Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
E para, është paraqitja ime e çuditshme!.. Me këto rroba sqaroj se e kam syrin e ngopur ndaj qëllimeve të kësaj bote dhe shfaqi mendimin tim që veshmbathja ime nuk pajtohet me vendin ku gjendem... dhe në kontaktimin tim shfaqi gjendjen time të krijimit që e dua njerëzimin dhe popullin tim. Kështu jam duke u dhënë këshilla me punë që t’i japin rëndësi mjeshtrive të vendit. Me gjendjen time po jap edhe shenja që koha është duke u përtëritur.
E dyta, është debatimi im me dijetarët dhe ky është shkaku që kam ardhur në Stamboll. Unë pashë se medresetë nuk kanë përparuar, po t’i krahasosh me degët e tjera të diturisë. Shkaku i saj është se i lodhin aftësitë duke mësuar përmendësh më shumë se duhet, e për këtë arsye nxënësit mbeten pa diskutim për të përparuar me pyetje-përgjigje. Kështu nxënësit janë bërë dembelë dhe duke vrapuar pas shkencave që u japin përparësi veseve, dua t’u tërheq vëmendjen e tyre në këtë mënyrë që ato të mos braktisin dituritë e shijeve të vërteta hyjnore. Ky problem zgjidhet vetëm kur i binden qëllimit të lartë që ta detyrojnë vetveten, për pyetje-përgjigje, duke formuar gara të shkencave apo secilin nxënës ta angazhojnë me ato shkenca që ka aftësi dhe në këtë mënyrë specializimi mbetet pa u thjeshtuar sepse çdo shkencë ka formën e saj të vërtetë. Po qe se në të nuk ekspertizohen, i ngjan atyre fotografive që kanë dalë të prishura nga aparati.
Zgjidhja e këtij problemi: nxënësi pikëpamjet themelore duhet t’i ketë paralel me aftësitë e tij, prandaj për ta përsosur atë duhet të mësojë edhe degët e tjera të shkencave, që i japin shtyllë studimeve themelore. Sepse çdo pikë që nxënësi do ta studiojë, nuk duhet të angazhohet me të, si me bazën e studimit që ka parapëlqyer. Ata nuk vlejnë për tjetër gjë, vetëm se për të plotësuar mangësitë që ka.
Në lidhje me këto kam dy mendime:
I pari: Në kohën e përparimit, qytetërimi i vërtetë ka qenë feja islame. Sot fatkeqësisht, nuk ka mundur të përparojë me qytetërimin e tanishëm nga ana fizike. Shkaku më i madh i kësaj çështje është se: Tre filiale (të cilat qëllimin e kanë të njëjtë por fjalët të ndryshme): medresetë, shkollat normale (pra laike) dhe teqetë (vendmbledhjet e mistikëve), kundërshtohen njëri me tjetrin. Nxënësit e medreseve akuzojnë ato të shkollave normale duke thënë se, duke studiuar fizikën iu është ligështuar besimi. Kurse këto u thonë se duke mos patur dijeni nga shkencat e fizikës s’jeni gjë tjetër vetëm se fanatikë dhe fjalës tuaj nuk u zihet besë. Medreselinjtë, të cilët vrapojnë pas disa shijeve akuzohen nga nxënësit e teqeve, tarikatçinjtë (mistikët), të cilët akuzohen nga medresetë duke u thënë se, ata që nuk ju njohin, kur t’ju shohin në këtë mënyrë do të thonë se bëni ibadet. Dhe ibadeti është vetëm dhikri pra përmendja e Allahut (xh.sh.) që është shumë normale deri atëhere kur nuk i teproni veprimet. Për këtë arsye me të drejtë disa gjendjeve të tarikateve, u thonë bidate (risi në fe). Këta duke mbetur pas atyre të zakonshmeve dhe duke ikur më tepër se sa duhet, kanë hapur portën e tolerancës. Disa prej tyre këtë gjendje që është bidat, e konsiderojnë dhikër. Këto ndryshime të mendimeve, moralin e fesë islame e kanë tronditur, duke e lënë pas qytetërimit të vërtetë.
Ky problem nuk zgjidhet ndryshe vetëm kur ia japin hakun duke i mësuar fenë shkollave dhe në medrese në vend të disa dijeve të panevojshme t’u mësojnë shkencat e duhura të fizikës. Po ashtu edhe në teqe, në vend të shehlerëve të paditur të vendosen dijetarë të thellë. Në këtë mënyrë kam shpresë të madhe që këto tre grupe të fesë islame do t’i sundojë harmonia e duhur.
