Ata nuk vrapojnë pas rehatisë së dynjasë. Këtë e bëjnë që t’i kundërvihen dëshirave të këqia, veseve dhe  të shtytjeve të shejtanit. Janë në humbje ata njerëz që adhurojnë vetëm shijet e dynjasë duke mos menduar fare se një ditë do të vdesin. Ndërsa këta vëllezër punojnë për këtë jetë më tepër se ata që adhurojnë këtë dynja, por e konsiderojnë arë të ahiretit. Për  të sakrifikuar shijet e këtushme marrin shembull Autorin sepse udhëheqësi i  tyre për hatrin e shërbimit të besimit të njerëzve ka vuajtur nëpër  burgje e  internime dhe ka qenë gati ta sakrifiqoje edhe shpirtin kur ka qenë nevoja.
                   
Janë sjellshëm nuk bëjnë debate me grupe të tjera fetare, sepse ata  i mbështeten fjalës së  Autorit që thotë: “Or vëllëzër kujdesuni shumë! Mosni, mosni, mos bëni grindje me hoxhallarë!. Brenda mundësisë para tyre paraqituni me paqe.” Dhe e dinë se njerëzit pa fe përfitojnë nga grindjet që muslimanët bëjnë mes vetes dhe për besimtarët ky është dëm i madh.
                   
 Nuk kundërshtojnë fare  librave dijetarëve të tjerë. Bile i lexojnë edhe ato, por nuk kanë kohë se sot janë shtuar nevojat. Shumica e njerëzve punojnë për të plotsuar nevojat parësore. Për këtë që po përballohemi me kritikë, Autori i atyre shkruan: “Kurrë e asnjëherë ne nuk jemi kundëra librave të dijetarëve  të tjerë të fesë Islame. Sepse Imami Gazaliu Hyxhxhetul Islami është edhe autori i nxënësve të Nurit. Ai mua më ka lidhur me Hz. Aliun. Pra jo të mos pëlqejmë atë, por me tërë fuqinë të ecim në rrugën e atyre që kanë shpenzuar jetën duke iu  kundërvënë sulmeve të atyre që kanë devijuar.
                   
 Qëllimi i tyre është shërbimi, rezultatin ia lënë Allahut. Kur e bëjnë detyrën e tyre, nuk i përzihen detyrës së All-llahut. Këshillojnë, ligjerojnë, por nuk detyrojnë të dëgjojnë. Thonë: Udhëzimi është i All-llahut. Nuk qëndrojnë mbi ato sende që nuk janë të detyruar. E bëjnë me sinqeritet detyrën dhe  qëndrojnë me shpresë. Nuk mundohen të provojnë All-llahun  a po ia  pranon lutjet, apo përse nuk ia pranon ato. Ata e dinë se qëllimi dhe  fruti i lutjes është jeta e ahiretit.
                   
 Kur i shërbejnë fesë nuk japin pjesë unit të tyre. Ata detyrën e tyre e dinë se: “Në këtë kohë dhe në këto vende që të forcohet besimi i komunitetit, njerëzit së pari duhet të forcojnë besimin e vet. Besimi forcohet kështu, kur për interesa të kësaj dynjaje asnjë të vërtetë  të fesë, për asnjë send  të mos  e sakrifikojnë; të mos nxjerrin pjesë unit, të mos shërbejnë për ndonjë interes. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet sukses. Vetëm në këtë mënyrë mund të binden ata që kanë dyshim për këtë.” 
                   
I mbështeten sinqeritetit përkundrejt konkurencës dhe gabimeve të tjerëve. Ata e dinë shumë mirë se: “Nuk ka ndonjë njeri që është pa gabime e pa konkurencë. Duke  e ditur se po jetojmë në një kohë shumë të rrezikshme dhe të vështirë nuk duhet të anojnë  sadopak, por të jenë të qëndrueshëm  që të vazhdojnë rrugën me sinqeritet dhe pa kurrfarë dembelizmi.
                   
 Ata shërbimin në Risale-i Nur e dinë si një detyrë kryesore. Në këtë kohë t’u shërbesh të vërtetave të besimit është në radhën e parë, çështjet e tjera të fesë Islame  janë në rradhë të dytë, të tretë apo të n katërt... Pra ata e dinë se shërbimi në Risale-i Nur dhe të vërtetave të besimit është detyra e parë dhe qëllimi kryesor.
                   
