O atdhetarët e mi të shtypur! Le të shkojmë të bashkohemi me ta! Dera e parë është brenda ligjit së fesë islame, le t’i bashkojmë zemrat. E dyta t’i duam muslimanët. E treta, t’i studjojmë shkencat fizike së bashku me ato të fesë. E katërta të punojmë. E pesta t’i braktisim punët e mëkatshme. Të tjerat po ia lë mendjeve tuaja të mprehta.

O atdhedashës! Mos e mbytni veten me mëkate, duke u bërë tolerues në fe! Mos harroni se ligjet e vërteta janë si një Azrail që i hesht mendimet e prishura, imoralitetin, veset djallëzore dhe dyfytyrësitë!

Deri tani ishim në varreza, tani me bashkimin e popullit dhe me reformat, kaluam në mitër, që të gjejmë zhvillim. Distancën e prapambetur për njëqind vjet, inshallah do ta arrijmë me mrekulli hyjnore, duke hipur me vepra, në trenin e drejtësisë së vërtetë dhe të mbështetur mendimeve të kuvendit të urdhërave të sheriatit, do të fluturojmë me mjete përrallore. Në këtë mënyrë për të bërë garë me popujt e qytetëruar, do ta kalojmë shkretëtirën e madhe që na tremb, krah për krah. Sepse ata për të arritur në këtë gjendje, kanë filluar të ecin me karroca, kurse ne do të përparojmë përnjëherë me tren apo me aeroplan. Ndoshta do të shkojmë edhe më tej, por vetëm se kur të përmbledhim moralin e mirë të fesë fisnike dhe kur tek ne të fillojnë të lulëzojnë aftësitë e brendshme dhe forca e besimi. Kështu do të përparojmë së tepërmi, duke i kaluar të tjerët ashtu si edhe më parë.

Me detyrën që më ka dhënë studimi dhe lirinë të cilën ma ka garantuar ligji i shtetit, mund t’ju këshilloj me këto fjalë:

O djemtë e atdheut! Për të mos dalë nga duart, lirinë mos e komentoni me të keqe. Robëria e vjetër mos të na serviret me enët e reja e të na mbysë. Sepse liria lulëzon dhe realizohet mbi përjetimin e parimeve të saj dhe mbi moralin e fesë, duke u larguar nga imoraliteti.

Bediuzzamani ka marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën shoqërore, duke u munduar të shuante çdo flakë që shihte. Me 10 tetor 1908, në teatrin “Shehzade Bashi”, me 27 shkurt 1909 në sheshin e Bejazidit dhe me 5 prill 1909 në shoqatën e Bashkësisë së Muhammedit (a.s.m.) dhe në mevludin e xhamisë së Shën Sofisë, ka ligjëruar për të njëjtat qëllime.

c) Ngjarja e 31 Marsit

Periudha e reformave të lirisë kishte sjellë vështirësi në konceptim tek populli. Kjo solli që të dalin trazira, ku njëra prej tyre është e njohur si “ngjarja e 31 marsit”. Në Stamboll filloi një kryegritje që nuk ia dinte qëllimin askush, e cila përfundoi me rrëzimin e sulltan Abdulhamidit dhe me ekzekutimin e 15 dijetarëve.

Që në fillim Bediuzzamani përkrahte lirinë, duke dashur ta forcojë me moralin islam. Armiqtë e islamit Bediuzzamanin e akuzuan si bashkëpunëtorë të ngjarjes së 31 Marsit, akuza që e çuan atë në gjyq ushtarak. Bediuzzamani është gjykuar mu përpara kufomave të dijetarëve të varur në kopshtin e gjykatës.

Mbrojtja e Bediuzzamanit ashtu siç ishte një përmbledhje për jetën e tij në Stamboll, po ashtu ishte edhe sqarim mbi ngjarjen e 31 marsit. Më poshtë do të jepet një pjesë nga kjo mbrojtje:

“Zakonisht unë doja një poligon, që në të të sqaroj mendimet e mia. Tani ky gjyq ushtarak për mua u bë një shesh shumë i bukur që t’i sqaroj këto.

Në gjyqin ushtarak, ashtu si të tjerëve, më pyetën edhe mua.

— Edhe ti ke kërkuar sheriat?

U thashë:

— Edhe po të kisha një mijë shpirtra, do të isha gati t’i sakrifikoj të gjitha, për një të vërtetë të fesë islame; sepse sheriati (jurispondenca islame) është shkaku i lumturisë, drejtësisë së vërtetë dhe e përjetimit të virtyteve të vyera. Por kërkesat e mia nuk ngjajnë me pjesmarrësit e trazirave!

Më thanë:

— A je anëtar i “Bashkësisë së Muhammedit (a.s.m.)”?

— U thashë:

— Duke u lavdëruar them se jam anëtari më i vogël i tyre, por me vlerësimin tim përveç mosbesimtarëve, tregomëni ta shoh a ka ndonjë që nuk është anëtar i asaj bashkësie?

Tani po ju sqaroj fjalimin tim që kam bërë për të mos njollosur reformat e liberalizmit dhe që të mos mbesin të pashpresë ata që anojnë nga sheriati dhe gjithashtu njerëzit e këtij shekulli t`i shpëtoj nga mosdija e çmenduria dhe të vërtetat t’i shpëtoj nga imagjinata e dyshimeve.

O ju pashallarë dhe oficerë! Në përmbledhje po u tregoj krimet që kam bërë e për të cilat jam sjellur në gjyq:

"12_11032010114827.jpg"

Domethënë, “si të kërkoj ndjesë për veprat e mia që deri tani lavdërohesha me ta, fatkeqësisht ato u konsideruan si krim!”

