Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
E para: Në çdo vend to të thirrësh ezanin me zë.
E dyta: Namazin ta falësh me xhemat.
E treta: Ta mësosh Kur’anin vetë dhe t’ia mësosh atë të tjerëve.
Më pas ma tregoi rrugën dhe kërkova leje dhe u largova.
Për këtë ndodhi Bediuzzamani tregon se: “Të gjithë jetën e kam kaluar nën mbrojtjen shpirtërore të Abdulkadir Gejlaniut dhe shpëtimi nga robëria është si rrjedhim i tij.” Bediuzzamani duke llogaritur vlerën e germave të duasë së Abdulkadir Gejlaniut të bërë 700 vjetë më parë, del vlera numerike 1337, ku sipas hixhrit, në këtë datë Saidi u lirua nga robëria ruse.
“Pa ditur gjuhë dhe duke hasur në shumë vështirësi, arrita të shpëtoj më ndihmën e një mbrojtje të padukshme, duke kaluar nga Varshava dhe Austria, arrita në Stamboll. Tamam ashtu siç përshkruan Gejlaniu në librin ‘Mexhmuatul Ahzap’. Unë për të gjitha gjërat e dëmshme, i mbeshtetesha Allahut (xh.sh.) dhe për pranimin e duasë time, paraqisja si shkak Gejlaniun. D.m.th. Hz. Gavs Gejlaniu, me ndihmën dhe lejen e All-llahut, më ka shpëtuar me duanë e tij.
11- Kthimi nga robëria dhe jeta e Bediuzzamanit në Stamboll
Bediuzzamani duke kaluar nëpër Leningrad, arriti në kufirin me Gjermaninë, aty ushtarët e mbajten pak, pastaj e liruan dhe nëpër Petersburg arriti në Varshavë.
Pasi kaloi edhe nëpër Vjenë, më tren vjen nga Sofje për në Stamboll. Mbërritja e tij në Stamboll lajmërohet edhe nëpërmjet gazetave, të cilat shkruanin:
“Dijetari nga Kurdistani, Bediuzzaman Said Nursiu me nxënësit e tij, që ka marrë pjesë në luftë nëpër frontet e Kaukazit, dhe pasi kanë rënë robër tek rusët, më në fund arritën në qytetin tonë, Stamboll”.
Ardhja e tij në Stamboll e gëzoi shumë popullin, në veçanti njerëzit e dijes. Atë pa e lajmëruar fare e bënë anëtar të një shoqate fetare, që kishte për qëllim bashkimin dhe mbrojtjen e muslimanëve rreth Ligjit Hyjnor, që të mos abuzojnë çështjet e fesë. Në të njëjtën periudhë (më 18 Zafer 1336 hixhri), i dhanë titullin “Mahreç”, titull vetëm për dijetarët e lartë. Duke qenë në këtë shoqatë ka shkruar si më poshtë:
“Emri im Said, njihem si Bediuzzaman, atësia Mirza. Nuk jam i ndonjë familje me famë, medh’hebi im është Shafi, jam nënshtetas Osman. Datëlindja ime është e vitit 1293 hixhri. Kam lindur në fshatin Nurs të krahinës së Isparitës. Mësimet e para i kam marrë nga vëllai im për dy vjet, pastaj kam marrë mësim nga Muhammed Xhelali, në Bejazit të rrethit Erzurum. Rreth 15 vjet studiova shkencat e natyrës dhe ato ekzakte. Kur filloi lufta e kaluar shkova si kryetar regjimenti në qytetin Bitlis dhe rashë rob tek rusët. Pastaj duke u arratisur nga robëria u ktheva në Stamboll. Nga fillimi e këndej jam anëtar i organizatës “Darul-hikmet’ul Islamije”, në Bejazit. Dua t’ju tregoj se e kam humbur diplomën që më ka dhënë dijetari i famshëm Muhammed Xhelal Efendi. Deri tani jam autor i 17 librave të botuara. Në gjuhën arabe kam librin “Isharetul Ixhaz”, lidhur me logjikën. Pastaj vijnë “Talikat”, “Kizil Ixhaz”, “El hutbet-ush-Shamije”. Në gjuhën turke “Nokta”, “Shuaat”, “Sunuhat”, “Munazarat”, “Muhakemat”, “Tuluat”, “Lemaat”, “Rumuz”, “Isharat”, “Hutuvat-i Sitte”, “Iki musibetin sahadetnamesi” dhe “Hakikat çekirdekleri”. Librat e mi janë më shumë për të udhëzuar muslimanët. Ashtu siç flas gjuhën kurde dhe turke, njoh edhe gjuhën arabe dhe perse”.
