Nga të gjithë krijesat njeriu është më nevojtari për ushqimet e shumëllojëshme. Ai është një pasqyrë për të gjithë Emrat e bukura të All-llahut Madhëruar. Pra njeriu mbanë aq shqisa shpirtërore saqë me to mund t’i ekuilibrojë të gjithë arkat e mëshirës së All-llahut xh.sh. sepse Krijuesi atë ka krijuar si  një halife e tokës. Për  këtë arsye All-llahu atë e ka bërë nevojtar  të ushqimeve të panumërta materiale dhe shpirtërore. Sipas këtyre mirësive që All-llahu u ka dhënë njeriut dhe lartësimi i njeriut në këtë pozitë të lartë, kërkon edhe mirënjohjen dhe falenderimin e tij. Po qe se njeriu nuk bën detyrën e duhur ndaj Krijuesit të tij, atëherë ka bërë një krim të madh dhe meriton edhe torturë të madhe.
 
Njeriu është një botë e vogël edhe bota është një njeri i madh. Ky njeri i vogël është një ekzemplar i atij njeriut të madh. Shembujt që gjenden tek njeriu i vogël, patjetër do të gjenden edhe tek njeriu i madh. Lumenjtë janë shembujt të nervave, qimet të bimëve, kockat të gurëve; mishi i ngjan dheut dhe sa përqind ujë është njeriu  aq është edhe rruzulli tokësor. 
 
Esenca kryesore e llojit të njerëzve është se duke bërë garë njëri me tjetrin kontribuojnë të lartësohen. Se ai duhet të dijë që këtu ka ardhë të japë provimin, së pari duhet të dijë se çfarë është ai, pastaj ta forcojë besimin dhe të pratikojë urdhërat e Krijuesit të tij. Pastaj të meritojë lumturinë e përjetshme. Po nuk i bëri njeriu këto detyra, atëherë i shuhet mendja, i zhduket zemra dhe shndërrohet e bie  në  nivelin e kafshëve.              
 
      Në dukje ky njeri është si një grimcë e vogël, por ai që mban një shpirt; në kokën e tij ka mendjen,  në zemrën e tij ushqen aftësitë. Kjo botë atij i vjen ngushtë. Këto cilësi që mban ai, pra  shpirtin, mendjen dhe zemrën e tij mund ta ngopë e vetme jeta në botën tjetër. Në këtë jetë, nën hijen dhe për hatrin e njeriut ushqehen të gjithë qeniet tjera.
 
Nganjëherë me imagjinatë njeriun e sulmojnë dyshimet e manirat dhe i  thotë vehtes: “Edhe ti je si një kafshë si një insekt i thjeshtë. Edhe ti nuk ke vlerë më shumë se kafsha”. Për çfarë Allahu i Madh aq po interesohet për ty? Përballë kësaj pyetjeje ai duhet të mendojë kështu:

1-Megjithëse njeriu është shumë i dobët dhe i varfër, por  besimi i tij atë ka ngritur që të përballohet dhe të ngopet me mirësitë e panumërta  të All-llahut xh.sh.. Ai besim  e ka lartësuar njeriun nga jeta shtazore që të bëhet halife i rruzullit tokësor.

2- All-llahu i Madhëruar me fuqinë e Tij që koncepton çdo gjë, lutjet e njeriut i dëgjon, nevojat që ka ia plotëson dhe interesohet për to. Që t’i plotësojë nevojat e njeriut, All-llahun nuk e pengojnë drejtimet tjera që i bën në univers.  
        
