Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Ky universi dhe ky rruzull tokësor është si një fabrikë që vazhdimisht punon dhe është si një han-bujtinë në të cilin vazhdimisht hyjnë e dalin. Kurse nëpër vendet në të cilat hyjnë e dalin shumë vetë, aty bëhen shumë mbeturina, plehra e pisllëqe. Në qoftë se në të sundon pakujdesia aty nuk jetohet fare. Ndërsa kur e hedhim shikimin fabrikës së universit dhe bujtinës së rruzullit tokësor, atë e shohim aq e të pastër, pa të ndyra dhe pa shkallime sa s’tregohet. Bile edhe në bjeshkë nuk mundëm të hasim në të ngordhura të egërsirave. Pak me pluhur të bëhet, një frymë e një shi i pastrojnë e bëhet i pastër.
Domethënë Zoti i kësaj fabrike të madhe po kujdeset e po e pastron si një dhomë të vogël. Një njeri po qese nuk lahet një muaj, nuk mundesh t’i afërohesh pranë nga era e tij. Domethënë për pastërtinë e këtij pallati shumë po kujdeset Zoti i tij. Po që se Zoti i tij, pra All-llahu xh.sh.nuk kujdeset për të, ai për një vit merr një formë që nga pisllëqet e tij tërë gjallesat do të gulçiten në të.
Në univers nuk ka vend për ortak Sepse ortakët dojn të sundojnë e të thonë njëri jo e tjetri po. Kjo tregon se All-llahu nuk ka ortak, për këtë në çdo send duket qartë një rregull një sistem. Pra kjo gjendje e refuzon ortakrinë.
Po qe se në një punë përzihen dy-tre vetë, ajo ngatërrohet. Sikur në një fshat të ishin dy kryepleq, në një shtet dy kryetarë, do të kishte ngatërresa; njëri thotë kështu, tjetri kundërshton e prishet. Këto shembuj dhe argumente janë të mjaftueshëm për Njësimin e All-llahut të Madhëruar që nuk ka ortak.
Nga çdo anë që të shikosh duket që ky univers është mjeshtëria e Njërit. Universi duket si një qytet i përsosur, si një pallat madhështor, si një libër i personifikuar. \Çdo fjalë, çdo gërmë dhe çdo pikë i këtij universi është si një Kur’an i mrekullueshëm.Kjo tregon se Atë Njëri e ka krijuar. Llamba e atij pallati një. Hëna si qiri është Një. Kuzhinieri si zjarr që ia pjek ushqimet një; pra dielli një. Ujitësi një. Një, një e vazhdojnë deri në njëmijë njëshat. Këto shenja ne na tregojnë se ato vetëm Njëri i ka krijuar. Pra këto njëshat vazhdojnë deri në përjetësi.
Universi është një dru frutor ku elementet janë degët e tij; bimët- fletët e tij; kafshët- lulet e tij; njerëzit-frutat e tij. Nga këto fruta më i shndritshmi, më i bukuri. më i ndershmi, kryetari i Profetëve dhe i Dërguarëve, i pari njerëzve të devotshëm dhe i dashuri i Allahut është Hz. Muhammedi a.s.m.
Sikurse ky univers me të gjithë qeniet është një argument që tregon për Mjeshtrin e Tij të pashoq, njësoj edhe funksionet e Krijuesit të Gjithëdijëshmit tregojnë për ekzistencën e një jete të pambarim.
Ky libër madhështor i universit na mëson ne për ekzistencën e një All-llahu të vetëm, dhe është një dëshmi dhe argument i fortë për funksionet e Emrave të Tij të bukur, i lartmadhërueshëm, i bukur dhe argumentues për Përsosshmërinë e Tij pa mangësi. Siç një punë e mirë tregon për punën e një eksperti në të, edhe përsosmëria e një çështjeje çfaredo tregon përsosmërinë e mjeshtrit të tij.