Për arsye se robëria Said Nursiun e kishte tronditur shumë, kaloi një kohë që nuk po e fillonte detyrën, megjithatë shumë herë ai donte ta braktiste atë, por shokët e tij nuk e lejonin. Kështu ai vendosi që ta vazhdonte. Në këtë periudhë, në Stamboll depërtonin fjalët e anglezëve, të cilët donin ta përdornin shoqatën fetare për interesat e veta, sikurse përdornin grupet e tjera civile, por ata vazhdimisht para tyre gjetën Bediuzzamanin. Sepse ai duke mos vlerësuar vdekjen, qefinin e mbante në qafë. Kështu që edhe shoqata “Darul hikmetul islamije”, qëndroi si hekuri para tyre. Këtë nuk mundën ta ndikojnë fraksionet e huaja.
Veçanërisht ndaj jurispondencave të gabuara luftoi pa frikë. Sa herë që ndonjë rrymë sulmonte fenë, përnjëherë Bediuzzamani botonte shkrime shumë ndikuese.
Në atë kohë shkrimet e Saidit “të ri”, fituan shumë respekt edhe nga vetë Shejhul islam (kryegjykatësi i sheriatit) dhe nëpunësit e tij. Ndërsa në veprat e Risale-i Nurit, vetëm libri në arabisht “Isharetul Ixhaz”, ishte vepra e Saidit “të vjetër”, të tjerat ishin veprat e Saidit “të ri”. Një vepër tjetër e pabotuar me emrin “Talikat” me përmbajtje logjike, ishte një libër superior që ka habitur të gjithë dijetarët e asaj kohe. Ndërsa “Kizil ixhaz” ishte botuar, ku këtë vepër e futi në kompletin, përmbledhjen e Risale-i Nurit, vepër me dobi për ata persona që kanë njohuri të thella teologjike, i shkruar shumë profesionalisht, në temat teologjike.
a) Si u botuan veprat e para
Sipas dëshmive të vetë Bediuzzamanit, tregon se në periudhën që kaloi në Saidin “e ri”, librat që ka shkruar, u botuan tërësisht në Stamboll. Nipi i Bediuzzamanit, Abdurrahmani thonte: “Më bënte përshtypje mosshpenzimi i tepërt dhe kursimi i parave nga xhaxhai im. Kush e pyeste pse harxhon pak para, i përgjigjej: -Unë nuk mund të shpenzoj më shumë se sa kam nevojë, nuk më ka hije të shpenzoj si ata që janë dorëlëshuar. Një ditë më tha shko thirre drejtorin e një shtypshkronje. E thira dhe u morëm vesh për të botuar librat dhe pastaj më tha: -Abdurrahman, silli ato paratë që ti kam dhënë dhe jepja drejtorit. Duke ia dhënë paratë, i tha drejtorit që mbi libra të vihej shënimi: “Këto libra janë falas për popullatën islame”.
I brengosur i thashë: - O xhaxha, ne me vështirësi kursyem pak para, duke menduar që do të rindërtoja shtëpinë tonë që ishte rrëzuar nga lufta! Por a bëhet kështu?! Ti më humbe të gjitha shpresat e mia.
Xhaxhai duke qeshur më tha: “O nipi im, shteti ne na paguante së tepërmi dhe atë tepricë nuk kemi të drejtë ta shpenzojmë. Për këtë arsye kur të duam, tepricën duhet t’ia kthejmë popullit. Po qe se do Zoti, ty mund të të japë shtëpi në çdo cep të vendit.