O njeri! Po qe se ke besuar dhe e ke bërë kushtet e fesë, a e di  se ku shkon dhe ku të lartëson kjo vepra jote? Lumturia e kësaj dynjaje të njëmijë vjetëve nuk mund të krahasohet  vetëm  me një orë të kënaqësisë së xhennetit, ndërsa edhe lumturia e njëmijë vjetëve të xhennetit nuk mund të krahasohet  vetëm me një orë të kënaqësisë kur do të përballohemi me Mëshirën e Bukurinë e All-llahut të  Madhëruar. Pra mos i jep rëndësi, braktisi dashamirët figurantë, të mos mashtrojnë ata  ty. Se shijet e këtushme janë njëlloj hije e Emrave të Bukura të All-llahut. Kur t’i shikosh nga kjo pikëpamje nuk duhet  të të mashtrojnë ty dashamirët metaforikë. Se tërë graviteti dhe tërheqjet e shijeve dhe dashamirëve të kësaj dynjaje janë vetëm një shkëlqim i Emrave të bukura. Ndërsa ti po shkon te Dashamiri pahumbur, tek gostitja e  pasosur. Je i ftuar që të përjetosh lumturinë e xhennetit. Pra te dera e varrit mos shko duke qarë, por duke qeshur hyr në të. 
 
Shkurt, njeriu është krijuar për jetën e përjetshme. Shija më e lartë për të është ta dojë All-llahun dhe t’i studiojë, t’i mësojë. Këto cilësi  dhe detyra ia garantojnë njeriut lumturinë e përjetshme. 
 
Detyra më i madhe e njeriut  është të lajmërojë me gojë se All-llahu është patëmeta dhe t’i falenderojë Atij për mirësinë që Ai i ka dhënë. Duhet të falenderojë me gjuhën  e tij për mirësitë e kohëve të kaluara dhe për ato me të cilat do të përballet në kohën e ardhme. Pastaj duhet të falenderojë për mirësitë që duken në trupin e tij edhe për mirësitë që bëjnë dobi afërmit e tij. Pastaj njeriu duhet të lajmërojë edhe falenderimet duke pratikuar urdhërat e All-llahut,duke lajmëruar falenderimin për të gjithë krijesat e tjera tek All-llahu Mëshirëplotë.
 
Allahu e ka krijuar njeriun që t’i shpallë arkat e fshehta të All-llahut dhe të bëhet jehona e pasqyra e  emrave të bukura të All-llahut të Madhërueshëm. është një e vërtetë që prej amanetit të All-llahut kanë ikur toka e kodrat, pasi nuk kanë mundur të marrin përsipër. Për këtë  kanë mbetur të pafuqishëm. Njeriu, duke marrë atë amanet në shpinën e vet ka shndritur veten dhe është bërë një ekuilibër dhe një meterolog i funksioneve të All-llahut. Në këtë mënyrë është angazhuar me detyrën e madhe, me këtë ka mundësi të lartësohet, në të kundërt   mund të bjerë edhe nën nivelin e kafshëve.
 
O njeri që i konsideron pronë trupin e mallin tënd. Ato  nuk janë pronat e tua. Në dorën tënde ato janë nga një amanet. Ai që të ka dhënë ato amanete është Fuqiplotë dhe i Gjithëdijëshëm. Ai për t’i përjetsuar ato,  po do t’i blejë  ato  prej teje. Megjithëse  më parë Ai t’i ka dhënë ty ato amanete. 
 
     Njeriut nuk i ka mbetur te All-llahu  ndonjë e  drejtë  që nuk e ka marrë. Pra nuk ka si të  kërkojë ndonjë  të drejtë nga Ai. Përkundrazi, njeriu është i detyruar ta falenderojë  Atë. Sepse njeriu është pronë e Tij. Pronari e shpenzon ku të dojë pronën e   tij.

Vlera e njeriut besimtar lartësohet në gradën që ai ka përparuar me besim dhe në gradën që ka bërë  adhurim ndaj All-llahu xh.sh.. Në këtë mënyrë ai i shpall desenjet dhe shkëlqimet të Emrave  të Bukur të All-llahut xh.sh.. Ndërsa vlera e ateistit është në vlerën e mishit dhe të eshtrave që ai  mbanë në këtë jetë  të  përkohshme. Nëse  njeriu e shikon secilin send, si një art të mrekullueshëm të All-llahut, atëherë ka bërë  detyrën e duhur. Në se  e shikon me pikëpamjen e filozofisë materialiste, vetëm për vlerën e tyre të dukjes  së jashtme, atëherë secili send atij i duket i zi dhe pa vlerë .    

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>