu siç u okupuan edhe shumë vende islame, edhe Stambolli fillon të përjetojë ditët e pushtimit. Në këtë rast Bediuzzamani ka qenë në Stamboll dhe ka bartë mbi shpatulla barrën më të madhe shpirtërisht dhe materialisht, që edhe në ditët kur rreziku i vdekjes ishte 100% i sigurtë, nuk e braktis qytetin dhe përpiqet që ta kthejë popullin dhe parinë e vendit kundër politikës angleze.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>