Ndër të tjera Bediuzzamani thotë: “Në kodrën e Çamllëxha-së, në Stamboll, ishim ulur bashkë me nipin tim, Abdurrahmanin. Këto momente për ne ishin shumë të lumtura, sepse kishim shpëtuar nga robëria dhe isha në një detyrë të lartë, që përputhej me profesionin tim. Nderi dhe respekti që më bëhej ishte shumë më i madh nga se e meritoja. Çdo gjë ishte e mrekullueshme. Me vete kisha edhe nipin tim inteligjent, sakrifikues e të zellshëm, Abdurrahmanin, të cilin e kisha edhe nxënës edhe si djalin tim të shpirtit. Pata fituar famë që nga Halifja, Shejhul Islami dhe kryekomandanti, e deri tek nxënësit e medreseve. Kësaj fame kur t’i shtosh edhe turbullirat e rinisë, më pati hedhur në shtresën e trashë të gjumit të pakujdesisë, sa mendoja se nuk do vdes kurrë. Në këtë kohë ishte muaji i shenjtë i Ramazanit dhe shkova në xhaminë e Bajazitit, me dëshirën që të dëgjoja zërin e sinqertë të hafizave. Aty zëri i mrekullueshëm me ajetin dhe me metodën e lartë hyjnore, Kur’ani famëlartë me zërin e sinqertë të hafizave më la ndikim të thellë në zemrën time, duke ma bërë copa-copa shtresën e trashë të pakujdesisë. Kur dola nga xhamia, me ndikimin e një gjumi të thellë (shpirtëror), që e kisha prej moti, e ndjeva veten sikur jam në një anije në një mjegull e stuhi dhe kështu kam humbur busullën që do të më tregonte rrugën. Dola para pasqyrës dhe pashë flokët e mi të bardhë, që sikur donin të thonin, “kujdes se rinia që shumë e doje dhe kishe besë, po të thotë lamtumirë dhe jeta jote që shumë e do, po të shuhet. Kurse bota ime që kam qenë i dashuruar pas saj, duke më thënë “mirupafshim” po më bënte të ditur se do t’u largoja nga kjo bujtinë. Edhe ajo është bërë gati për të shkuar pa më thënë lamtumirë. Përsëri me ajetin 83 d po më terheq vëmendjen se, i gjithë lloji i njerëzve është si një shpirt i vetëm, ku për t’u ringjallur do të vdesin. Edhe rruzulli tokësor është si një shpirt. Për të hyrë në formën e përjetshme, ai do të vdesë. Dhe jeta e përkohshme është si një shpirt, ku për t’u ringjallë në formën e pavdekshme edhe ajo do të vdesë. Kuptimi i ajetit të mëparshëm, vazhdimisht më sugjeronte të shikoja zemrën time.
Në këtë gjendje hapa sytë dhe pashë se periudha e shijeve që ishte rinia, po më shkonte dhe po vinte pleqëria, mosha e fatkeqësive dhe po më ikte jeta e shndritshme, për t’u zëvendësuar me vdekjen, fytyra e të cilës është e tmerrshme.
Dhe bota, e dashura e shumë njerëzve shumë shpejt po perëndon. Në këtë gjendje të tmerrshme të mashtrosh veten dhe ta futësh në gjumin e rremë të pakujdesisë, nuk është zgjuarsi. Ktheva kokën tek jeta shoqërore që kisha një respekt të jashtazakonshëm dhe aty nuk munda të gjeja dobi, sepse i gjithë nderi dhe respekti, lavdia dhe ndihma e tyre është vetëm deri tek dera e varrit, e aty shuhet. Edhe fama që është qëllimi kryesor i shumë njerëzve, nën perden e saj fshihet maska e ftohtë mashtruese e hipokrizisë. Dhe u binda gjithësisht se gjithë ato gjëra që më kanë mashtruar deri tani në jetën time, nuk janë vetëm se një lajkatim që nuk të sjellë qetësi dhe në brendësi nuk mban fare dritë. Prandaj për t’u zgjuar vrapova përsëri për në xhami, që të marr karikimin e duhur, nga mësimit e larta kur’anore, nga goja e hafizave. Në këtë rast mësimi qiellor më dha këshillë me ajetin dhe me këtë rast mua më mjaftoi ndikimi i Kur’anit dhe nuk kisha nevojë për ndikim tjetër, kështu me dritën e Kur’anit dola në dritë. Unë në çdo shqetësim dhe vështirësi, mundohesha ta gjeja shërimin në brendësinë e dritës kur’anore. Për këtë e falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.), që në brendësi të brengave të mia, arrita ta gjeja shërimin që kërkoja, në dritën hyjnore të Kur’anit. Tani edhe në brendësinë e errësirës, edhe mes gjërave të tmerrshme, e gjej qetësinë e duhur. Së pari i solla sytë tek fytyra e vdekjes që secilin e tremb; dhe me dritën e Kur’anit pashë se megjithëse pëlhura e vdekjes është e zezë e keqe, u binda se nuk është zhdukje, por është zanafilla e jetës së përjetshme, është çlirim nga peshat e rënda të kësaj bote, është një ndërrim banese dhe është një transformim tek miqtë e dashur që kanë ikur më parë. Në këtë mënyrë e pashë fytyrën e vdekjes plot me të vërteta të bukura. Kështu tek ajo duhet të shkojmë jo duke u trembur, por me zell të madh. Kështu e kuptova sekretin e njerëzve të devotshëm, që mundohen të mbajnë kontak me vdekjen. Pastaj e solla mendjen tek kohërat e rinisë, ndarja prej saj bëhet me vajtim dhe duke menduar për ditët që i kam kaluar në pakujdesi, e pashë fytyrën e rinisë plot me robër që konsiderohen si idhuj të kësaj bote dhe m’u duk e shëmtuar, e dehur dhe sikur të mos ia kisha ditur rëndësinë për disa vjet, do të më kishte bërë pijanec, dhe në vend që të qeshja edhe sikur të kisha jetuar njëqind vjet në këtë botë përsëri mua do të më bënte të qaj.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>