Kush beson për vehten e tij se  është krijesa e  All-llahut dhe i përulet urdhërave të Tij, Ai beson se të gjithë krijesat janë në favor tij. Kush nuk e njeh Atë dhe i kundërshton Atij, të gjithë krijesat janë kundër tij. Po si bëhet njeriu malli i All-llahut? Kur nuk i adhuron krijesat dhe e di se secili send Atij do t’i kthehet, atëherë ai jeton për All-llah xh.sh..
 
Sikurse një ditë që do të dalim nga kjo shtëpi, edhe nga ky qyteti do të dalim. Do të vijë dita që edhe nga kjo botë e përkohshme do të dalim. Në këtë rast duhet të mundohemi që të dalim me nder e me faqe të bardhë. Kur ta sakrifikojmë trupin tek Krijuesi ynë, atëherë do të shpërblehemi  me një shpërblim të madh. Nëse nuk e sakrifikojmë, atëherë jeta ynë shkon kot. Pra, meqë trupi ynë prej Tij ka ardhur, s’ka tjetër rrugë, prap tek Ai do të kthehet.
   
Dielli i kësaj dynjaje që është gjallëria-jeta. Pasi të shkatërohet dynjaja, me mëngjesin e ringjalljes do të lindë për të përjetuar jetën e  përjetshme. Pastaj, xhinnët dhe njerëzit, një pjesë do të shkojnë për të përjetuar lumturinë e përjetshme, një pjesë tjetër do të përballohen me ndëshkimin e merituar të dënimin të paskajshëm.
 
Or ti injorant i paditur që krijimin e çështjeve ua jep shkaqeve! Ti që ato i konsideron pronarë të vetvetes! Ata nuk janë krijues, por janë vetëm nga një sebep. Pronari vërtetë është pas tyre, Ai është Fuqiplotë dhe i Pambarim. Prej së largu komandon dhe kryen punë. Shkaqet janë detyruar që të bëhen lajmëtarë për punët e All-llahut. Domethënë shkaqet janë si sekretarët e kryetarëve të shtetit; ato kryejnë punët që vijnë nga vendi i lartë. Sepse  nderi e sedra e All-llahut bën të nevojshme që të refuzohen partnerët.

NJERIU DHE DETYRAT E TIJ KRYESORE
 
Njeriu, megjithëse i nevojitet gjërave të panumërta, kapitali i tij është afër zeros… Megjithëse përballohet me fatkeqësi të panumërta aftësia e tij për t’u  mbrojtur prap është afër zeros…Aftësinë dhe kapitalin  e ka aq  të shkurtër sa i arrin dora e tij. Por dëshirat e imagjinatat e dhimbjet e tij,  shkojnë deri ku i arrin  syri dhe imagjinata e tij. Ky shpirti i njeriut që është aq i dobët dhe i varfër dhe  i paaftë, saqë ka shumë nevojë të mbështetet tek All-llahu Fuqiplotë dhe të adhurojë Atë. A e dini  se sa fitim dhe mirësi e madhe është kjo mbështetje për njeriun? Vetëm ai që është tërësisht i verbër nuk mund ta shohë këtë. 
 
Njeriu i përngjanë një bërthame në të cilën, bërthamës nga Kaderi i All-llahut, është vendosur shqisa shpirtërore dhe një program i hollë dhe i vlefshëm, që të punojë nën tokë dhe me gjuhën e kapacitetit  dhe aftësisë së tij të kërkojë nga Krijuesi që të dalë nga ai vend i ngushtë në botën e ajrit që të bëhet një dru frutor. Njësoj edhe njeriu është të tillë. Ai në këtë jetë kur i mbështet urdhërave të Krijuesit, lulëzon, e në jetën tjetër shkon me shpresë që të fitojë lumturinë e një jetës së përjetshme.????????
 
Njeriu së pari e do vehten, pastaj afërmit e tij, popullin, gjallesat e vazhdon e do botën dhe universin. Ai në gjithë këto rrathë ka lidhje. Me shijet e tyre shijohet edhe me dhimbjet e tyre mund të shqetësohet. Ndërsa në këtë botë të stuhishme, ngaqë asnjë send nuk qëndron në vend, zemra e njeriut pafat shqetësohet vazhdimisht. Një send që ngjitet me dorë duke u  larguar prej njeriut ia copton dorën, ndoshta ia shkëput atë. Me këto masa duket se njeriu duke iu ngjitur sendeve po jeton shumë ndëshkime.
 
