Nuk krijojnë armiqësi ndaj grupeve të tjera. Jetojnë vetëm me dashamirësinë e idesë së tyre. Ata e dinë parimin se secili ka drejtë të thotë: “Profesia ime është e drejtë”. Apo: “E imja është më  e mirë”. Ndërkaq, asnjëri nuk ka drejtë të thotë se: “Vetëm  e imja është e drejtë.” Ata nuk jetojnë vetëm për jetën e tyre, ndoshta jetojnë për xhemaatin e tyre
               
Gjithnjë puna e tyre ua vërteton fjalët e tyre. Ata kanë si parim që atë çfarë flasin duhet ta përjetojnë, çfarë përjetojnë atë duhet edhe të flasin. Sepse e dinë parimin: “Ne qoftë  se me vepra ne e përjetojmë përsosshmërinë e moralit të fesë islame, atëherë edhe antarët e tjera feve hyjnë grupe- grupe në fenë islame. Ndoshta ndonjë shtet apo kontinent i  dorëzohet totalisht fesë Islame.”
                   
Ata jo numrit, por padyshim cilësisë  i japin rëndësi,. Ata e dinë se: “ Kënaqësia e All-llahut dhe sinqeriteti nuk fitohet me shumicën njerëzve. Ngaqë suksesi është një  detyrë e All-llahut, nuk kërkohet, ndoshta ndonjëherë u jepet. E dinë edhe se numri i njerëzve nuk ka fort rëndësi. Nganjëherë për të fituar kënaqësinë e All-llahut udhëzimi vetëm njërit, vlen aq sa udhëzimi i  njëmijë të tjerëve”.
                   
Nuk u  japin vlerë personave, por personalitetit shpirtëror, që del nga gjithë xhemaati. Sepse është koha e komuniteteve. Sot forca qëndron tek xhemaati. Ku ka xhemaat e grupe, aty ka edhe forcë sepse forca shpirtin e ka marrë  nga xhemaati. Sado i fortë të jetë individi, ai  bie i mundur forcës së  grupit.
                   
Nxënësit e Risale-i Nurit janë në rrugë të drejtë. Asnjëherë nuk anojnë nga e kundërta. Dhe thonë: “Detyra jonë është të ecim në rrugën e drejtë, jo të shtrembër”. Sipas kënaqësisë së All-llahut përpiqen vetëm t’i shërbejnë besimit. Dhe duke ecur në rrugën e mesme, me durim bëjnë detyrat e shërbimet. Me këtë veti të tyre ata janë edhe rojtarët e forcës së qeverisë që e pengojnë anarkinë. Ata kurrë nuk bëjnë ndonjë ngatërresë sepse në zemër kanë frikën e All-llahut xh.sh..

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27