 I përballojnë me durim vështirësitë që ndodhin duke shërbyer  sepse ata e dinë me këto kushte të rënda kur i shërben fesë çdo orë vlenë sa njëzet orë adhurimi. Atë orë kur e harxhon që të shërbesh besimit vlenë sa njëqind orë, për këtë me durim mundohen të përparojnë.
                   
    Ata nuk largohen prej shërbimit që të plotësojnë nevojat tjera dhe të mbrohen nga dëmet materiale, sepse janë të bindur se shërbimi i Risale-i Nurit është përmbi tërë punëve tjera dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në të. E dinë se në këtë kohë është ligështuar shumë besimi.Për të hyrë në dhomën e muslimanizmit besimi është kushti i parë. Për  punët më të mëdha të kësaj dynjaje nuk  braktisin shërbimin që të mbrohen nga dëmet.
                       
     Për shërbimin e Risaleve angazhohen fuqimisht, por  për ndonjë përfitim tjetër tërhiqen. Pra janë sy ngopur. Kur është koha e adhurimit e tregojnë vehten. Po kështu vlerësojnë edhe shërbimin  duke ditur se në këtë kohë shumë ka nevojë për këtë shërbim. Kjo padyshim është përsosmëri, pasi kur shumëkush  vrapon pas interesave materiale, ata tërhiqen, ndërsa  ku ka shërbime e dalin në ballë. Këto vepra  e kanë forcuar shumë besimin e tyre. 
                            
Janë të  lidhur në mënyrë të palëkundur me idenë e tyre. Besojnë se këtë shërbim janë duke  e bërë me ndihmën e All-llahut madhëruar. Janë të bindur dhe besojnë plotësisht se janë duke bërë një detyrë shumë të vlefshme dhe  se ky është një shërbim  për të cilin ka nevojë çdo besimtar. Secili pajtohet me atë që i ka rënë në pjesë. Asnjëri nuk mundohet dhe nuk  i lakmohet punës së vëllait tjetër.
Janë të zgjuar dhe tepër të kujdesshëm ndaj stuhive shpirtërore dhe atyre të dukshme, që vijnë nga intrigat e armiqve të fesë.  Sepse ato mund të vijnë nga çdo anë.
                   
Këto vepra në Turqi janë gjykuar1500 herë. Megjithatë, këta nxënës janë  trima nuk e fshehin shërbimin që bëjnë  se e dinë se xhenneti nuk është i lirë. Për ta fituar atë duhet punë; veçanërisht sot duhet sakrificë. Njësoj edhe xhehennemi nuk është krijuar kot. Në shumë e raste kur e shohim mizorinë e ndonjë despoti, themi: “Këtë vetëm xhehennemi e lan!”.
                   
Kujdesen së tepërmi që të mos shikojnë në haram.  Sepse sot armiqtë i kanë zhveshë shumë femrat muslimane. Pas besimit, kushti i parë sot është të mbrohesh nga haramet, pastaj vjen urdhëri farz për të bërë ato që ka urdhëruar All-llahu. Pastaj kush shikon në haram, në femrën gjysëm lakuriqe bëhet shkak që të futet  në sëmundjen e harresës, harron çdo gjë. Për këtë ata ecin të kujdesshëm nëpër rrugë.
                   
Janë të kujdesshëm, nuk paraqesin mendimet personale. Për çdo punë mbështetin urdhërave të All-llahut që thotë: “Kuvendoni!”. Dhe për çdo punë mblidhen kuvendojnë dhe pastaj  japin gjykimin.
                   
Ata e dinë se janë të detyruar, së pari ta shpëtojnë dhe të forcojnë besimin e tyre, pastaj të shpëtojnë  të mbrojnë edhe besimin e tjerëve. Këtë e kanë detyrë për vehten e tyre. Interesohen edhe për shokët se çfarë bëjnë, me kë shoqërohen dhe  bëjnë kujdes që të mos shoqërohen me ndonjë shok të keq .
                   
Kurrë nuk i braktisin tubimet ku lexohet Risale-i Nur. Verë, dimër, netëve  të gjata apo  të shkurtëra, të lodhur, apo të çlodhur, nuk dembelosen që të mos shkojnë në tubime. Ngaqë këto mësime janë mësimet e besimit, nuk kanë qëllim që t’u krenohen të tjerëve, u mjafton t’ia shtojnë vlerat vetes.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>