Mendimi i dytë i përket vaizëve (ligjëruesve), sepse ata janë mësues të përgjithshëm. Unë nuk ndiej ndonjë ndikim nga këshillat e tyre dhe pasi mendova shumë, mendova që shkak për këtë është se zemra ime është ngurtësuar nga mëkatet e mia. Ka edhe tre shkaqe të tjera:
E para, në të kaluarën njerëzit duke i pasur zemrat e pastërta, vetëm se i imitonin dijetarët, duke mos kërkuar fare argument. Tani gjendja është ndryshe, sepse secili është duke hetuar argumentin e çështjes. Ti kot mundohesh të ndriçosh fjalët e tua, sepse në këtë kohë kërkohet ta argumentosh çështjen tënde.
E dyta, kur e lavdëron më shumë se sa duhet një çështje të fesë, ia zbret vlerën që ka. Për shembull thuhet që kush fal dy rekatë namaz natën, është sikur të bëjë tavaf (sjellja rrath Qabes)... ose kush merr ndokënd nëpër gojë, fiton gjynah sikur të ketë bërë zina...
E treta, gojëtaria është të flasësh sipas gjendjes së vendit dhe të kohës. Mjerisht njerëzit me fjalët që thojnë të çojnë në qoshet e së kaluarës. Vaizi duhet të ketë dituri gjeniale që ta vërtetojë çështjen që paraqet dhe duhet të jetë gjykatës që të mos e prishë ekuilibrin e drejtësisë së fesë islame dhe vetëm në këtë mënyrë e bind popullin.
E katërta, pata thënë se “e kam mendjen të trazuar”. Por kjo nuk është argument për çmendurinë time. Me këtë fjalë qëllimi im është se në kujtesën time kam një shtrëngim të egër. Meqë asnjë i çmendur nuk thotë se është i çmendur, ky pohim i imi si mund të jetë argument për mua?”
Doktori i spitalit të çmendurisë, pasi dëgjoi Bediuzzamanin, mbeti i mahnitur nga humanisti inteligjent, që e donte kaq shumë diturinë dhe që në çdo çast ishte gati të sakrifikonte jetën e tij në dobi të atdheut dhe të muslimanëve. Në këtë rast doktori shkroi një raport për ta dërguar tek padishahu:
“Brenda atyre që kanë ardhur deri tani në Stamboll, s’ma merr mendja të ketë më të mençur e më inteligjent se ky person, dhe mendimi im është që nuk e ka shokun në botë”.
Pas këtij raporti të doktorit, anëtarët e kuvendit bien në panik. Momentalisht e morën nga spitali i të çmendurëve dhe me qëllim që ta nxjerrin nga Stambolli e dërguan në xhandarmëri, ku me lejen e padishahut, kryetarit të xhandarmërisë Shefik Pashait i kishin dhënë 30 florinj për t’ia dhënë Bediuzzamanit si rrogë.
Pas kësaj mes Bediuzzamanit dhe Shefik Pashait u bë ky dialog:
Shefik Pashai: Ke selam nga padishahu. Do të të lidhë rrogë 1000 groshë dhe më vonë do ta bëjë 20-30 lira.
Bediuzzamani: Unë nuk jam lypës i rrogës. Po të ishin edhe 1000 lira nuk i pranoj. Unë nuk kam ardhur për interesin tim, por kam ardhur vetëm për popullin. Por më duket se për të ma mbyllur gojën që të mos e flas të drejtën, doni të më jepni rryshfet.
Pashai: A e dini që jeni duke refuzuar vendimin e sulltanit, kurse ai nuk kthehet mbrapsht kurrë.
Bediuzzamani: Jam duke refuzuar me qëllim që ta hidhëroj sulltanin për të më thirrë pranë tij që të flas të drejtën.
Shefik Pashai: A e dini se përfundimi i mendimit tënd është i rëndë.
Bediuzzamani: Përfundimi i saj po të jetë edhe deti, fundja është vetëm se një varr i madh. Po qe se dënohem me vdekje rroj në zemrat e popullit. Bëni çka të bëni nuk mundeni të më frikësoni, sepse unë duke ardhur në Stamboll, kam sjellur jetën time rryshfet.
Seriozisht po ju them këtë se; unë dua të zgjoj njerëzit se puna e tyre është për t’i shërbyer shtetit dhe të kapen për ndonjë rrogë. Për këtë arsye unë nuk mund ta pranoj rrogën.
Pashai: Në kuvendin e deputetëve është duke u kuvenduar mendimi yt për dobinë në krahinat kurde.
Bediuzzamani: Vallë me çfarë qëllimi preferoni rrogën ndaj kërkesës sime që bëj për arsimimin e popullit.
Kryetari i xhandarmërisë u hidhërua!...
