Lufta shpirtërore e Bediuzzamanit

Ashtu si mendimet po ashtu edhe jeta e Bediuzzamanit është një përgjigje e rëndësishme për botën e sotme moderne. Ai me një analizë të mprehtë ka mundur të bëjë suksese që ligjet e fesë islame, t’i hedhë nga teoria në praktikën që i përgjigjet nevojave të sotme. Njerëzit e qytetërimit të sotëm, siç kanë nevojë për mendimet e tij të rrjedhura nga Kur’ani, po ashtu kanë nevojë edhe të marrin mësim nga jeta e tij. Kush dëshiron të shohë një person që teorinë e jetës së vet ka mundur ta hedhë në praktikë, le të afrohemi më afër që të hulumtojmë këtë njeri të madh. Dr. Aries  duke tërhequr vëmendjet tona, të kohës së sotme moderne, thotë se për të shpëtuar nga problemet e pa zgjidhura të kohës, jo vetëm të lexoni librat e Bediuzzaman Said Nursiut, por duhet të hulumtoni edhe jetën e tij të përjetuar në vitet 1920-1930, si më e vështira nga ana sociologjike. Sepse në atë kohë është zbatuar një politikë e tillë që të gjithë rruzullin, e bëri si një popull apo shtet të vetëm. Said Nursiu ndaj kësaj lëvizjeje të së ardhmes, u dha përgjigje të pathyeshme me anë të frymëzimit të marrë nga Kur’ani Famëlartë. Kjo ishte përgjigje e principit të “Lëvizjes pozitive”. Pra kjo është një thirrje ndaj të gjithë njerëzve që janë me fe të ndryshme dhe të lakuar nga e drejta, nga dituria, logjika dhe bindja ndaj të vërtetave.

Edhe mizorët më të mëdhenj kanë nevojë për drejtësinë dhe të vërtetën. Mos të harrojmë se mendja dhe zemra gjithmonë janë nga e drejta, po qe se e drejta mund të paraqitet pa interes, pa tradhti, e pranueshme dhe e mjaftueshme, pa sakrifikuar nga nderi, pa u trembur dhe pa e hidhëruar jetën, atëhere logjika secilin e detyron që ta pranojë atë.

Si u bëhet ballë armiqve dhe cilat janë mendimet e Bediuzzamanit

“Nursi hidhërimet e popullit musliman, i ka ndierë në thellësinë e zemrës. Pa e penguar vendi dhe koha, mesazhi i pakufishëm i Kur’anit e ka ftuar që përsëri të ngjallë dashamirësinë, paqen dhe bashkëjetesën mes muslimanëve. Nursiu me anë të frymëzimit kur’anor, ka zotëruar një besim të pashoq, e kështu problemet që ekzistonin i ka zgjidhur me sukses, sepse besimi i tij i ka dhënë një dituri të pastër e të pashembullt dhe një logjikë të paarritshme, që me logjikën e tij të mprehtë, ka mundur të dalë nga të gjitha sprovat si jo më mirë. Ai ka qenë kundër sistemit “Ittihad ve terakki” (Bashkim dhe përparim=reformistët), kundër mendimeve sekulariste, si dhe kundër mendimeve bajate të okupatorëve, siç ishin orientalistët e asaj kohe. Nuk ka dyshim se ngjarjet negative ndaj muslimanëve në zemrën e Nursiut kanë hapur plagë të thella, prandaj për t’u rikthyer nderi i tyre dhe që të ringjallet vëllazërimi i muslimanëve, ai u përpoq shumë, që gjithashtu edhe mesazhi i botëkuptimit të islamit, t’i shndrisë muslimanët, bile jo vetëm muslimanët, por ajo dritë të përhapet edhe nëpër vendet e tjera, që më parë kanë qenë në errësirën e mosbesimit. Ne kuptuam nga Nursiu se ndikimi negativ më së shumti sjell sulmin e armiqve ndaj muslimanëve. Ai ndaj kundërshtarëve të muslimanëve nuk është dobësuar dhe shpresën nuk e ka humbur kurrë. Ai me bindje të plotë ka dhënë sihariqe me zë të lartë, duke thënë se: “Brenda revolucioneve dhe reformave të ardhshme, zëri më i lartë do të jetë zëri i Islamit dhe i Kur’anit”. Pra në të ardhmen me siguri njerëzimi përsëri do ta kuptojë mesazhin e Kur’anit dhe do ta përqafojë atë.