Njeriu i mençur nuk përulet të bëjë krim. Po qe se ia ngjesin, me fytyrë të bardhë e pranon dënimin. Po qe se e ekzekutojnë me pa të drejtë, fiton sevapet e dy shehidëve. Në qoftë se e burgosin, atëhere vendi më i mirë në një shtet mizor, liria e të cilit është vetëm në fjalë, sigurisht është burgu. Është më mirë të vdesësh i shtypur se sa të jetosh si despot.

Disa njerëz që duan të abuzojnë politikën për interesin e ateizmit, për të mbuluar krimin e tyre, shpifin mbi të tjerët me reaksione duke thënë se po abuzojnë fenë me politikë.

Këtë po ua them se agjentët e jashtëm janë më të rrezikshëm se ato të mëparshmit... Si ka mundësi që t`i besohet këtyre? A është e mundur që të ndërtohet drejtësia mbi fjalën e tyre?

Demagogjia duke dashur të bëjë drejtësi, bën zullum. Sepse nuk është e mundur që njeriu të jetë pa gabime, por në një kohë të gjatë brenda kohërave të ndryshme që janë bërë krimet, duke bërë fjalamani, kur ata i mbledh dhe i ngatërron të mirët me të këqinjtë, duke i imagjinuar se janë të gjitha krimet të një personi, atëhere mund ta dënosh me një torturë të rreptë. Kurse ky lloj ndëshkimi është një padrejtësi...”

Bediuzzamani pjesën e fundit të mbrojtjes e bën në qytetin e Stambollit, duke i rradhitur aktivitetet e veta që ka bërë në favor të demokracisë:

“Si shembull vetëm njërin po jua them se, 60 grupazheve lindore, u kam dërguar telegram që të pajtohen me ligjin që ka vendosur shteti.”

Bediuzzamani në gjyqin që akuzohet me krim pse ka kërkuar sheriat, përsërit ligjëratat që ka bërë ndaj shoqatave dhe grupeve, që të mos abuzojnë fenë islame ndaj politikës dhe ndaj qëllimeve të veta.

“Mora vesh se ishte formuar një shoqatë me emrin “Bashkësia e Muhammedit (a.s.m.)” dhe u frikësova shumë që dikush të mos bëjë ndonjë gabim nën këtë emër fisnik. Madje dëgjova se personat fisnikë si Shejh Sadiku dhe Suhejl Pashai, këtë emër fisnik e kishin transferuar në një formë që të shkëputen kontaktet me politikën. Por përsëri duke u frikësuar thashë se ky emër është i secilit dhe kjo është një ide që nuk kufizohet kurrë. Unë jam anëtar i çdo shoqate që është fetare,  sepse qëllimin e kanë të njëjtë.

Njëlloj edhe unë e pasova rrugën e këtij emri fisnik, për arsye se “Bashkësia e Muhammedit (a.s.m.)” ka këtë kuptim: Nga lindja në perëndim, nga jugu në veri, që zgjat një varg drite, rreth madhështor i cili është formuar nga kontaktimi i njerëzve të ndritur, numri i të cilëve tani është mbi 300 milionë, pika e bashkimit të këtyre është besimi tek Njësimi i All-llahut (xh.sh.), të cilët këtë muslimanët e kanë në dorë si argument të vëllazërimit, ku premtimin e kanë dhënë akoma duke qenë në “kalu bela” ku shpirtrat thanë: “Po o All-llah, Ti je Zoti ynë”. Libri i emrave të tyre është “levhi mahfudhi” (tabela e caktimit të Zotit). Librat e fesë islame janë të kësaj bashkësie, gazetat e përditshme janë gazetat fetare, qëllimi i të cilave është të lartësojnë fjalën e Zotit (xh.sh.), kuvendet e kësaj shoqate janë xhamitë, medresetë dhe ato vende ku përmendet emri i All-llahut (xh.sh.), qendra e saj është Haremejni Sherifejn (Mekja dhe Medineja). Kryetari i kësaj shoqate është lavdia e botërave Hz. Muhammedi (a.s.m.) dhe detyra kryesore e tyre është të përpiqen që me moralin e Pejgamberit (a.s.m.), të përmirësojnë veten e tyre, duke përjetuar sunnetin e Profetit (a.s.m.) dhe të mbajnë dashamirësi ndaj të tjerëve, duke i dhënë këshilla me të mirë. Ligji i kësaj shoqate është drejtësia e fesë islame dhe Sunneti i Pejgamberit (a.s.m.) dhe arma e tyre janë argumentet e sakta. Sepse njerëzit e qytetëruar mund t`i ngadhënjesh vetëm me të mirë jo me despotizëm. Hulumtimi i të vërtetave bëhet vetëm duke u bindur me argumente. Armiqësia jonë është ndaj të egrave dhe fanatizmit. Secili musliman qëllimin kryesor duhet të ketë lartësimin e ajeteve të Zotit (xh.sh.). 99 % e drejtësisë islame, përbehet nga morali, adhurimi, veprat e mira për jetën tjetër dhe virtytet e bukura. Politika është vetëm 1% dhe këtë ia kemi lënë qeveritarëve. Tani qëllimin kryesor e kemi që grupet e ndritura të fetarëve, të lëvizin që megjithë zemër dhe me një zellë të madh të përpiqen për të arritur në kulmin e lartësive. Sepse në kohën e sotme për të lartësuar fjalën e All-llahut, përparimi material është domosdoshmëria më e madhe! (Pra me pasuri dhe me arsim).

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>