Or njerëz! Kujdesuni e mos harroni mirënjohjen e falenderimin ndaj All-llahu xh.sh.. Sepse është Ai që tokën e qiellin i ka bërë për ju shërbëtorë të mirë.
     
Or ti i sëmurë! Ti po qe se nuk i beson All-llahut dhe nuk i  llogarit mëkatet që je duke bërë, apo nuk i beson jetës së ahretit, dhe për to nuk mendon, atëherë tek ti ka zënë vend një sëmundje miliona herë më e madhe se çdo sëmundje.

Or vëllezër! Kujdesuni!  Jeni i detyruar  të përpiqeni  që t’ia shpëtoni edhe të tjerëve  besimin në një ide patëmeta, duke i shërbyer kështu   një gjëje  shumë të lartë. Orët e tuaja vlejnë sa ditët. Duhet t’ia dini vlerën e idesë së juaj që të mos ju dalë nga dora.
                       
O njeri, mblidhe mendjen e mendo! A ka mundësi që Një Person i Madhërishëm që të gjithë qeniet ty t’i ka bërë shërbëtorë, e pastaj të mos shohë ty, të mos dijë të mos kontrollojë çfarë vepre po bën e ku po shkon ti.
   
O vëlla! Thuaju armiqve të fesë: “Po qe se ke mundësi ta mbytësh vdekjen, po qe mund ta largosh ndarjen nga miqtë; po qe se nga njerëzit mund ta heqësh varfërinë e dobësinë, fol të dëgjojmë! Po qe se jo, atëherë ec të dëgjojmë Kur’anin. Ai është duke lexuar universin! Me dritën e Tij të ndriçohemi, me udhëzimin e Tij të hyjmë në rrugë dhe atë të mos braktisim nga dora. Po, është fjalë e Atij, është e pa dyshimtë se Ai ka zbritur nga All-llahu i Madhëruar. Pra, që të shpëtojmë duhet t’i zbatojmë urdhërat e Tij”.
                         
Vaj për ne! U mashtruam! Jetën e këtushme e  menduam se është e palëkundshme, Me këtë mendim tërësisht e humbëm. Ja pra, kjo jetë është një gjumë, kaloi si një ëndërr. Ky jeta e pathemeltë si fryma fluturon e shkon. Pra, kujdes!
   
MENDO
Kush drejtpërsëdrejti studion të vërtetat e besimit dhe për të shërohet e merr barnat nga barnatoren e Kur’anit famëlartë. Vetëm me këto barna mund ta shërojë zemrën e shpirtin vetvetes. Atëherë atij i mjafton  duke mos bërë dyshim të ngjitet me sinqeritet tek Ai. Atëherë mund t’i paraqesë Atij pa u tërhequr  nevojat që ka.
                   
Në fytyrën e tokës që është shpallur ky treg i All-llahut, janë peizazhet e bukuritë e hijeshive të Edukatorit madhështor. Njeriu mahnitet   duke i soditur këto bukuri hyjnore. Për këtë mund të mendoje vetëm ai që i punon koka dhe zemra. Këto qëndisje të bukura që janë shpërndarë nëpër Univers, janë dëshmi për të Plotfuqishmin Qëndistar. Këtë vetëm njeriu mund të kuptoje dhe duke mahnitur bie në sexhde.
                   
Megjithëse është injorant, njeriut i është dhënë një aftësi me të cilën mund dhe e meriton të bëhet një përmbledhje e universit, atij i është dhënë  një amanet me të cilin mund të hapë arkat e fshehta. Ai mund të përparojë shumë kur i përdor në vendin e duhur forcat që  ka.
                   
Të gjithë qeniet All-llahu i ka krijuar,  duke filluar nga një grimcë atomi e deri tek dielli gjigand; nga individët e deri tek llojet e tyre.  Çdo send është krijuar me qëllim. Ai All-llah secilin e ka veshur me një stof të qëndisur me një këmishë të mahnitshme. Secili send qëndron para nesh si një lule e  dhuruar nga Ai. Çdo krijesë Ai e ka veshur prej së largu me rroba të përshtatshme për trupat e tyre. Para tyre ka shtruar tryezat plot me ushqime të ndryshme. Në këto vepra duket qartë si dielli se këto nuk ka mundur ti krijoje askush tjetër, përveç një Sundimtar apsolut që është Bujar  e  Mirëbërës, që asnjërën krijesë nuk e lë pa rizk.
                       