A nuk e merrni me mend se çfarë vlere ka ky njeri i vogël që kjo dynja e madhe të shkatërrohet për të dhënë ai llogarinë e jetës. dhe për të të hapet dera e një jete tjetër?! Sepse, megjithëse ky njeri, është i vogël, por në krijimin e tij mban një aftësi aq të gjerë saqë e ka lartësuar atë dhe e ka bërë një kryepunëtor të kësaj dynjaje dhe ai është angazhuar me adhurime të përgjithëshme. Për këtë arsye ky njeri i vogël mban rëndësi të madhe.
 
Meqë është kështu, që të shpëtojë nga ndëshkimet njeriu duhet të mbledhë tërë dashamirësinë dhe t’ia japë Zotit  të vet. Këto dashamërësi artificiale, tëpafundme që mban njeriu, i takojnë një të  Përsosurit dhe një  Bukurit të Pambarim. Këto Atij i takojnë. Kur ia jep Zotit të vet, atëherë secilin send në emër të Tij mund ta dojë. E kuptuat se këto dashamirësi që mban njeriu, drejtpërsëdrejti nuk duhet t’i shpenzojë nëpër gjëra kalimtare. Përkundrazi, dashamirësia që është një shqisë superiore, rrëzohet e bie në një ndëshkim që s’tregohet.   
 
Njeriu është një frut i universit dhe i  një dashamiri me naza, i Zotit të universit. All-llahu me Miraxhin e Profetit a.s.m.  ia ka sqaruar xhindëve dhe njerëzve se atyre u ka sjellë sihariqin më të madh.
Ja pra, njeriu është një krijesë e vogël, një kafshë e dobët, por e vetëdijshme. Pra njeriun, këtë frut të universit, All-llahu e ka lartësuar aq shumë, saqë atij i ka dhënë një pozitë përmbi të gjithë krijesat. Ai që mbanë logjikë të shëndoshë dhe mendon, nuk duhet ta humbë këtë pozitë të pashoqe.    
 
         Nga tërë krijesat, njeriu ka pozitën e sedrën më të lartë. Vullneti i tij është i gjerë. Me shpikjet e kontributet që bën njeriu nuk mund të arrijë në vendin e duhur. Bile edhe me vullnetin e tij që sqarohen qartë tek ai, si ngrënia, të folurit, mendimi. Pra  edhe në këto 1% e ka në dorë njeriu, të tjerat janë të All-llahut.  Vetëm se nuk duhet të harrojmë se prej nesh All-llahu kërkon që ta përdorim atë vullnetin e vogël në rrugën që ka urdhëruar All-llahu xh.sh.. 

Njeriu në dukje është i përkohshëm, por ai është krijuar për jetën e paskajshme. Ai është pasqyrë e një personaliteti  të pafillimtë  dhe është detyruar që të punojë për frutat e përjetshme. Njeriut i  është dhënë një formë e tillë që të bëhet jehonë për shkëlqimet e dezenjot e një Personi  të Pafillimtë dhe të Pambarimtë. Në këtë mënyrë, për të kryer detyrën që i takon, ky njeri me tërë shqisat e ndërgjegjen e tij duhet të mundohet që t’i përulet urdhërave të Krijuesit të Madhëruar.

Njeriu është fruti dhe rezultati i fundit të krijesave.  Me anën e të vërtetave të Profetit Hz. Muhammedit a.s.m. është bërthama themelore dhe  argumenti më i madh i Kur’anit të universit dhe mysafiri-miku më i ndershëm të pallatit të universit dhe në atë pallat, ai është kryetari pashoq. Ai është ministër që të sundojë qeniet e gjalla dhe krijesat e tjera. Ai është një drejtor që mbanë përgjegjësinë e shumë sendeve dhe kryetari i rruzullit tokësor. Megjithëse është shumë i dobët dhe i varfër dhe për shumë sende është nevojtar, atë e sulmojnë armiq  të panumërt. Nga kjo botë shkon  i uritur, sepse atë  nuk mund ta ngopin shijet e përkohshme të kësaj jete.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>