Bediuzzamani vazhdoi: Unë jam mësuar të jetoj i lirë dhe jam rritur në malet e Kurdistanit në lirinë absolute!... Hidhërimi i juaj nuk më tremb. Si të doni më internoni edhe në vendet më të largëta, qoftë Jemen apo Fizan. Atëherë edhe ju shpëtoni nga arnat dhe unë nga rrëzimi prej vendeve të larta.
Kryetari: Çfarë do të thuash?
Bediuzzamani: Ndjenjat e popullit i keni mbuluar me një pëlhurë të hollë si letër duhani. Secili gjëmon nën shtrëngimet tuaja si kufomë e lëvizshme. Unë për arsye se isha pa provë nuk dija frikë dhe nuk rashë poshtë por dola sipër. Si rrobat e mia ashtu edhe morali im ishte i rënduar. Një herë u shqye në Portën e Lartë, pastaj rashë në hanin “Shekerxhi”, mandej në spitalin e çmendurisë, e tani në xhandarmëri.
Si përfundim: Ju nuk jeni të zot të arnoni aktualitetin, sepse atëherë edhe unë shqetësohem. Edhe kur isha në vendin tim iu njihja mirë juve. Kjo gjendje i zbuloi të gjitha të fshehtat. Veçanërisht këtu m’u sqaruan akoma më mirë këto tekste. Ju falenderoj shumë për këto ngjarje, sepse me mendimet e mëparshme, juve në vend të së keqës iu kisha mirëpranuar .
Bediuzzamani nuk mbeti shumë në këtë arrestim të parë dhe u lirua menjëherë, pas ligjit të amnistisë .
b) Bediuzzamani në ditët e shpalljes së regjimit parlamentar
Në ditët kur Perandoria Osmane shpalli regjimin parlamentar, jeta e Bediuzzamanit kishte lidhje me politikën. Me shpalljen e liberalizimit social, filluan edhe ngatërresat dhe në këtë periudhë drejtimi i popullit u lakua kundër vlerave shpirtërore dhe islamit... Ndërsa Bediuzzamani liberalizimin dhe ligjet e reja (meshrutijet), u mundua me tërë fuqinë e tij, që nëpërmjet artikujve nëpër gazeta dhe revista, të ndalte rrymat që zhvilloheshin kundër drejtësisë islame. Me shpalljen e kushtetutës së re, Partia për Bashkim dhe Përparim, e ftonte Bediuzzamanin për të mbajtur fjalime. Në këtë mënyrë fjalimin e parë Bediuzzamani e bëri me 11 korrik 1908, në Stamboll, pastaj të njëjtin tekst e përsërit në një fjalim të mbajtur në “Sheshin e lirisë” në Selanik:
“Fjalim ndaj lirisë.
O liri që ty po të pranojmë si parimet e drejtësisë së sheriatit. Ti po thërret me një zë të furishëm, por të bukur dhe me sihariqe që po e zgjon edhe një njeri të thjeshtë, e të shtrirë nën shtresën e pakujdesisë, siç jam edhe unë. Të mos ishe ti, jo vetëm unë, por i gjithë populli, përgjithmonë do të mbeteshin nën errësirat e internimeve. Ty po të uroj duke të thënë rrofsh përjetësisht. Po përgëzoj se po qe se bëhesh kroi i pastër i drejtësisë së fesë islame, për të prodhuar frutat e xhennetit, kur të krahasohet populli ynë me kohërat e mëparshme, ky popull i shtypur do të përparojë. Vetëm me një kusht që, të mos të njollosin ty me ambicjet personale të hakmarrësve...
O Zot! Sa kijamet i lumtur dhe një ringjallje e bukur, që po na tregon një shembull të vogël të kuptimit së fjalës së shenjtë: “Vel-ba’thu ba’del meut”, (ringjallja pas vdekjes) në një mënyrë të tillë që:
Ka filluar të ringjallet qytetërimi i mëparshëm i varrosur në qoshet e fshehta të Rumelisë (Ballkanit) dhe të Azisë, që filluan ta kërkojnë dobinë e tyre në dëm të popullit, prandaj po thojnë: “Ah sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé”, (Nebe, 40).
Qeveria jonë e re, që lindi si një mrekulli, me lejen e All-llahut (xh.sh.), brenda një viti do ta vërtetojë sekretin e ajetit: “Foli foshnja në djep.” (Merjem, 29), e cila tregon mrekullinë e Hz. Isasë (a.s.). Ajo do të jetë rezultati i durimit të tridhjetë viteve që do të na shpërblejë me një xhennet të përparimit. Ndërsa fitorja e sovranitetit të popullit është një akt i meritimit tonë, që na paraqitet në formën e ligjit të drejtësisë së fesë islame, i cili na fton tek arka e xhennetit.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>