Ai është Ringjallës: çdo send duke ringjallur ne na ka krijuar. Ai është i Urtë: çdo send duke shndritur në vendin e duhur ka krijuar dhe e ka vendosur në vendin e duhur. Ai është Mëshirëplotë: me Mëshirën e Tij të gjithë qeniet i edukon. Ai është I Furnizues: të gjithë qeniet i ushqen. Dhe vazhdon më tej…
Po qe se ekzistencën e një qelize të vetme ia atribuojmë qelizës, atëherë asaj qelize duhet t’ia atribuojmë tërë veprat që funksionojnë në univers. Domethënë të gjithë shkaqet duhet të ndihmojnë qelizën që të kryejë detyrën që i takon. Kur as një krahu i mize nuk mund të hyjnë në qelizë, si mund ta sundojë qeliza vehten si një hyjni?!
Atëherë, imagjinata e natyralistëve që thonë natyra ka krijuar është e pakuptimtë. Ndërkaq natyra nuk është Krijues por një art, një krijesë. Ajo është një qëndisje, nuk është qëndistare. është ligj, nuk është ligjëvënës. është gjykim, gjykues nuk është. është një perde që të mbrojë nderin e serdën e Krijuesit, Krijues nuk është. është një vepër, punëtor nuk është.
Ja pra, ata që çdo gjë e kërkojnë në materie, atyre mendja u ka rë në sy. Kurse syri është i verbër ndaj gjërave shpirtërore.
Ja pra sedra dhe nderi i All-llahut e do shkaqet që të bëhen perde ndaj mendjes së njerëzve. Por Njësia e All-llahut e don ato të tërhiqen nga ndikimi i vërtetë.
Çdo send, veçanërisht krijesat e gjalla janë nga një fjalë me kuptim të plotë. Ato janë nga një letër, nga një ode i Krijuesit Edukator, janë nga një lajmëtar i Hyjnisë. Atyre i soset detyra kur i lexojnë ato krijesat e vetëdijëshme. Kur i soset detyra e shpalljes së kuptimit të tyre ndaj soditësëve, humbet vlera e materies së tyre. Këto mjeshtëri të holla nuk janë vetëm tek krijesat e gjalla. Edhe tjera sende janë mrekulli që njeriu ato nuk mund t’i krijojë. Qëllimi më i madh i krijimit të tyreve është njerëzit të sodisin Mjeshtërin e tyre. Pastaj edhe njëherë vlerësohen kur ato i sodisin edhe vetëdijëshmit.
Një krijesë, pasi tërhiqet e shkon nga kjo botë, në dukje humbet. Por kuptimi i saj është fotografuar me sy, mbetet në mbrojtjen e logjikës së njerëzve dhe jeton vazhdimësinë. Domethënë ka humbur një trup të materies, por ka mbetur shpirtërisht në logjikën e njerëzve.
Ne në shpellën e këtij rruzulli po bëjmë dobi. Prej tij po garantojmë ngrëniet, pijet, veshmbathjet dhe nevoja të tjera. Këto sende pa para i sigurojmë; pa kurfarë shpërblimi po marrim nga thesaret e All-llahut. Si do të ishte bërë halli ynë po t’i kishim krijuar këto sende vetë, me shkaqet që janë në këtë botë? Çfarë thoni për sa kohë dhe sa na kishte kushtuar krijimi i një shege të vetme. Sepse ajo shegë ka lidhje me tërë krijesat tjera, të mjafton ta mendosh vetëm diellin. A kishim mundur ta prodhojmë atë për një kohë të shkurtër si po i krijon All-llahu. Shega ne po na thotë: Shihni këto cilësi që mbaj unë: Nga kjo hijeshi, rregullsi, mjeshtri, erë, shije dhe bukuri, duhet të kuptoni se Mjeshtri im më ka krijuar pa hasur fare në ndonjë vështirësi.
Një fjalë që është shkruajtur nuk është e tjetërkujt, por është i atij që e ka shkruajtur germat e saj. Kush është shkrimtari i një faqeje sigurisht është edhe shkrimtari i radhëve së këtij shkrimi. Kush ka krijuar buburecën, Ai ka krijuar edhe të gjithë kafshët e tjera. Këtu kuptohet se çdo send që është në rruzullin tokësor nuk ka mundur ta krijojë dikush tjetër përveç All-llahut xh.sh..
Qeniet me ekzistencën e tyre tregojnë se patjetër është një All-llah; njësoj edhe vdekja e një qeniejeje jep shenjë për ardhjen e fisit të tyre. Këto ne na tregojnë se është një All-llah që është i Pafillimtë dhe i Pambarimtë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>