Një tjetër profesor i shkencës arap kështu thotë: “ Librët risale-i Nur po përpiqemi që të fusim nëpër shkolla”.   

Tani po filloi:
 Nxënës e Risale-i Nurit, janë të kujdesshëm  ndaj principeve të sinqeritetit  sepse ata e dinë se “rrugë shpëtimi është vetëm sinqeriteti ndaj All-llahu xh.sh”..
   
 Jetojnë  me ekonomi, nuk harxhojnë paratë në vende të kota  sepse  ato i mbështeten parimeve të Nurit që thotë: “ Kush i bindet All-llahut, ai bën ekonomi; kush bën ekonomi, ai gjen bereqet.”

Mbrohen shumë nga demonstrimet  sepse të demonstrosh do të thotë  që të tregosh veten aty ku nuk je, pra, paraqitje artificiale dhe ky është një “shirk” i fshehtë.

Nuk presin respektin e dikujt  sepse në këtë kohë njerëzit e shesin shumë shtrenjtë atë respekt. Dinë edhe porosinë e Autorit në Risale-i Nur që thotë: “Ne prej njerëzve nuk presim ndonjë respekt apo të na mirëpranojnë. Ideja jonë na detyron që të largohemi seriozisht nga këto vepra.                                           
Nuk vrapojnë pas famës e pozitës. Autori i tyre thotë:  “Jo të kërkosh famë e nam, të përpiqesh që të lavdrojnë tjerët, të pranojnë si njeri mirë, përkundrazi duhet të qëndrojmë larg prej këtyre veprave të këqia. Për këtë ata e vazhdojnë atë rrugë  me kujdes.
                   
 Unin e egoizmin e konsiderojnë një rrezik prej rreziqeve të mëdha. Sepse ata e dinë se ky   është shekulli që secili e lavdëron vehten. Për këtë ikin si nga gjarpëri nga pëlqimi  i vetvehtes.
                   
Janë njerëzit më modestë. Detyra e idesë së tyre është që para besimtarëve të paraqiten me modesti dhe përulje. Por ata dinë të ndajnë modestinë nga poshtërimi, se këto cilësii  ngjajnë shumë njëri tjetrit. Megjithatë “ndaj atyre që veprojnë në favor mohimit”, pra armiqve të fesë dhe të Risale-i Nurit , që janë malli i Kur’anit, qëndrojnë seriozë dhe dinë të mbrojnë interesin e Kur’anit.
                   
Ngaqë i shërbejnë fesë Islame nuk krenohen sepse Risale-i Nuri i mëson ata si të kritikojnë vehten, duke thënë: “Ti or nefsi im, që do ta shesësh vehten shtrenjtë, mos u mendjemadhëso!” Sepse All-llahu këtë fe e forcon edhe me njerëz mëkatarë.” (Buhariu luf 182)
                   
I shërbejnë besimit pa u poshtëruar aspak. Sepse ata janë lidhur me sinqeritet me parimin e Risaleve që thotë: “ Nxënësit e Kur’anit janë sy ngopur dhe të butë, por nuk poshtërohen dhe nuk i përulen askujt përveç Alla-llahut”. Domethënë: Kush e pranon se është robi dhe shërbëtori i Mjeshtrit të universit, ai krijesave nuk i përkulet dhe nuk i poshtrohet.
                   
 Ata njëri- tjetrit mbështeten me një solidaritet të pashoq.  Ata mbështeten këtij parimit të Autorit:  “Njëri- tjetrin mos e kritikoni, mos hapni derën e kritikës. Ne qoftë se doni të kritikoni, jashtë rrethit tanë mjaft ka armiq.”
                   
Ata kurrë nuk e kritikojnë ndonjë xhemaat tjetër. Xhematet e tjera që janë brenda ehli sunnetit  i konsiderojnë si pjesë që i shërben së njëjtës ushtri. Bile Autori u thotë: “Për të patur sukses duhet të mos kritikojmë grupe të tjera që i shërbejnë fesë Islame.          

 Ata i japin rëndësi solidaritetit dhe përpiqen që të mos mbesin injorant. Por edhe këtë udhëzim e marrin nga parimi  autorit  që thotë: “Bashkimi e solidariteti nuk bëhet pa dije. Vëllëzërimi e bashkimi nuk bëhen  ndryshe, vetëm me bashkimin e mendimeve dhe me frymën e dritës së diturisë.” Nga këto fjalë ata marrin energji  duke u përpjekur ditë e natë që të shpëtojnë nga injoranca. Pra rininë e tyre e kalojnë duke përpjekur seriozisht dhe vazhdimisht që të lartësohen në shkencë dhe të përparojnë edhe në diturinë e fesë.
                   
 E duan  njëri-tjetrin me sinqeritet. Sinqeriteti tek ata shumë është i vlefshëm. Ata e dinë se pesha e  një toni me  vepra pa sinqeritet, nuk mund të arrijë  një grimcën e punës që bëhet me sinqeritet. Ato e dinë se për të fituar sinqeritetin, në çdo vepër të mirë duhet të kërkojnë kënaqësinë e Allahut dhe në çdo lëvizje pasojnë urdhërat e Allahut”. Edhe rezultatin e punëve e kërkojnë jo  për tjetërkënd, por për hir të All-llahut xh.sh..
                   
Duke shërbyer besimit nuk i friksohen askujt. Duke marrë energji, pranojnë udhërëfyes këtë fjalën autorit: “Armiqtë e brendshëm janë përpjekur dhe përpiqen akoma shumë që të bëjnë dobi nga damari i dobët të friksimit. Bile vazhdimisht provojnë të na trembin dhe të na mashtrojnë duke na paraqitur ndonjë pozitë apo interes. Edhe me këto nuk munden të kenë sukses, sepse e panë se edhe dënimet e tyre me vdekje, nuk bënë efekt”.
                   
Asnjë forcë  e shqisave si: detyrimet, sëmundjet, skamja apo  rrethana të  tjera, nuk kanë mundur t’i pengojnë apo të bëjnë të mundur që ata të braktisin shërbimin e besimit.    

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>