Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Sheh Gavsiu u përgjigj kështu:
— Nga ky person që patë ka për të lindur një djalë që s’mund ta arrijnë as njëqind dijetarë të mëdhenj.
Shehu kështu me largpamësinë e tij dha shenjë për shërbimin e Saidit në të ardhmen.
Një evlija tjetër i famshëm nga Isparta, Osman Halid i cili ka dhënë mësim në teologji dhe ka vdekur në vitin e lindjes së Bediuzzamanit, që para se të vdesë i ka thënë djemve dhe të afërmëve: “Do të vijë një reformator, përtëritës që do t’ua shpjegojë njerëzve besimin”,- dhe ka shtuar se, “nga katër djemtë e mi njëri do të takohet me të dhe do t’ia puthë dorën”.
Pas shumë kohe që Bediuzzamani u kthye në qytetin Isparta, djali i vogël i Osman Efendisë, Ahmed Efendiu që ishte akoma gjallë, kishte ardhur në Isparta për t’u takuar me Bediuzzamanin dhe kur u takua me të ia puthi dorën Bediuzzamanit. Në këtë mënyrë vërtetoi fjalën e babait të vet.
Lindja e Saidit është lajmëruar nga ana e shumë personave me sihariqe. Nursiu thotë: “Paralajmërimet për Risale-i Nurin kanë arritur që dyzet vjet para se të dalin Risalet në shesh....”
Një ditë e pyesin nënën e Saidit: “Me çfarë i ke edukuar fëmijët e tu, të cilët të gjithë janë kaq të zgjuar?”
Zonja fisnike i përgjigjet në këtë mënyrë: “Në jetën time përveç periudhave të zakonshme të grave, asnjëherë nuk e kam braktisur namazin e tehexhudit (namazi i pasmesnatës) dhe se asnjëherë nuk i kam dhënë gji fëmijëve pa abdest.”
Tani kuptohet më mirë se çfarë farërash kanë lulëzuar në jetën e gjatë të Saidit, i cili vetë ka thënë kështu:
“Po, mësuesi më i parë i njeriut dhe arsimtari më ndikues është nëna e tij. Në këtë mënyrë unë po iu tregoj saktësisht se çfarë kam ndjerë në vetvete rreth kësaj çështjeje.
— Unë në moshën time tetëdhjetë vjeçare kam marrë mësime ndoshta nga tetedhjetë mijë persona, por betohem me të madhe se edukata dhe arsimi bazë, që vazhdimisht më japin këshilla të freskëta, janë mësimet dhe këshillat themelore të nënës sime; ato mësime në ekzistencën time dhe në trupin tim, janë vendosur si farëra për të lulëzuar. Besoj se dija ime është ndërtuar mbi ato farëra. Kështu dëshmoj se mësimet e nënës sime të ndjerë që më ka dhënë që në moshën një-vjeçare, kanë qenë farërat që kanë lulëzuar në të vërtetat e mëdha, të cilat po i shoh tani në moshën tetëdhjetë vjeçare.
Shkurtazi nga katër themelet e rrugës së Risale-i Nurit, e para është dhembshuria dhe mëshira që është më e rëndësishmja. Këtë cilësi e kam marrë nga mesimet shpirtërore të nënës sime.”
Kur ta krahasojmë karakterin e Saidit të vogël me familjen e tij, apo rrethin në të cilin ai u rrit, do të shohim një ndryshim. Ai edhe vetë pohon se: “Kur unë isha akoma tetë-nëntë vjeç, i gjithë populli i krahinës sonë mbante tarikatin Nakshi dhe duke kërkuar frymëzim nga Gavsi Hizanija, i cili ka qenë shumë i njohur dhe me famë në rrethin tonë, thirrja: “O Gajsi Gejlani”. Në kohën e fëmijërisë sime, kur më humbiste edhe ndonjë arrë, apo diçka tjetër e thjeshtë, thoja: “O sheh, po të këndoj një Fatiha, ti lutju Allahut (xh.sh.) të ma gjejë këtë send”. Është për t’u habitur se përmbi një mijë herë me lutjen e tij më ka përkrahur. Për këtë arsye në jetën time gjithnjë sa herë që kam kënduar ndonjë Fatiha apo zikër që sjellin sevape, pas Hz. Muhammedit (a.s.m.), ia dhuroja edhe sheh Gejlaniut. Por studimet e mia, vazhdimisht më pengonin që të merresha me tarikate.”
Saidi i vogël vetëm tetë-nëntë vjet mundi t’i kalojë pranë prindërve, pastaj tërë jetën e tij, nuk mundi ta shohë më këtë lumturi.