Bediuzzaman Said Nursiu ka përdorur të gjitha llojet e xhihadit (fizikisht dhe shpirtërisht ndaj devijimit dhe kundërshtimit). Ai ashtu siç armiqve iu është përballur me armë, po ashtu edhe kundra veseve të mëkatshme, u ka kundërshtuar me shkrim e me fjalë dhe dyshimet e paraqitura nga mosbesimtarët dhe hipokritët ka ditur t’i shmangë. Ai ka thënë: “Arma përdoret vetëm ndaj armiqve të jashtëm, grindjet e brendshme i pëlqejnë dhe janë shanse të armiqve të fesë islame”. Sot armiqtë përballohen vetëm me shërbime shpirtërore, të cilat shndrisin mendjen e shpirtin dhe pastrojnë zemrat. Kjo përpjekje pozitive e Nursiut, pikësynimin e ka ndaj përmirësimit të rrëzimeve shpirtërore. Në këtë pikë, në vend të armëve do të flasë lapsi, dituria, logjika dhe sinqeriteti. Në ditët e sotme ka shumë dallim nga lufta e brendshme tek lufta e jashtme. Nursiu në mënyrën më të bukur, me këto fjalë na shndrit temën se si i bëhet ballë armiqve.

Prof. Dr. Vehbe Zuhajl

?

Nursiu ka pasur suksese të tilla saqë brenda secilit njeri, do të gjendet një shqisë që t‘i bëhet mik atij. Ai ka risjellë të zotërojnë përsëri vlerat themelore të humbura. Me këto përpjekje dhe në saje të një shkencë të veçantë kur’anore të paarritshme, lexuesit e Nurit i ka shndërruar në një karvan frytdhënës të pashembullt.

Imam Nursiu në Turqi ka zbuluar një shkencë shprehjeje të Kur’anit, ku deri tani ajo shkencë e besimit të njësimit të Zotit (xh.sh.) vetëm nëpër disa dijetarë ka qenë si transmetim, e në këtë mënyrë mendimi i dijetarëve ka qenë në këtë drejtim, se ky besim pranohet vetëm me mend. Kështu është zhveshur nga komentimi dhe logjika e lapsi paralizohet. Por Said Nursiu jo vetëm që ka zbuluar një shkencë të paarritshme, por në përjetimin e praktikës ka mundur të japë mësimin e duhur se këto janë gjëra jetësore.

Këto vepra të besimit janë modele të nevojshme, meqë ato së pari i ka përjetuar vetë autori. Sigurisht që nga ky besim merr pjesë mendja, fillon të lëvizë zemra dhe shpirti... Me një shprehje tjetër arsimtarët për arsye se janë ndikuar nga epoka e filozofisë së thatë, në edukatën e jetës shoqërore nuk kanë mundur të bëjnë sukses. Në shekullin e fundit të zhveshur nga besimi ndaj All-llahut (xh.sh.), muslimanët nuk kanë mundur të shpëtojnë nga imoraliteti, e në këtë mënyrë nga moszbatimi i urdhërave të detyruara, kanë pasuar vagobondazhi dhe fatkeqësitë. Me pak fjalë Nursiu, sëmundjes së popujve muslimanë, me një ekspertizë të fortë ia ka vendosur diagnozën se nga rrjedh kjo sëmundje e rrezikshme dhe më pas plagët e muslimanëve i ka mjekuar me ilaçe të efektshme që burojnë nga Kur’ani Famëlartë. Në këtë mënyrë formoi një besim ndaj njësimit të All-llahut (xh.sh.) me sinqeritet, duke lëvizur në rrugë të drejtë, me sakrificë dhe plot moral, duke plotësuar një nevojë të rëndësishme me mjete të mira të jetesës.

