Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
U thashë atyre: “Ligësitë dhe mohimet e tyre janë krimet e veta dhe ushtria nuk ka faj e ushtarët nuk përgjigjen për ta. Mos harroni se ushtria Osmane ndoshta ka një qind mijë evlija të shenjtë, prandaj unë nuk bashkohem me mendimet e juaja.” Kështu ikën dhe fatkeqësisht ngritën krye kundër ushtrisë Osmane. Pas pak kohe filloi lufta e Parë Botërore dhe pastaj u bashkuan në xhihad (luftën e shenjtë). Një qind mijë ushtarë ranë shehid (dëshmorë) duke u lartësuar në gradat e larta dhe me gjakun e tyre nënshkruan dhe vërtetuan mendimin tim.
10) Bediuzzamani në Luftën e Parë Botërore
a) Fushata e tij në frontin lindor
Në nëntor 1914, kur filloi Lufta e Parë Botërore në kufijt lindorë, rusët sulmuan tokat osmane. Bediuzzamani në Luftën e Parë Botërore mori pjesë si vaiz (ligjërues) në krahinën e Vanit, në forcën e tretë ushtarake të Erzurumit. Nga dita e parë e luftës, kryekomandanti Enver Pashai , Bediuzzamanit i dha detyrën e organizimit të forcave policore. Bediuzzamani qëndroi në këtë detyrë deri në fund të luftës. Në luftën e mbrojtjes së Sarikamishit dhe të Bitlisit, që zgjati dy vjet, Nursiu tregoi aftësi të jashtëzakonshme, të cilat u vlerësuan edhe nga vetë prefekti i Vanit, Tahsin beu, i cili i dha një medalje në dokumentin e së cilës thuhej: “Shërbimet e kryera nga divizioni i Vanit, janë rezultati i përpjekjeve materiale dhe shpirtërore të Said Nursiut”.
Gjatë kësaj lufte me ndihmën e nxënësit të tij, Molla Habibit ka shkruar veprën e tij të famshme “Shenjat e mrekullive të Kur’anit”. Molla Habibi shkruante atë çfarë i diktonte Saidi , duke u shkruar në këtë mënyrë pjesa më e rëndësishme e këtij libri.
Bediuzzamani qëndresën luftarake rreth qytetit Erzurum e shpjegon kështu: “Në Luftën e Parë Botërore, në frontin Pasinler me një nxënësin tim Molla Habib vendosem që të luftojmë në radhën e parë derisa të binim shehidë. Një herë në minutë, apo në dy minuta gjylet e topave të rusëve hidheshin mbi ne. Tre të tilla ranë disa metra pas nesh. Rusët megjithëse nuk i shihnin ushtarët tanë, përsëri u kthyen pas. Unë me qëllim që të provoja molla Habibin, i thashë: “O Molla Habib! Çka thua? “Unë nuk dua të fshihem nga gjylet e këtyrë të pafeve”, m’u përgjigj duke thënë se nuk do të tërhiqet, por do të më ndiqte. Gjylja e dytë ra afër nesh, por u përballuam me mbrojtjen e All-llahut (xh.sh.).
I thashë molla Habibit se, “nuk është e mundur të na vrasë gjylja e armikut, e nuk poshtërohemi duke u kthyer pas”.
Për Bediuzamanin na kumton një shok i tij që ka qenë gjatë luftës kryetar i forcave milicore: “Bediuzzamanin e pashë në gushtin e vitit 1915 mbi një kalë të bardhë. Ai duke vrapuar sa andej këndej, i jepte ushtrisë kurajë dhe forcë shpirtërore. Ai atë kohë ishte komandant i forcave milicore, me çallmën në kokë dhe paleta në krahë, vraponte me kalë që t’i nxiste trimëri vullnetarëve. Ai ka qenë miku i Enver pashait dhe Enver pashai ia pati dhënë organizimin e forcave milicore, numri i të cilëve nganjëherë arrinte në 4-5 mijë persona.
