Nuk duhet të harrojmë kurrë se që të shkojë në jetën tjetër i pastër pa gjynahe, besimtari  i vuan këtu tërë dënimet e mëkateve që ka bërë në këtë jetë, kurse qafiri-ateisti i merr këtu të gjithë shpërblimet e punëve të mira që ka bërë në këtë jetë. 
        
Detyra parësore e njeriut është t’i ndihmojë vëllezërve. Siç është  e detyrueshme që çdo udhëtari t’i japësh nga  një biletë, njësoj edhe udhëtarëve të përjetshëm patjetër duhet t’u ndihmosh që të garantojnë një dritë-besim dhe kjo  është një detyrë nuk barazpeshohet me asnjë detyrë tjetër.

Meqë një fshat pa një kryeplak nuk bëhet, edhe një gjilpërë pa mjeshtër nuk bëhet. Një shkronjë pa shkruesin e saj nuk shkruhet, po si po bëhet ky univers i përsosur të bëhet pa një mjeshtër e gjykatës?!.
 
Pra, a ka mundësi të mos meritojnë falenderim gjithë këto mirësi të All-llahut xh.sh. dhe të hyjmë në varr e më të mos ngrihemi për të dhënë llogarinë e jetës sonë.

Meqë është kështu, përgatituni do të shkoni në një atdhe tjetër dhe të përjetshëm. Ai atdhe është i tillë që ky atdheu e këtushëm pranë tij është një burg e zëndan.
 
 Domethënë në këtë vendin e provimit njerëzit nuk kanë ardhur kot. Ata ose do të përballen me lumturinë nëpër vila të xhennetit ose do të ndëshkohen nëpër burgje të ashpër të xhehennemit.
 
Këtu kemi ardhur për të punuar, domethënë këtu do të kontribuojmë e në jetën tjetër do të shpërblehemi, Mos dyshoni se në jetën tjetër do të  arrijmë  lumturinë e xhennetit sipas veprës që kemi bërë këtu.
 
Kush i beson dhe i nënshtrohet ligjeve të All-llahut në këtë jetë edhe po të jetë nëpër burgje është fatbardhë. Kush nuk i beson Atij dhe e harron Atë, edhe po të jetë nëpër vila është në burg dhe është fatzi.
 
     Kush i garanton dituritë shpirtërore të besimit, ai duhet të bëjë edhe vepra të mira që janë urdhëruar nga All-llahu xh.sh. Nëse dikush pyet:“Kujt i thuhet vepër e mirë?” Padyshim : “Të mbrohesh shpirtërisht e materialisht nga haqet e huaja dhe t’i zbatosh fije për fije urdhërat e All-llahut xh.sh..”.
 
Janë të nevojshme dituritë që merren nga shtetet e huaja jo myslimane, në qoftë se janë shkak për të përparuar teknikisht. Po nëse janë shkaku i orgjisë dhe dëfrimeve s’janë të  nevojshme sepse ato ashpër na dëmtojnë.
 
A ka mundësi që mbreti të mos shpërblejë ata që i nënshtrohen atij dhe të mos dënojë kundërshtarët e tij. Që mbreti të bëjë detyrën ndaj tyre, atëherë në anën e djathtë të tij duhet të qëndrojë mëshira dhe në të majtën hidhërimi dhe edukimi. Vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdojë sundimi i tij.

     Pra, shpërblimi del nga mëshira  dhe dënimi nga hidhërimi. Ne po shohim se nga kjo botë mizorët po ikën pa iu dhënë  hakun e shtypurit.  Edhe i dobëti pa marrë hakun nga i forti. Të dy po ikin  të barabartë nga kjo botë, atëherë hakmarjet po mbesin për jetën tjetër.       
 
ÇFARË FUNKSIONI KA NJERIU DHE ALL-LLAHU XH.SH. NË KRIJIMIN E UNIVERSIT
 
Në sipërfaqen e botës janë të pafundme qëndisjet syperiore, ekspozitat e mrekullueshme, bukuritë e përsosura e të pakonceptuara të All-llahut Madhërishëm  që i mahnisin njerëzit  duke i soditur. Nga kjo soditësit e vetëdijëshëm duhet t’i jenë mirënjohës Krijuesit dhe të ulin kokën në sexhde. Kjo  detyrë i takon vetëm njeriut.
 
Megjithëse njeriu është një krijesë injorante, atij i është dhënë një aftësi që ka merituar që të bëhet ekzemplar i universit. Sepse ky njeri është duke mbajtur një amanet   me të cilin mund të hapë shumë arka të fshehta dhe se  forcat e njeriut nuk janë të kufizuara. Nëse ai e përdor mendjen, mund ta kuptojë Madhërinë e Pambarim të All-llahut xh.sh.
 
Dallimi i mjeshtrisë së njeriut dhe Krijuesit Madhështor është se  njeriu mund të duket pas artit e mjeshtrisë së tij, kurse ndërmjet All-llahut dhe krijesave e Tij janë  shtatëdhjetë mijë perde. Ato nuk mund t’i shohë çdokush ngaqë janë mbuluar me një pëlhurë të zezë. Por për njeriun e zgjuar ajo perde shndërrohet e bëhet e shndritshme dhe sheh Krijuesin nëpërmjet krijesave që Ai ka krijuar.
 
Të gjithë sendet në univers janë në një formë të tillë sikur e shikojnë njëri-tjetrin, i ndihmojnë njëri-tjetrin, ia zgjasin dorën njëri-tjetrit.  Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë  të gjithë i plotësojnë detyrat e tyre. Kjo pamje është aq saktë si dy herë dy bëjnë katër. Pra kjo ne na tregon se secili send nënshtrohet Mjeshtrit të këtij universi, punon për llogarinë e Tij; secili send me fuqinë e Tij sillet dhe me ndihmën e Tij i ndihmon njëri-tjetrit. Secilin send në këtë sistem i ka rregulluar vetëm mëshira e All-llahut të Madhërishëm. Por këtë mund ta shohë vetëm besimdrejti.
 
Në secilin send shumë argumente mund të vërtetojnë njësimin e All-llahut xh.sh.. Ja pra, prej shumë sendeve të krijosh një send, prej një sendi shumë sende, vetëm All-llahu xh.sh.mund të krijojë (prej një uji shumë gjallesa, prej një shumë lloje gjellësh mishin, vetëm Ai i krijon) Pra kush nuk i beson një All-llahut të vetëm ai në sasinë e krijesave, do të detyrohet të pranojë hyjnitë.
 
Në këtë univers, përveç disa njerëzve, secili send krijimin e tij ia jep Mjeshtit të vet, çdo art tregon për Atë që e ka krijuar atë, çdo punë e vërteton se ekziston një Punëtor që e ka bërë atë. Në univers çdo emër tregon se vetvetiu nuk ka dalë në shesh. Domethënë çdo send që ekziston është një argument për Njërin që e ka krijuar atë dhe ai art është një dritare për të parë e për ta njohur Madhërinë e Allahut.
 
Një çështje që është në radhën e gjallesave, ai është një mostër, një model i vogël i Universit, një bërthamë, një frut në rruzullin tokësor; është një ekzemplar i vogël që tregon për Mjeshtrin e tij. Sepse kush ka krijuar frutin, sigurisht edhe drurin e tij, ai ka krijuar. Pasi është kështu, atëherë çdo vepër është argument për veprimtarinë e tij.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>