Ato së tepërmi mbrohen që të mos bëhen perde ndaj Risale-i Nuri. Atë janë bindur se Risale-i Nuri është malli i Kur’anit. Për këtë vehten e dinë si një shërbitorë i Kur’nit, një lajmërues plot  me mangësi.
                   
Vehten e përulin, vëllëzërit i përkrahin. Vazhdimisht anojnë nga e vërteta dhe janë sjellshëm.  Po që se e vërteta del nga ai tjetri, duke kërkuar falje  e përkrahin atë. Ndërsa po që doli e drejta tek vetja e tyre, atëherë nuk gëzohen. Për hatrin e të vërtetës e thyejnë hatrin e unit të tyre. 

Edhe po të kenë e drejtë vetë, nuk i kritikojnë vëllëzërit edhe pse veset e shejtani ato i shtyjnë të kundërshtojnë atyre. E dinë se njeriu nuk mund të jetë pa gabime dhe dera e pendimit është e hapur. Ata   nuk lejojnë, që t’u pëlqejë vetja. Thonë: “Risale-i Nuri na ka lidhur fort njëri me tjetrin, Atëherë, jo më  interesat tona të vogla, por  ndoshta edhe nderin, rehatinë  edhe shpirtin ne duhet t’i sakrifikojmë për vëllëzërit.
                   
Me njëri-tjetrin nuk përleshen. Jo vetëm pse duhen shumë, por mbrohen që kjo të mos bëhet material që armiqtë t’i sulmojnë dhe të mos përfitojnë prej këtyre rasteve. Pra duke ditur këto dëme nuk ligështohen dhe ia kalojnë mirë mes tyre.
                   
Janë falës; ia falin gabimet e vëllëzërive tyre. Janë të bindur parimeve të Risale-i Nurit, që thotë: “Mbështetuni sekretit të mospëlqimit të vehtes”. Për këtë nuk kritikojnë, nuk hetojnë gabimet e vëllëzërive të xhemaatit të Nurit.
                   
Vazhdimisht përpiqen që të shohin gabimet e veta, sepse sot për besimtarin shumë vlejnë modestia, mospëlqimi unit. Gjithnjë i shohin gabimet e vehtes me sy kritik. Pra kritikën e bëjnë ndaj vehtes e jo ndaj tjerëve.
                   
Asnjëherë nuk shohin me sy të keq vëllezërit, dhe kujtojnë  keq për ta. Përpiqen që të jetojnë me parimin se  të gjithë të këqiat e vëllezërve  duhet t’i përballojnë me të mirë.
                   
Asnjëherë nuk bëjnë debat e zhurmë me njëri tjetrin, nuk grinden. E dinë se kjo cilësi e keqe është një shkop në dorën e spiunëve, duke pasur parasysh  porosinë e  një dijetari që thotë: “Mosni, mosni, mos  u grindni! Ai që grindet edhe po të ështe e drejtë, ka humbur drejtën”.
                   
 Njëri- tjetrit i besojnë dhe i ndihmojnë sepse e dinë se që të përkrahen nga besimtarët e  thjeshtë, duhet të bëhen simbol. Kjo vlen edhe që t’i mbydhin gojën e devijatorëve që të mos kritikojnë. Pra, ata formojnë një besim fortë dhe një personalitet shpirtëror me të gjithë nxënësit e Nurit kudo në botë.   
                             
Në vend që të ndjejnë mirënjohje për bamirërësinë e njëri- tjetrit, tek All-llahu luten për të mirën e vëllezërve. Kur i arrinë ndonjë mirësi nga ndonjë anë, besojnë se ajo ka ardhur me ndihmën e All-llahut, ngaqë ka nevojë për të. Për këtë nuk i janë mirinjohës njerëzve , por për të mirën e tyre luten dhe falenderojnë Allahun xh.sh..
                   