Kjo forcë nuk u furnizonte nga forcat ushtarake, nevojat që kishin i plotësonin vetë dhe vazhdimisht luftonin para ushtarëve. Ata njiheshin me titullin “Forcat me qeleshe”. Rusët kur i shihnin qeleshet nuk dinin ku të iknin. Në atë kohë ne nuk kishim armë të mira, kurse ata mund të godisnin armikun e tyre edhe duke vrapuar me kalë. Mbi vete mbanin një pelerinë të bardhë dhe kur binte borë ata nuk dalloheshin, duke liruar frerin e kalit nga pak vërsuleshin shumë shpejt ndaj armiqve si shenjestarë të mprehtë dhe asnjëherë nuk i harxhonin plumbat kot.
Bediuzzamani trimërinë e nxënsve e tregon kështu: “Nxënësit e Saidit “të vjetër” kanë qenë shumë të bindur dhe të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre sikur t’iu kërkohej.”
Në kohën e luftës nganjëherë armenët vrisnin fëmijët e muslimanëve. Në krahinën që ishte Bediuzzamani kishin rënë në robëri me mijëra fëmijë armenë, por ai i urdhëroi ushtarët që të mos preknin as edhe një fëmijë. Pastaj ai i liroi ata të shkojnë tek familjet e tyre. Ky veprim i Bediuzzamanit u bë një mësim i mirë për armenët. Në këtë mënyrë edhe armenët e braktisën vrasjen e fëmijëve, duke thënë se: “Meqenëse Saidi nuk i vrau fëmijët tanë, por përkundrazi i liroi, duke na i dorëzuar neve, tani as ne nuk do t’i vrasim fëmijët e tyre”. Kështu muslimanët përfituan me taktikën e Bediuzzamanit. Në këtë luftë vullnetare ai gjithmonë është gjendur në krye të frontit. Një herë mendoi kështu: “Kjo është një gjendje e bukur, sepse kam mundësi të bie shehid. Po Zoti na ruajtë, po sikur kjo gjendja ime të ma prishë sinqeritetin tim, duke pasur mundësi që të konsiderohet edhe mendjemadhësi. Atëherë si i bëhet halli?”
Duke menduar kështu, u kthye tek shokët. Për këtë temë ai vetë shpjegon: “Në okupimim e qytetit të Bitlisit duke luftuar tre gjyle të topave rusë më godasin nga afër. Njëra duke kaluar mes këmbëve më grisi pantallonat, por edhe në këtë gjendje përsëri nuk u dëshpërova aq sa të tërhiqesha në mbrojtje. Komandanti ishte i trishtuar nga gjendja ime dhe më tha:
— Aman Said tërhiqu në mbrojtje.
Unë i thashë se nuk mund të më vrasin gjylet e armikut dhe unë ata nuk i vlerësoj fare.
Këtu shihet qartë sakrifica e jetës në moshën e rinisë nga ana e Bediuzzamanit.
Bediuzzamani me Xhevdet pashain duke formuar regjimentin e policisë patën shumë sukses në luftë me armenët. Pas 3-4 muajsh që u deformua forca e policisë, përsëri duke e ndjerë rrezikun, erdhi në Bitlis dhe në mes të dimrit formoi përsëri regjimentin e policisë. Në ato ditë që e formoi këtë forcë, mori lajmin se kishte rënë qyteti Mush. Momentalisht me 400 kalorës sulmuan rusët, por nga frika e armenëve, me gra e me fëmijë, në mes të dimrit dolën në mal. Në këtë rast Bediuzzamani forcës ushtarake u garantoi shumë armë dhe rusët i rrethuan në tre anë, në grykën e Bitlisit. Një javë rresht u bë një luftë e fortë dhe më në fund rusët ikën për në Tatvan. Në këtë luftë Bediuzzamanin e goditën tre plumba. Njëri prej plumbave i ra në thikën e brezit, tjetri në kutinë e duhanit dhe i treti në krahun e djathtë. Gjatë sulmit të dytë të rusëve, Bediuzzamani humbi shumë nga nxënësit e tij, mes tyre edhe nipin e vet, të cilët ranë shehidë.
b) Dëshmitë e disa prej nxënësve të tij
Në kohën e luftës gjatë mbrojtës së Bitlisit ka qenë edhe Molla Munevveri, që dëshmon për robërimin e Said Nursiut.
