Njeriu është i dobët, belatë dhe  telashet e tij janë shumë. është i varfër, por nevojat e tij janë shumë. është i pafuqishëm, por barra e jetës së tij është shumë e rëndë. Në se ai nuk mbështetet tek Fuqiploti i Madhërishëm, ndërgjegja e tij vazhdimisht e torturon atë,  hidhërimet e fatkeqësitë e ngulçisin  atë. Ato e bëjnë njeriun  të dehur apo egërsirë.

Pra njeriu është një mjeshtri antike dhe një krijesë elegante dhe naziqe e All-llahut xh.sh. Tek njeriu  duken të gjithë  shkëlqimet e Emrave të Bukur dhe qëndisjet e mrekullueshme të Allahut xh.sh..

Detyra kryesore e njeriut është të përsoset duke studiuar, të adhurojë duke u lutur Krijuesin e tij që e ka krijuar prej hiçi. Pra ai duhet të mendojë dhe të thojë vehtes: Me mëshirën e kujt po jetoj unë? Mëshira e kujt  po më edukon e po më  drejton mua? Kush është Ai bamirës që duke ma hequr nazen, po më ushqen? Pra,  këto sjellje e mirësi të bukura vetvehtes mund të garantojë vetëm një në njëmijë. Në këtë rast,  njeriu që është ngulçitur me mirësi, me dobësinë e varfërinë e tij duhet të falenderojë dhe t’i lutet All-llahut të Madhëruar.
 
Njeriu në këtë dynja ka ardhur që të përparojë duke studiuar dhe të lartësohet duke u lutur Atij që atë prej asgjëje e ka krijuar. Sepse njeriu vetëm duke studiuar mund të përparojë, mund të arrijë në vendin e duhur. Jo të marrë vetëm anën materiale  e të bëhet si shpendi që me një krah të  vetëm nuk mund të fluturojë, por ai duhet të studiojë materien së bashku me fenë, e të mësojë nga ka ardhur, për çfarë ka ardhur, kush e ka dërguar këtu dhe më në fund ku do të shkojë. Pak më parë thashë se duhet të studiojë por duhet  të dijë se  miniera e drita e të gjithë shkencave të vërteta është Njoftimi i All-llahut xh.sh.. E pas njoftimit, realizohet mirë dhe bëhet i palëkundur besimi.
 
Njeriu që është pajisur me vegla, shqisa të mrekullueshme.Ato nuk janë vetëm për këtë jetë të përkohshme. Ndoshta qëllimi kryesor i dhënies së tyre është për një jetë të paskajshme. Sepse, kur e krahasojmë me kafshët shohim se,  njeriu është i pasur me shqisa e vegla njëqind herë më shumë se kafsha, kur shohim kënaqësitë e tij ai bie njëqind herë më poshtë se kafsha. Për secilën shije që njeriu merr në këtë jetë, prej tyre ndien mijëra dhimbje. Dhimbjet e hidhërimet  e kohëve të kaluara dhe frikat e kohëve të ardhshme dhe humbja e shijeve ia prishin tërësisht rehatinë atij. Ndërsa kafsha nuk është kështu. Kafsha merr  shijet pa kurfarë dhimbje. Atë as e shqetësojnë dhimbjet e kohëve të kaluara, as ia prish rehatinë frika e kohërave që do të vijnë.
 
Kush i nënshtrohet cytjeve të shejtanit dhe  veseve të epshit, ai bie në vendin më të ulët. Kush i nënshtrohet urdhërave të Kur’anit famlartë, ai lartësohet lart  e më lart dhe bëhet një kalendar i bukur të universit.
 
Cilësia  më e bukur dhe pozita më e lartë e njeriut është mëshira e tij. Nëse ajo mëshirë nuk ka mundur të marrë nga besimi ushqimin, bëhet një fatkeqësi zjarr që zotin e tij e zhduk, e zbret dhe e bën më fatkeq se kafsha. Këtë e ndien shumë mirë një nënë e pakujdessshme që i vdes djali i vetëm.
 
