Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Në këtë rast Molla Fet’hullah:
— S’ka dyshim se je duke zotëruar një zgjuarsi gjeniale, por ta provojmë se si je në kujtesë. Ta shohim a do të mundesh të mbash mend me dy lexime disa rreshta nga “Makamati Harije”.
Saidi me një të lexuar të një faqeje të librit e mësonte përmendësh.
Molla Fet’hullah duke shprehur në këtë mënyrë habinë e tij, tha:
— Zgjuarsia me kujtesën të gjenden në një mënyrë të zhvilluar së tepërmi të dyja bashkë tek një person i vetëm, është diçka e rrallë.
Saidi duke qenë në medresenë e Molla Fet’hullahut, mëson përmendësh librin e “Xhem’ul-Xhevami”-ut për një javë me dy orë punë në ditë. Pas kësaj Molla Fet’hullah i shkruan këto fjalë mbi libër:
Kjo ngjarje u përhap nëpër Siirt dhe molla Fet’hullahu i tha dijetarëve:
— Në medresenë tonë ka ardhur një nxënës shumë i ri. Për çka do që ta pyes, më jep përgjigje pa u ndalur. Është për t’u çuditur që në këtë moshë ka këtë logjikë dhe kujtesë.
Pas kësaj dijetarët vendosin ta provojnë dhe në këtë mënyrë, një ditë kur u mblodhën për ta provuar, e ftuan Saidin dhe morën përgjigjen e të gjitha pyetjeve pa asnjë mëdyshje. Saidi i jepte përgjigje duke e shikuar mësuesin e tij sikur i lexonte nga libri. Dijetarët kur u përballen me një të ri gjenial dhe me këto virtyte të tij, e vlerësuan dhe e respektuan jashtëzakonisht atë.
Kështu dijetarët Molla Saidit i japin titullin “Bediuzzaman” (mrekullia e kohës). Por fillimisht këtë titull ia ka dhënë mësuesi i tij Molla Fet’hullahu.
ç) Librat e lëndëve që ka mbaruar
Librat që Bediuzzamani i mbaroi për tre muaj në moshën 13-14 vjeçare, u studijonin për 15 vjet në medrese.
Numri i këtyre librave bashkë me shpjegimet dhe shënimet arrin në njëqind. Metoda dhe mënyra e leximit të këtyre librave prej tij është një rinovim në metodikën e medreseve. Sepse në ato kohëra nxënësit, librat e radhës i merrnin mësim fjalë për fjalë nga mësuesit e vet, metodikë e cila zgjaste 15-20 vjet. Shkak ky që muslimanët kanë humbur garën mes popujve të qytetëruar. Kurse metoda e Bediuzzamanit është që në disa mësime nxënësi të mësojë çelësin e të gjithë librave nga mësuesit, pastaj me punën e vet t’i plotësojë dijet e veta. Kështu arsimi edhe do të ecë shpejt edhe nxënësit do t’i shtohet besimi tek vetja. Në fakt në sistemin modern arsimor të ditëve të sotme kjo synohet të arrihet. Reforma metodike e Saidit që në moshë të vogël, do ta ndiqte atë për gjatë gjithë jetës së tij. Kjo gjendje e jashtëzakonshme e tij, do të përbënte hallkën e parë të zinxhirit të mirësive që do të hidhnin themelet e një ideali të së ardhmes.
Këto janë disa nga librat mësimorë
Emri Tema Autor
—------------------------------------------------------------------------------------
Emthile Morfologji __
Bina ” __
Izzi ” Ibrahim-uz-zeccani
Sa’deddi Shehri izzi “ Mes’d bin Omer-i Taftazani
Merah “ Ahmed bin ali bin mes’ud
___ Imami Ahmed Ebu Hanife
El-fevaid ddijaijje Gramatik __
Hashijetu Abdulhakim “ Abdurrahman Xhami
El-fevaid-ddijaijje “ Abdulgaffar
El-kafiye “ Ibn-ul Haxhib
Netaixh-ul Efkar
She-rhul iz’har __ __
Iz’har Gramatik __
Zuhruf “ __
Terkib “ __
Sa’dullah Sagir “ __
A’vamil Sherhi “ __
Hadaik-ud Dekaik “ Sa’dullah
Sheh-rul-Kutur “ Abdullah Bin Hisham
Sherh-ul Mugni “ Muhammed bin
Abdurrahim’ul Mejlani
Elmugni “ Ahmed bin Hasan
Mugni-t Tul-lab Logjik Esir’uddin el-Ebheri
Hal-lul Ma’akid “ __
Sheh-ul Kavaid “ Ahmed bin Muhammed
Hadaik-id Dekaik “ __
El-Kava “ Jusuf bin Hisham
Sherh-Metn-ush Shemsije “ Kutbeddin-i Razi
Risalet-ul va’d “ __
Kauli Ahmed “ Molla Fenari
Usamet-ul Va’d Letërsi Ebu Bekir
Muhtasar-ul Maa’ni __ Sa’di Taftazani
Sherh ul Akaid Filozofi Islame Sa’di Taftazani
Telhis Letërsi __
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>