“Kur shumica e shokëve tanë ranë shehidë (dëshmorë) dhe ne mbetëm shumë pak, mësuesi ynë Said Nursiu duke kërcyer nga një mur i lartë, aksidentalisht thyen këmbën. Edhe pse mësuesin tonë e pushtuan gjithë ato dhimbje të tmershme, ai nuk u ankua as edhe një herë. Ne mbetëm 36 orë nën një strehë, ku para nesh dukeshin rojet ruse. Një herë ai tha që t’i thërrasim ata këtu e pastaj t’i sulmojmë, por për arsye që të mos na gjente ndonjë e keqe ne nxënësve të tij, ai u tërhoq. Vendi ku ishim ishte i keq, aq sa u dëgjonin edhe zhurmat e këmbëvë të armiqve. Mësuesi ynë i tha Abdurrahimit, shokut tonë: “Ti je i shkathët shko dhe dorëzohu rusëve, vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga armenët.” Dhe kështu u bë, erdhën rusët dhe na dërguan tek komandanti i tyre. Bediuzzamani duke treguar për netët e robërisë që kishte kaluar, thotë:
“Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1917, gjendja më e vështirë e imja, ka qenë kur rusët më grisën fletët e librit tim “Shenjat e mrekullive të Kur’anit”, që e shkruajta duke luftuar. Duke pasur në trup katër plumba dhe këmbën e thyer të zhytur në ujë dhe baltë, 34 orë pritëm çastin e vdekjes, në një gjendje të keqe e të rrethuar nga armiqtë”.
Bediuzzamani duke qenë edhe në këtë gjendje, i jepte këshilla nxënësve të tij vullnetarë sakrifikues. “O shokë, o vëllezër! Mos rrini me mua këtu, unë juve po jua bëj hallall hakun tim. Mundohuni të shpëtoni vetën tuaj. Por nxënësit: “Nuk është e mundur të ikim dhe të të lëmë ty kështu në këtë gjendje, për ne ajo nuk është humbje në qoftë se biem shehidë duke të të shërbyer ty, sepse kjo është një gradë që ne po e kërkojmë.”
Pastaj rusët i morën robë dhe duke kaluar nëpër Van, Xhelfa, Tiflis dhe Kilogrif, i internuan në Kosturmë. Rusët duke ditur autoritetin e Bediuzzamanit që kishte në Anadoll, para se ta internojnë në Kosturmë e çuan ne kufi, mes kryetarëve të kurdëve që ishin simpatizantë të rusëve, të cilët mundoheshin ta ndikojnë duke e mashtruar për interesin e tyre. Bediuzzamani e refuzoi në mënyrë katagorike këtë propozim. Edhe lajkatimet e disa agallarëve që thonin se: “Ne të lirojmë ty në qoftë se na ndihmon në mendimet tona si bashkëpunëtorë me rusët (kundra turqve)”; Bediuzzamani i refuzoi këto propozime me këto fjalë: “Unë nuk mund të punoj kundra muslimanëve turqë dhe ta dini se në këtë mënyrë unë jam gati të parapëlqej robërinë”.
Mendimi dhe lufta më e madhe e Bediuzzamanit ishte lufta ndaj injorancës dhe mosdijes. Kur kishte nevojë e kapte pushkën që të luftojë me armiqtë. Edhe duke luftuar nuk e braktiste nga dora lapsin që ajo është arma më e madhe, për të luftuar mosdijen. Për këto fjalë ne parashtrojmë si dëshmi librin “Isharetul ixhaz” (Shenjat e mrekullive), që është shkruar nëpër luftra dhe fronte, ku së pari është botuar në Stamboll në vitin 1918 nga një shoqatë, pastaj ka bërë disa ribotime të tjera, duke u përkthyer edhe në turqisht. Është botuar në Bejrut në 1974 dhe në Irak me 1974. Tani vitet e fundit që është futur si lëndë mësimi në Universitetin e Ez’herit, Kajro.
Shteti Osman është interesuar hollësisht me jetën e robërisë së Bediuzzamanit, sepse ai i jepte lajme Enver Pashait për strategjinë luftarake ruse, duke thënë se rusët janë duke u zier përbrenda dhe se është gati revolucioni bolshevik. Dokumenti më i përshtatshëm që tregon për mosshkëputjen e kontaktit ndërmjet Bediuzzamanit dhe shtetit Osman, është dokumenti i mëposhtëm:
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>