Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O njeri! Mos ngarko barrën e jetës përmbi shpinë, mos u mërzit duke menduar se kjo jetë është e përkohshme. Mos u ndjej keqardhje, mos u pendo që ke ardhur në këtë dynja të përkohshme. Mos thuaj se do ishte më mirë të mos kisha ardhur në këtë dynja pa vlerë. Ndoshta ajo makina e anijes së trupit tënd është e Një të Gjalli të Përjetshëm. Ai i përballon nevojat e jetës tënde. E shumta e qëllimit të jetës tënde është e Atij. Në anijen tënde ti je vetëm se një kapiten; detyrën bëje mirë, merre shpërblimin e rehatohu. Mendo se sa vlen dhe sa i sjell dobi ajo anije e jetës tënde. Sa Bujar e Mëshirëplotë është Zoti i Anijes. Dije këtë e gëzohu, falendero dhe mos harro se kur i bën detyrat e duhura ndaj All-llahut, atëherë shumica e dobive të anijes tënde regjistrohen në fletoren e sevapeve të tua.
O njeri! Mos imagjino se vdekja të zhduk, të humb dhe se do të hedhesh e harrohesh në atë varr që do të hysh. Besimtari do të shkojë jo në vendin e torturës, por në lumturinë e përjetësisë. Jo në errësirë, por në vend të shndritshëm do të shkojë. Ti do të shkosh pranë Krijuesit që ty të ka krijuar si njeri. Pra, për besimtarin vdekja nuk është ndarje, por përpjekje e takim me dashamirët që kanë ikur para tij.
O njeri që je besimdrejt! Mos imagjino se shkojnë poshtë shërbimet e adhurimet që ke bërë. Ti që ke qenë në një vend përkohshëm atje për ty është përgatitur një vend shpërblimi dhe kënaqësie. Atje po të pret lumturia e xhennetit. Mos dysho në premtimin e Krijuesit që ka thënë se do të shpërblejë. Se Ai është Fuqiplotë. Siç e ka krijuar kopshtin tënd të vogël, edhe xhennetin për ty mund të krijojë dhe ka krijuar dhe pa dyshim ty do të futë në të.
O njeri! Mos harro se, ti nuk ke tjetër pikëmbështetje dhe shpëtim përveç besimit në Krijuesin e Madhërishëm. Kurse pikëmbështetje e shpirtit dhe e ndërgjegjes tënde është besimi në jetën e ahiretit. Zemra dhe shpirti i atij që nuk e di këtë vuan vazhdimisht torturë.
Vlerën e njeriut e caktojnë cilësitë që ai mban. Kurse vlera e cilësore e njeriut matet me gradën e punimeve që ka bërë në këtë jetë. Pra mos harro se Ai ty vazhdimisht po të kontrollon. Ai ty ta ka dhënë jetën dhe është i Gjallë dhe Fuqiplotë.
O njeri! Po qe se nuk adhuron Krijuesin tënd, së pari ke dëmtuar vehten dhe u ke bërë dhunë të vërtetave të përsosura. Ja pra, si mohimi i poshtron qeniet,sdhe njeriu kur nuk adhuron Krijuesin, ka bërë zullum e dhunë. Nga ky arsye All-llahu në Kur’an ashpër i tremb ata që nuk adhurojnë Krijuesin.
Po qe se njeriu e edukon bërthamën e tij të aftësisë, duke ujitur atë me ujin e fesë islame, duke e shndritur me dritën e besimit nëntokën e adhurimit dhe e vazhdon jetën duke mbështetur në urdhërat e Kur’anit famlartë dhe shqisat e tij shpirtërore i përdor në vendet e duhura sipas qëllimit të krijimit të tyre. Atëherë, trupi i tij në këtë jetë dhe në jetën e varrit do të lulëzojë. Në jetën e ahretit dhe të xhennetit do të përballohet me mirësi të panumërta të lumturisë së pafundme.
O njeri i pafat! Mos thuaj se je me trup të vogël, ndërsa ti je me krime, zullume, gjynahe dhe me turpe të mëdha. Po qe se do të shpëtosh nga hidhërimet e urrejtjet e universit, rruga e shpëtimit për ty hyn në mbrojtjet e Kur’anit të amshuar. Për të siguruar vehten tënde, vazhdo në rrugën e synnetit të Muhammedit a.s.m..
Po vëllezër e motra! Njeriu vazhdimisht duke kryer ibadetin e urdhëruar nga Allahu, duhet të forcojë besimin ndaj Tij. Ibadet e adhurim i thuhet atij që All-llahu ka urdhëruar të bëhet dhe ti i çon në vend ato dhe largohesh nga ndalesat e All-llahut. Atëherë me forcën e besimit dhe ibadetit edukohet ndërgjegjja jote.
Xhenneti mban prodhimin e ekzistencës së gjithë qenieve dhe tërë frutat që janë prodhuar dhe janë lulëzuar në këtë dynja. Njësoj edhe xhehennemi mban botërat e tmerrshme të zhdukjeve. Pra fabrika e xhehennemit të tmerrshëm, përveç detyrave të tjera, pastron edhe pisllëqet e kësaj dynjaje.
DISA ARGUMENTE
Jam një krijesë e përkohëshme nuk i dua ato që janë kalimtare. Jam i dobët, të dobëtit nuk i dua. Shpirtin ia dorëzova të Gjithëmëshirëshmit, të tjerët nuk i dua. E dua një Dashnor të përjetshëm. Jam një grimc, por dua një Diell që nuk perëndon. Jam një hiç, por të gjithë qeniet i dua.
O vëlla! Moshën e vërtetë dije ditën që je duke përjetuar!
Meqë një shkronjë e vetme e tregon patjetër shkrimtarin e saj, një qëndisje superiore nuk është e mundur të mos tregojë qëndistarin e saj. Po si ka mundësi të bëhet pa shkrimtar ai libër që është shkruar në një shkronjë të vogël?! A ka mundësi të bëhet pa qëndistar ajo qëndisje që është qëndisur në një mijë qëndisje superiore?!
Njeriu në këtë jetë ka ardhur që të përparojë duke studiuar dhe duke u lutur. Sepse çdo gjë ka kontakt me dijen dhe themeli i cilësisë dhe drita e shpirti i secilit send qëndron mbi njohtimin e Krijuesit të vërtetë dhe themele kryesore e tyreve është t’i zësh besë All-llahut të Madhëruar.
Kush ka mund të gjejë All-llahun, ai nuk ka humbur asnjë send. Domethënë: Çfarë mund të humbasë ai që ka gjetur Atë?!. Kush e humb Atë, ai nuk mund të gjejë asnjësend, bile edhe sikur të gjejë, kokës së vet i ka gjetur belanë.
Kush pranon ekzistencën e All-llahut dhe i nënshtrohet Atij çdo gjë i nënshtrohet atij. Kush i kundërshton Atij, çdo gjë është armiku i tij.
Po qe se ke bërë ndonjë vepër që të të shpëtojë në jetën tjetër, atëherë mos i vlerëso gjërat që ke lenë në këtë jetë të përkohshme.
Kjo dynja është një bujtinë e përkohshme; njeriu në të pak do të qëndrojë. Në të ke obligim sa një mysafir me kohë pak të gjatë. Në këtë jetë të shkurtër njeriu është i detyruar t’i fitojë nevojat që i duhen në jetën e përjetshme.
Drita, përmbledhja dhe qëllimi kryesor i universit është jeta. Atëherë, Ai ne na ka dhënë jetën, të gjithë krijesat i ka krijuar.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>