Prof. Dr. Muhsin Abdulhamit

?

Në historinë e fesë islame shumë pak janë ato që jeta e tyre i ka shkuar për hirën e Zotit (xh.sh.) dhe në dobinë e njerëzimit. Njeriu duke lexuar jetën e njerëzve të mëdhenj, aftësitë e tij përsosen. Këto persona të përsosur janë mbi të gjithë, mbi bashkësitë, grupet apo vendi. Tani edhe vetë do të dëshmoni se mendimet dhe jeta e mësuesit Bediuzzaman, është në këtë radhë. Kush ka mundur të njohë ndonjë pjesë së jetës së tij duke mbetur i habitur thotë këto fjalë: Është e padyshimtë se i përtërituri Bediuzzaman është përmirësuesi i popullit dhe jeta e tij e pashembullt ka kaluar në shërbim të fesë islame. Kush e lexon me kujdes jetën e tij do të bindet se në këtë shekull plot me stuhi, vetëm atë do ta gjeni në këmbë të palëkundur fare. Ai është bërë një llambë ndriçuese, në atë kohë ku të gjitha anët i kishte mbuluar errësira, kur Turqinë kanë dashur ta shkëpusin nga feja, ku në të kaluarën ai popull shpërndau fenë islame në tre kontinente. Trimëria e tij është shfaqur aty kur mizorëve u është përgjigjur me fjalë të ashpra plot sinqeritet. Në këtë mënyrë është formuar ky rreth i dashamirësve të pashkëpuetshëm. Kjo gjendje e Bediuzzamanit na përkujton fjalët e dijetarëve të devotshëm, ato fjalë që për udhëzuesit e rrugës së drejtë kanë qenë një dritë, por për mizorët një zjarr.

Dr. Ahmed Halid Shukru

?

Vetëm Risale-i Nur njerëzve mund t’i vendosë nëpër zemra dhe ndërgjegje, këshilla që mund të jenë ndikuese nëpër të gjitha nivelet e arsimit. Kështu që në këto kohëra, këto vepra individët e shoqërisë mund t’i bëjë nga një organ i dobishëm. Risale-i Nur njerëzit duke i bërë dëgjues të All-llahut, i sjellë të meritojnë xhennetin. Medresetë e së kaluarës i ka shndërruar në botëkuptimin e sotëm në një mënyrë të përsosur, duke i pajtuar me dituritë e shkencës, ku së bashku dhe pa i dalluar, ia ka paraqitur popullit dhe ka formuar një sistem arsimor të tillë ku me modele të ndryshme ka habitur edhe ekspertët e pedogogjisë dhe për studentët të cilët kërkonin një rrugëdalje në arsim. Ai arsimin shpirtëror e ka bashkuar me atë të shkencave. Nursiu drejtpërsëdrejti pasqyron modelin e shekullit të lumtur të “darul-erkamit” të personave të famshëm të “as’habi suffa”-s. Metoda e Risale-i Nurit mban një vlerë të veçantë për edukatën e rinisë me arsim kur’anor, mangësi kjo e cila është në shesh kudo. Risale-i Nur më shumë i jep rëndësi cilësisë sesa sasisë. Arsimimi themelor i Bediuzzamanit grumbullohet në një gjë të rëndësishme, ku individët i përballë me All-llahun (xh.sh.), duke i treguar rrugën e lumturisë së kësaj jete dhe të tjetrës, ua garanton bashkim-vëllazërimin mes muslimanëve dhe me dashamirësi i shtyn të përqafojnë njëri-tjetrin.