Ndjeshmëria më e shijshme dhe më e ëmbël e njeriut është  dashuria. Kur njeriu e ushqen atë cilësi me besim dhe kur pratikon urdhërat e All-llahut, atëherë dashuria këtë njeri të vogël e zgjeron, e rritë dhe e bën një sulltan  të universit. Por po qe se në atë zemër hyn (ruajna Zot) kufri-mohimi, atëherë ajo bëhet një fatkeqësi dhe digjet si për vehten e tij edhe për fatkeqësitë e afërmëve të tij, që janë ndarë dhe do të ndahen për gjithmonë prej tij. Zemra e tij vazhdimisht  zhduket e copëtohet, por pakujdesia e tij ia zhdukë ndjeshmëritë e tij dhe  nuk lejon përkohësisht që të ndjejë dhimbje. Por për të është shumë  i keq çasti i fundit kur do t’i ndjejë menjëherë ato dhimbje. 
 
Me anën e muslimanizmit dhe zbatimit të kushteve që atij i urdhëron feja, njeriu mbanë një lidhje të fortë me të gjithë besimtarët. Për njeriun mes vëllezërve besimtarë këto janë një lidhje e fortë e pashkëputur. Në të vërtetë shkalla e parë të përsosmërisë dhe përparimit të  besimtarit është dashamirësia dhe vëllazërimi mes vëllezërve besimtarë.Këtë lidhje, këtë vëllëzërim të  njerëzve  kurrë nuk mund ta garantojë kombi pa fe.

Njeriu i mençur as nuk duhet të gëzohet për ato që ka fituar këtu dhe as nuk duhet të shqetësohet për ato që ka humbur këtu. Sepse dynjaja nuk qëndron në vend; edhe ajo bashkë njeriun ikën e shkon.
O njeri! Edhe ti je udhëtar.
Shih! Mëngjesi e pleqërisë ka lindur përmbi veshët e tu, më tepër  se gjysma e kokës sate është mbështjellë me qefin të bardhë. Në trupin tënd sëmundjet që kanë vendosur që të bëhen atdhetarë, janë lajmëtarët e vdekjes. Nga kjo pikëpamje kuptohet se mosha jote e përjetshme është para teje. Rehatia jote në tjetrën  jetë varet nga kontributet që ke bërë këtu

Sipërfaqje e mendjes dhe e logjikës së njeriut aq është e gjerë saqë  nuk konceptohet fare dhe është aq e ngushtë saqë  as gjilpëra nuk mund të zërë vend në të. Nganjëherë sillet brenda një grimce dhe burgoset në një pikë. Nganjëherë universin e merr në dorë dhe të gjithë botërat i merr në gostitje në dhomën e mendjes. Nganjëherë del jashtë kufirit  dhe lartësohet që ta shohë All-llahun xh.sh..
 
O njeri! Në qoftë se vetëm All-llahut i bëhesh rob, atëherë e fiton pozitën përmbi tërë qeniet. Po qe se nuk e adhuron Atë, atëherë bëhesh robi i krijesave të më të ulëta. Po qe se i beson egos, unit dhe aftësisë tënde e bëhesh mendjemadh dhe duke nënshtruar nuk i lutesh Atij, atëherë mirësia  dhe shpikjet e tua nuk mundin të arrijnë zogun e malit, bie e bëhesh më i dobët se merimanga. Për  të shkatërruar dhe për të rrëzuar bëhesh më i rëndë se kodra, më i keq se sëmundja e ngjitëse.

O njeri! Vehten mos e konsidero malli yt. Sepse  jetën  tënd ti nuk mund ta drejtosh, ajo punë është e rëndë; vehten nuk mund ta mbrosh nga vështirësitë, ti vetë nuk mund të përballosh nevojat e tua. Meqë është kështu mos u lodh kot, mos u torturo! Prona është e tjetërkujt. Ai All-llah për secilin send është i gjithëfuqishëm dhe Mëshirëplotë.  Pa kurrfarë dyshimi mbështetju fuqisë së Tij, braktisi vështirësitë, hidhe barrën nga shpina e shiko qefin tënd.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>