Brendësia e çdo krijese është më e bukur se pamja e jashtme. Kjo ne na tregon se Mjeshtri i këtyre sendeve nuk është jashtë dhe larg prej tyre. Kur këto krijesa i  hulumtojmë me vëmendje ne na dëshmojnë se Ai,  Mjeshtri i tyre nuk është vetëm në brendësinë e tyre. Meqë është kështu, kur ne marrim parasysh individët personalisht, e shohim se Mjeshtri i tyre është i Gjithëdijëshëm; kur  ne i bashkojmë individët me llojet e tyre, shohim se mjeshtri i tyre është përmbi të gjitha krijesat dhe është Një i Gjithëdijshmi Fuqëploti,  Shikuesi dhe Dëgjuesi. Këto ne na tregojnë se Mjeshtri i universit është si në brendësinë e llojeve  të krijesave të universit, njësoj edhe jashtë tyre.
                       
Pra duhet të dimë se këtu kemi ardhur për të provuar. Duhet të dimë se ai që nuk e përpunon kokën nuk mund ta japë provimin. Besimi është një çështje  që nuk duket. Duke hulumtuar krijesat duhet ta gjesh  ekzistencën një Mjeshtri që i ka krijuar ato  dhe Ai është All-llahu xh.sh.. Siç nuk është e mundur të ekzistojë doinjë mjeshtrër që nuk ka krijuar ndonjë art, njësoj  nuk mund të ekzistojnë donjë krijesë  pa  krijuesin saj.                         
     
Shkaqet janë nga një perde ndaj All-llahut. Këtë e bën të nevojshme ekzistenca e All-llahut që është Një  dhe i Vetëm, Pavarsia  dhe Madhështia e tij. Por punët i bën vetëm Ai, Fuqiploti.                                       
Po qe se krijimin e këtyre krijesave, veçanërisht të gjallesave nuk i mbështesim Krijuesit Madhërishëm,  nëse themi ato i ka krijuar natyra qorre, shurdhe dhe budalle, atëherë në secilin send shpirtërisht duhet të gjenden makineri për t’i krijuar ato. Apo duhet të themi se, në secilin send ka një fuqi që të krijojë çdo send.
                       
Në çdo frut është përmbledhur druri i tij madhështor. Bërthama e frutit, është një kopje e veprave të drurit. Atëherë e kuptojmë se bërthama e përmbanë kompletin e drurit frutor, ndoshta e përmban tërë llojin e tij. Meqë është ashtu, shpirtërisht në frutin e vogël ka mjeshtri në madhësinë e rruzullit tokësor, sepse elementet që janë në atë frut janë përmbledhur nga shumë anë të botës. Atëherë Mjeshtri i tyre nuk është paaftë, Ai ka mundësi t’i krijojë edhe shumë botëra të  tjera.     
    Jeta  është shpirtërisht dielli i qenieje. Pasi do të shkatërrohet bota, në mëngjesin e ringjalljes përsëri në një formë të përgjithëshme jeta prapë do të lindë. Pastaj, xhindët dhe njerëzit, pasi japin llogarinë e jetës së tyre, një pjesë  do të shkojë në lumturinë e xhennetit, një tjetër pjesë në torturën e përjetshme të xhehennemit.

Janë  të shumta shkaqet që e ndajnë njeriun nga kafshët. Njëri është se njeriu ka lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Kafsha këto dy kohët nuk mund t’i ndajë. I  dyti është se aftësia e njeriut është tërësore, ka lidhje edhe me pamjen e jashtme edhe me botën e brendshme.
                       
Me krijimin e tij njeriu është shumë i dobët. Njeriu është shumë i pafuqishëm ndaj çdo sendi, secili send e shqetëson atë. Ndërsa belatë dhe armiqtë e tij janë të shumtë. Ai është shumë i varfër, ndërkohë që ka nevojë për shumë sende. Ai është shumë dembel dhe paaftë, ndërsa  kushtet e jetës janë të rënda. Njerëzimi atë e ka lidhur me universin. Ndërsa ai shqetësohet shumë kur ndahet nga ato sende që ai e do fort. Kurse mendja  e tij ia tregon qëllimet dhe frutet të larta. Ndërsa për të arritur tek ato  duart, mosha, aftësia, dhe durimi i  tij është e shkurtë. Këto mangësi njeriu mund t’i plotësojë vetëm kur mbështetet me sinqeritet tek Krijuesi i tij. 
                   
Allahu këtë njeri ka krijuar si një ekzemplar, një model për universin. Dhe në të  pasqyrohen të gjitha Emrat e Bukur të All-llahut xh.sh.. Nëse me tërë shqisat e tij, njeriu i nënshtrohet All-llahut xh.sh., atëherë i lulëzon esenca që mban ai, atëherë për Krijuesin e tij bëhet një pasqyrë e bukur.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>