3- Arsimimi
a) Studimet e para
Në vitet që Saidi është pranë prindërve, vëllai i tij i madh, molla Abdullahu që ishte me studime, rrallë herë vinte në shtëpi. Ai kur e krahasonte vëllain me të tjerët shikonte që studimet e kishin kompletuar atë me disa cilësi të bukura. Kështu Saidin e kaplloi zelli i studimit. Në këtë mënyrë me një seriozitet të madh mori në sy studimin dhe mori rrugën që të shkojë në medresenë e molla Eminit në një fshat të krahinës së vet. Por nuk mundi të qëndrojë më tepër se disa ditë, për arsye se sedra e krijimit të tij nuk lejonte të qëndrojë përballë ndonjë fjale të vogël që ta urdhërojë atë, e kështu u nda nga medreseja. Kështu përsëri u kthye në vendlindjen e tij Nurs, por për arsye se në fshat nuk kishte ndonjë medrese, ai mësimin e përgatiste vetë për t’ia treguar vëllait që vinte një herë në javë në shtëpi për të vizituar prindërit. Pas një kohe të shkurtër shkoi në fshatin Pirmis, pastaj në bjeshkët e shehit të Hizanit. Aty kishte katër nxënës që e ngacmonin Saidin. Një ditë Saidi doli përpara mësuesit Shejh Sejjid Nur Muhammedit, jo për t’iu ankuar, por duke shpallur dhe treguar dobësine e tyre, i thotë: “Shejh efendi, thuaji këtyre nxënësve, që kur të vijnë për t’u rrahur mos të vijnë të katër përnjeherë, por dy nga dy.”
Saidit të vogël kjo sedër nuk i ka lindur nga egoizmi, por ngaqë në të ardhmen caktimi i Zotit (xh.sh.), me fisnikërinë e Tij, do ta angazhonte me lartësimin e fesë islame. Për ta çuar në vend këtë detyrë si jo më mirë, duhet ta mbrojë sedrën e diturisë. Pra për këtë arsye Saidit të vogël, All-llahu (xh.sh.) ia kishte dhënë këtë cilësi, megjithëse atëherë Saidi nuk i ka ditur shkaqet e saj, por atë vlerë na e tregon koha tani, se Risale-i Nur tashmë mori formën e një druri madhështor. Sepse shërbimi i Nurit i ka këto cilësi të larta, pra mbrojtja e sedrës së diturisë. Për këtë arsye All-llahu i madhëruar këto cilësi i ka mbledhur që në fëmijëri të Saidit.
Shehut i pëlqeu trimëria e Saidit të vogël dhe i tha: “Ti je nxënësi im dhe askush nuk mund të të ngacmojë. Pas kësaj ngjarjeje Saidi u quajt “nxënësi i shehut”. Edhe në këtë vend qëndroi pak.
Në Anadollin lindor është parim i arsimit të medreseve, që kur dikush merr “ixhazet”-in (diplomën), mund të hapë një medrese në cilin fshat që të dojë, për hir të All-llahut (xh.sh.). Po qe se e ka mundësinë, shpenzimet e nxënësve i përballon vetë, përndryshe nevojat e nxënësve i përballon populli. Teologu i mëson nxënësit pa kurrfarë shpërblimi. Nga të gjithë nxënësit vetëm molla Saidi ishte që nuk merrte zekat. Said Nursiu në të gjithë jetën e tij për të mos hyrë në mirënjohjen e dikujt, askujt nuk ia pranonte zekatin, apo ndonjë lëmoshë tjetër, që u jipej nxënësve për sevap.
Një ditë disa nxënës, shokë të Saidit shkuan për të mbledhur zekat nga populli, kurse Saidi nuk shkoi me ta. Në këtë mënyrë fshatarët u prekën tepër dhe e vlerësuan shumë këtë virtyt të tijin. Si shpërblim i kësaj vepre, mblodhën mes vete pak para për t’ia dhënë Saidit, por ai duke i falenderuar përsëri nuk i pranoi. Në këtë mënyrë këto para fshatarët ia dhanë vëllait të madh, Molla Abdullahut. Midis Saidit dhe vëllait të tij ndodhi një shaka:
Saidi:
— Me këto para më blini një pushkë.
Molla Abdullah:
— Jo, nuk bën.
— Atëhere blini një revolver.
— Jo edhe kjo s’bën.
Saidi duke qeshur:
— Atëherë blini një thikë.
Vëllai i Saidit qeshi dhe tha:
— Jo edhe kjo nuk bën, por me këto para mund të të blej vetëm rrush. Në këtë mënyrë e lidhim punën me të ëmbël.
Në këtë rast pasi ndenjti pak në fshatin Nurshin, i la studimet dhe shkoi drejt tek prindërit e vet, ku atje pa këtë ëndërr:
— Ishte bërë kijameti dhe gjithësia ishte ringjallur përsëri. Saidi duke menduar se si ta vizitojë Pejgamberin (a.s.), i bie ndër mend se mund ta shohë duke kaluar urën e Siratit dhe ndalon aty. Në këtë rast viziton të gjithë profetët dhe kur viziton Hz. Muhammedin (a.s.m.), prej tij kërkon dituri. Pejgamberi (a.s.m.) e përgëzon se do t’i jepet dija e Kur’anit, vetëm me një kusht, që të mos i bëjë pyetje ummetit (popullit musliman).
Saidi zgjohet plot emocione. Me frymëzimin që Saidi i vogël mori nga kjo ëndërr, i zgjohet dëshira e studimit dhe duke marrë leje nga i ati, shkon me studime në krahinën e Arvasit. Këtu jepte mësim Molla Muhammed Emin efendiu i famshëm, i cili nuk ulet vetë që ta mësojë Saidin, por ia lë një nxënësi të tij. Kjo gjendje Saidit i vjen rëndë. Një ditë Molla Emini duke dhënë mësim në xhami lexon diçka gabim. Saidi i thotë:
— Zotëri nuk është ashtu, e kundërshton duke ia bërë të ditur se ishte në të vërtetë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 >>>