Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Tani unë jam një individ i kësaj bashkësie dhe do t’u ndihmoj që të dal në shesh. Përndryshe nuk jam i atyre fraksioneve dhe partive që janë shkak i përçarjes. Unë e përkrahi mendimin e Sulltan Selimit që thotë:
Më shqetëson mendimi i përçarjes dhe i ndarjes,
Ajo brengë është që më dëmton edhe në varr,
Duke qenë bashkimi shkak për të ndalur sulmin e armiqve,
Po nuk u bashkua populli, në zemrën time ajo është një barrë...
Pra detyra ime e parë është që ta mbroj nga abuzimet e disa personave që duan t’i kundërshtojnë me ankthe të panevojshme. Unë përpiqem të shpalli se ajo është mall i secilit.
E dyta, duke paraqitur bukuritë e besimit tek një Zot dhe duke u marrë me pengimin e përçarjeve të fraksioneve që mundohen të hapin plagë të reja, koha nuk më lejoi dhe erdhi vërshimi e më rrëzoi edhe mua. Në këtë mënyrë e humbi vlerën edhe fjala ime ku thoja: “Po qe se gjej një flakë, vrapoj ta shuaj edhe unë një pjesë të saj”. Por fatkeqësisht në të m’u “dogjën” rrobat e hoxhallekut, për arsye se s’munda t`i dal zot. Gjithashtu m’u hoq edhe pozita e rremë, kurse rrëzimi i saj më gëzoi shumë. Unë mëgjithëse jam një njeri i thjeshtë, hyra nën këtë peshë të rëndësishme, që të zgjoj edhe deputetët e kuvendit. Kurse ju këtë po ma konsideroni krim!...”
Përveç këtyre Bediuzzamani u paraqet edhe artikujt e botuara nëpër gazeta, që mundohet t’i bindë ushtarët e kryengritjes, duke u bërë ndikues që të ndërpritet kryengritja pa marrë hov më të madh.
“Një ditë të premte së bashku me disa dijetarë, shkova në mbikqyrjen e burgut “Harbiye”, ku u munduam që me disa fjalime të qetësonim tetë batalione ushtrie. Tani po ju paraqes një pjesë të fjalimit, të cilin ju e quani krim:
“O ushtarë besimtarë! Bashkësia e tridhjetë milionëve, Perandoria Osmane, namusi, nderi, lumturia dhe flamuri i përbashkët i muslimanëve varet mbi bindjen tuaj. Oficerët tuaj nëse bëjnë ndonjë mëkat dëmtojnë vetveten. Ju me mosbindjen tuaj po shqetësoni treqind milionë muslimanë. Sepse me këtë gjendje hidhni në rrezik vëllazërimin e muslimanëve. Mos harroni se ushtria i përngjan një fabrike të rregullt. Po qe se ndalet vetëm një rrotë, tërë fabrika ngatërrohet. Në këtë mënyrë përsëri mos harroni se ushtria nuk duhet të merret kurrë me politikë.
Ju kërkoni sheriat vetëm me fjalë. Por a e dini se me gjendjen tuaj që jeni duke kundërshtuar, po e njollosni sheriatin. Sepse me peshoret e sheriatit, të Kur’anit, hadithit të Pejgamberit a.s, logjikës dhe me prova, është konstatuar se: Kryetari kur është fetar dhe përkrah drejtësinë, bindja ndaj tij është farz. Kryetari dhe mësuesit tuaj janë oficerët, për gabimet e vogla të oficerëve mos e prishni bindjen, sepse kundërshtimi juaj ndaj Osmanllinjve dhe ndaj të gjithë muslimanëve është zullum. Mosbindja juaj nuk përmban vetëm zullum personal, por ajo është një dhunë ndaj miliona njerëzve. E dini mirë se me diturinë tuaj trimërore ju jeni duke valvitur flamurin e njësisë së All-llahut (xh.sh.). Baza e asaj fuqie është bindja dhe rregulli. Sepse një mijë ushtarë të rregullt dhe të bindshëm i luftojnë njëqindmijë të parregullt. Megjithëse përsëritja është e panevojshme: Përsëri duhet të them se një qind vjet e këtej është derdhur gjaku i 30 milionëve. Rrofshi ju që revulucionin e bëtë pa gjak.