Prof. Dr. Adem Tatli

?

I Përtërituri dhe përtëritjet

Një nga shkaqet e dukshme që shkaktoi pushtimin e muslimanëve ishte largimi i dijes dhe i shkencës në duart e evropianëve. Këtë armë që e zotëroi mendimi perëndimor, më shumë se anën materiale, ka luftuar anën shpirtërore, duke u munduar kështu të zhdukin besimin. Në fillim të shekullit, stuhia që fryu nga Evropa, ishte rikthyer drejt muslimanëve. Si dëshmi e realitetit të këtyre farërave të egra, fatkeqësisht paraqitej materia dhe shkenca, kurse shumica e intelektualëve tonë në frutat e egra nuk parashikonin rezultate të tilla që mund të prodhojnë mosbesimin, ndërsa shumë dijetarë përballë kësaj stuhie mbeten të habitur dhe disa tjerë ikën në lumin e kësaj. Por Imam Nursiu gjithmonë mbeti në këmbë edhe në çështjen që deshtën ta heshtin atë. Ai “Bi-nefsi-silah„ (me armën e tyre) ia argumentoi gabimet me materien dhe me shkencat. Ai vetë pohon: “I kam luftuar materialistët dhe kam gjetur ujin jetësor në vendin ku janë ngulçitur materialistët, nga farërat kam arritur në realitetin e njoftimit të dritës së Zotit (xh.sh.)”

Prof. Dr. Faruk Hammade

?

Imam Nursiu ka qenë ballë për ballë me të gjithë anët e përtëritjeve. Profesor Leaman duke i radhitur kushtet e përtëritjes në fe, e vlerëson Bediuzzamanin me këto fjalë: “Përtëritja e fesë përmban disa hapa. E para feja përballon alternativa të tilla që asnjë sistem s’mund ta përballojë, dëshmi kjo që e vërteton ekzistenca e fesë si udhërrëfyes shpirtëror i ndjekësve të saj. Një hap tjetër, është argumenti se akuzat e armiqve të fesë nuk kanë arritur kurrë t’i sjellin ndonjë mangësi asaj. Hapi i fundit është dëshmia e Bediuzzanit se feja është një tërësi që i përgjigjet nevojave të popullit në çdo aspekt. Nuk ka dyshim se mjeshtria e metodës së rigjallërimit të fesë, i përket vetëm Said Nursiut. Ai ka mundur të shpreh realitetin e mendjes duke i bashkangjitur ndjenjën e shqisave. Risale-i Nur me një ekuilibër të fortë brenda mundësive ka sqaruar anët e fesë. Islami diturinë e paarritshme të All-llahut (xh.sh.) e ka drejtëpeshuar në një formë të paparamendueshme. Është shumë e rëndësishme ta kuptosh realitetin e saj, sepse në qoftë se dikush të gjitha vlerat e fesë i paraqet me një stil të lartë që vetëm profesorët e kuptojnë, atëherë ajo zhvlerësohet, por nëse dikush akoma më lart shumicën e diturive të fesë i braktis, duke thënë se ato janë dituri hyjnore, atëherë çfarë bëjmë vetëm me atë pakicë. E përsosmja e veprës është ajo që principet e fesë i paraqet në një format të tillë, që kur e formulon në një formë të atillë, bind shumicën e njerëzve dhe vetëm në këtë mënyrë udhëzuese mund të kryhet detyra e duhur. Është e padyshimtë se Nursiu e ka bërë udhërrëfimin në formën më të bukur. Said Nursiu me Risale-i Nurin, iu është bërë muslimanëve një prijës i gjallë, duke e parashtruar islamin me një gojëtari të paarritshme dhe gjithashtu në një formë më të re, u ka dhënë muslimanëve shpirtin e duhur dhe për këtë arsye ai ka arritur tek parapëlqimi universal i udhërëfimit të traditshëm.

Prof. Dr. Oliver Leaman

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>