 Brenda xhemaatit nuk lavdërohen me forcën. Ata e dinë se në profesinë e tyre pas sinqeritetit, rëndësi themelore ka që, duke qëndruar fort, të mos braktisin idenë. Për këtë ata që hyjnë në rrethin e Risale-i Nurit, nuk përdorin forcën personale, duke konsideruar vehten e vet si një copë qelqi pa vlerë, kurse grupin e tyre e vlerësojnë si diamant të çmuar.
                   
Qëndrojnë kundra pëlqimit të unit dhe nuk akuzojnë vëllezërit. Vazhdimisht qëndrojnë të kujdesshëm ndaj mendimeve të këqija për tjerët, sepse ajo mund të vijnë nga veset e këqia. Nuk dyshojnë fare se Risale-i Nuri ato nuk i ka edukuar dhe asnjëri prej tyre nuk lakmojnë pozitë materiale apo shpirtërore.
                   
 I qëndrojnë vazhdimisht pranë njëri-tjetrit  dhe i japin përkrahje vëllëzërve në sëmundje, fatkeqësi apo ndonjë brengosje tjetër. Çfarëdo  lloj situate që t’ju vijë në jetën e tyre  e përballojnë me durim duke  u bërë shembull për të tjerët. Janë mëshirëbërës. Kur diskutojnë për ndonjë çështje, pranojnë se vëllai është më  me talent se vetë. Vazhdimisht përpiqen që të kenë dobi nga morali i njëri- tjetrit.
                   
 Gjithnjë i japin forcë njëri- tjetrit E pranojnë se, në  këtë kohë kanë nevojë shumë që t’i japin përkrahje njëri-tjetrit, duke dhënë forcë që të mos bien në telashe. U japin këshilla vëllezërve që t’i përballojnë vështirësitë dhe të mos mbeten pa shpresë ndaj All-llahu xh.sh…
    Ata janë lidhur fort për Risale-i Nurin në mënyrë pashkëputshme. Sepse janë i bindur se ato, për ta janë një pasuri që s’përshkruhet, sepse ato ajo i ka shpëtuar nga imitimi dhe për jetën e ahretit ua ka garantuar një fitim  të pashoq. Sepse këto vepra ato  i kanë detyruar të duan më tepër Kur’nin dhe Profetin a.s.m… Sepse për njeriun ajo është një detyrë parësore. Sepse e dinë se  këtë lidhje të fortë pret Autori prej tyre.
                   
Asnjëri prej tyre nuk janë dembelë. Ata ditë e natë përpiqen që të bëhen model për njerëzimin. Me vepër e me gojë dinë t’u përgjigjen kundërshtarëve që duan t’i pengojnë. Janë të  bindur se janë të lidhur me një detyrë të amshuar. Ideja  e tyre për këtë kohë është e  pashembullt. Nuk kritikojnë asnjë grup basimtarësh, veprojnë sipas asaj që: “Ne jemi fidai- sakrificues e dashamirësisë, nuk kemi kohë të armiqësohemi.” Ato besojnë se  një orë e shërbimit të tyre vlen  sa një ditë adhurim. Prandaj përpiqen të mos u  dalë nga dora kjo pasuri.
                   
Ata nuk kërkojnë mrekulli-keramet si mistikët sepse janë  të bindur se adhurimi bëhet për sevap dhe frutin e tij nuk duhet ta hamë këtu. E dinë se  po t’i kërkosh ato fruta këtu prishet sinqeriteti i adhurimit. Shijet e përkohshme të adhurimeve janë të rrezikshme për ata që akoma i sundojnë veset epshore. Po qe se bëjnë adhurimin për ta, u prishet sinqeritetit.
                   
Ata shërbimin e besimit e konsiderojnë si një gjënë më të shtrenjtë aq sa   edhe sikur t’u jepet edhe grada më e lartë e dervishit, prapë nuk e pranojnë, ndaj tyre parapëlqejnë  shërbimin e besimit Islam. Për të fituar kënaqësinë e All-llahut, punojnë e vrapojnë ditë e natë dhe thonë: “Për ne kjo është e mjaftueshme”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>