Edhe këtë po ua them se, po të humbni një oficer të aftë, ta dini se keni humbur forcën tuaj shpirtërore.
Sepse sot gjykimin e ka në dorë fuqia e besimit, mendjes dhe e shkencave fizike. Nganjëherë një mendjendritur vlen sa njëqind të tjerë. Armiqtë e jashtëm përpiqen që të na zhdukin në këtë pikë. Pra nuk të mjafton vetëm ajo trimëri që e ke në krijimin tënd. Ndërsa me studime duhet ta edukosh atë!..
Shkurt po ju kumtoj lajmin e Pejgamberit që bindjen e keni farz, pra mos kundërshtoni oficerët!
Rrofshin ushtarët! Rroftë demokracia që pason drejtësinë e fesë islame!..”
Bediuzzamani akoma pa u përgjigjur pyetjeve të gjyqit, paraqiti edhe veprime të tjera që ia konsideronin krim. Kështu me anë të artikujve të gazetave, i radhon këshillat ndaj Sulltan Abdulhamidit në këtë mënyrë:
“Pasurinë që të ka dhuruar populli, ktheja prapë duke ndërtuar shkolla që në të, të jipen mësime të shkencave fizike me ato të fesë, që të kurojnë sëmundjen e kokave të tyre të padije dhe beso se ky popull, duke të nderuar, të respekton pa masë, për arsye se ata nuk kanë dyshim në qeverisjen tënde të pashoqe. O Sulltan Abdulhamit! Pas kësaj periudhe duhet të mendosh më tepër për jetën e pastajme. Ti duhet ta lësh dashamirësinë ndaj kësaj bote, përderisa nuk të ka refuzuar bota ty! Zekatin tënd të jetës, shpenzoje për jetën e dytë.”
O ju pashallarë dhe oficerë!
Kërkoj dënimin e krimeve dhe përgjigjen e pyetjeve.
Feja islame është humanizmi më i madh, drejtësia e fesë islame është qytetërim i paarritshëm. Qytetërimi islam nuk ngelet mbrapa kurrë as nga Platoni.
Pyetja e parë: Çfarë dënimi meriton populli i thjeshtë që mashtrohet pas gazetave të rreme?
Pyetja e dytë: Çfarë dënimi meriton një njeri që sulmon dikë që hyn nën petkun e një hajduti, apo demokracinë po të marrë formën despotike?
Pyetja e tretë: A mos vallë vetëm një person bëhet despot? A s’mund të jetë edhe shumica? Mendimi im është që, forca duhet të jetë e ligjit, përndryshe despotizmi shumëfishohet dhe vandalizmi ashpërsohet.
Pyetja e katërt: A është më e dëmshme të ekzekutosh një të pafajshëm, apo të falësh dhjetë gjaksorë?
Pyetja e pestë: Ndëshkimet materiale nuk mund të fitojnë mbi idealistët dhe mendimtarët. Kjo a nuk sjell më tepër ndarje dhe përçarje.
Pyetja e gjashtë: Si mund të garantohet ndryshe, qetësia e shoqërisë dhe e qeverisë përveç se udhëheqja e popullit pa bërë dallime?
Pyetja e shtatë: A nuk prishet drejtësia atëhere kur ligji zbatohet vëtëm në disa njerëz dhe a nuk është kjo një padrejtësi që të përkrahësh një grup dhe ndaj tjetrit të bësh zullum? Ata po burgosen duke qenë 80% e tyre të pafajshëm dhe pafajësia e tyre del në shesh vetëm pasi lirohen nga burgu. Vallë kjo gjendje a nuk është një mëri dhe një lloj hakmarrje ndaj popullit? Për këtë nuk ka faj gjyqi ushtarak, por spiunët që ua kanë kumtuar.
Pyetja e tetë: Kur një grup posedon një veçori që se ka merituar dhe vazhdimisht luan me ndjenjat e popullit që ta nxisë të kundërshtojnë demokracinë dhe kur këtë gjendje despotike e paraqet në emër të demokracisë, vallë kush e ka fajin këtu?
Pyetja e nëntë: Po qe se kopshtari e hap derën e kopshtit që ta shfrytëzojnë edhe të tjerët, kush përgjigjet për dëmin e bërë?
Pyetja e dhjetë: Në qoftë se një herë jepet liria e fjalës dhe e mendimit, pastaj pengohet, vallë a nuk është një plan dhe padrejtësi për ta futur në zjarr popullin? Po të mos ishte kështu, atëherë a është e mundur që të mos mendojmë që do të na zbatoni edhe ndonjë gjë tjetër?
Pyetja e njëmbëdhjetë! Secili po betohet në demokraci. Ndërkaq po qe se ai vetë kundërshton demokracinë, apo hesht ndaj kundërshtarëve të tij, a nuk meriton dënim ky betim dhe a nuk bëhet gënjeshtar populli në këtë rast?”
Unë për arsye se jam nxënës, çdo gjë e ekuilibroj në peshoren e sheriatit. Unë si komb timin njoh vetëm islamin. Për këtë arsye çdo gjë e peshoj në pikëpamjen e fesë. Unë jam duke qëndruar në derën e një burgu që emërohet bota e varrezave dhe në stacionin e trekëmbëshit të varjes ku jam duke pritur trenin për të ikur në jetën tjetër, po kritikoj gjendjen despotike. Ky fjalim i imi nuk është vetëm ndaj jush, por është ndaj të gjithë bijve të Ademit (a.s.), që jetojnë në këtë kohë. Për këtë arsye me sekretin e ajetit: , të vërtetat dolën haptazi. Kush është i huaj ai të mos e shohë. Me zell të madh dëshiroj dhe jam gati që të shkoj me këta që janë varur para meje. Ashtu si një endecak që i do shumë gjërat antike, i cili para se të shkojë në Stamboll vetëm ka dëgjuar për bukuritë e çuditshme të tij dhe me një zell të madh do që të shkojë atje; njëlloj edhe unë jam i dashuruari i jetës tjetër, bukuritë e së cilës janë të paimagjinueshme. E tani jam duke u djegur me mall ndaj tij. Për mua nuk është një dënim, të më internoni! Por po qe se ju vjen dorësh më torturoni ndërgjegjen time! Përndryshe ndëshkimet e juaja për mua s’janë torturë, por një nder!
Ky shtet në kohën despotike ka qenë armiku i mendjes. Tani armiqësohet me jetën... Në qoftë se shteti është i tillë, atëherë rroftë çmenduria!.. Rroftë vdekja!.. Për zullumqarët rroftë xhehennemi!”
Në atë kohë kjo mbrojtje heroike e Bediuzzamanit u botua dy herë. Duke pritur ekzekutimin nga ana e gjyqit ushtarak të ashpër, ka fituar pafajsinë dhe pa falenderuar aspak ka dalur nga gjyqi. Bediuzzamani më një turmë të madhe ka dalur nga salla në sheshin e Bajazitit, duke ecur deri në xhaminë Blu (të Sulltan Ahmedit), duke bërtitur në kor: Rroftë xhehennemi për zullumqarët! Rroftë xhehennemi për zullumqarët!
Bediuzzamani pasi fitoi pafajsinë nga gjyqi ushtarak, pas një viti e gjysmë, u nda nga Stambolli me artikuj lamtumirash.
ç) Lamtumirë Stambollit
Stambollin e la nëpër dallgë të mëdha. Bediuzzamani i cili u nda nga Stambolli me hidhërim, për arsye se s’mundi t’i realizojë kërkesat e veta, shkroi këto fjalë:
*****
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>