Dituritë e besimit nuk janë dituri e thatë, prej kësaj dije marrin pjesë shumë shqisa. Sikurse një gjellë që hyn në stomak e pastaj shkon e shpërndahet nëpër damarët e  të shumtë të trupit, po ashtu futet edhe besimi tek njeriu. Pasi hyn në lukthin e mendjes, sipas gradës së besimit prej tij marrin pjesë shpirti, zemra dhe shumë shqisa. Pra sipas aftësisë së tyre edhe ato e marrin pjesën e tyre. Po që se edhe ato nuk kanë mundur të marrin pjesën e duhur ka mbetur mangut, se vetëm me mendje nuk bëhet, nga dituritë shpirtrore të mendjes duhet të pike zemrës, pastaj të shpërndahet nëpër tjera shqisa.

Në këtë shekull të tmerrshëm besimtari është në rrezik të madh. Ai ose  do ta  shpëtojë ose do ta humbasë besimin. Pra duhet  të bëhet i  kujdesshëm.

Ka shumë rrugë që e çojnë njeriun tek All-llahu. Të gjitha rrugët që janë të vërteta janë marrë nga Kur’ani famëlartë. Por disa rrugë janë  të drejta, janë më të shkurtëra, janë më të sigurta, janë rrugët  e përgjithshme. Duke marrë mësim nga Kur’ani unë kuptova se rrugët më të sigurta që të çojnë tek All-llahu, janë këto katër rrugë: “Axhz, Fakr, Shefkat dhe tefeqqyr” ( Dobësia,Varfëria, Mëshira dhe Meditimi)

Çdo send krijohet nga atomi. All-llahu ka në dorë çdo atom. Me urdhërin e All-llahut  ata punojnë. Po qe se  krijimin e çdo sendi ia atribuojmë atomeve, atëherë do të themi që atomi është shumë i mençur  dhe di të krijojë çdo send?!. Por mos harroni se, në këtë rast secili atom duhet të bëhet sundimtari i secilit atom dhe të hyjë nën sundimin e secilit  prej tyre. Sepse  për krijimin e rregullt të çdo krijese është kjo që kërkohet prej tyre.
                       
    Nëse ia japim shumë vetëve qepjen e rrobave të  një ushtarit  kjo nuk realizohej sepse  njeri thotë kështu e  tjetri ndryshe. Kjo ne na argumenton se All-llahu nuk ka shok, është i vetëm.
                                               
    Sot nuk po mund të qëndrojnë në këmbë ata besimtarë vetëm me imitim që besojnë pa hetuar e  pa argumentuar besimin e tyre. Se shkallët e besimit janë shumë ndryshe. Ato fillojnë prej një bërthame e shkojnë deri te druri gjigand. Besimi është rezultati i tërë shkencave dhe të dijenive të ndryshme të njerëzimit. Pra veçanërisht sot, besimi vetëm me imitim fare nuk mund të qëndrojë në këmbë.
                         
    Njeriu mund t’ia arrijë shpejt qëllimit të krijimit, vetëm kur ec në bulevardin e besimit sepse besimi është rruga më e shkurtër dhe nevoja parësore. Kurse mohimi është një rrugë e ngushtë dhe me pengesa, e gjatë dhe e rrezikshme. Për këtë, në univers mohimi nuk ka vend.                                       
Që ta mbrojmë moralin dhe të jetojmë me rehati duhet të ecim në rrugën e mesme të bulevardit të fesë Islame. Duhet që forca e mendjes të lëvizë në rrugën e mesme dhe as  të futet në tejkalim dhe as  të mbesë prapa. Pra, që të mos mashtrohet dhe të mos mashtrojë tjetërkënd,  realizohet vetëm kur beson se do vijë dita që patjetër do të japë llogarinë e jetës.
                   
Njësoj edhe forca e hidhërimit vetëm tek besimtari mund të qëndrojë në rrugë të mesme: të mos mbetet pa hidhërim edhe kur dikush i sulmon nderin e tij dhe për pak të mos hidhërohet dhe të humbasë durimin dhe të godasë apo vrasë dikë.
           
Këtyre mund të shtojmë edhe forcën e veseve epshore. Pra edhe këtë forcë duhet ta mbajmë në rrugën e mesme. Jo të mbetet pas që të mos vlejë as për martesën ligjore, por edhe të mbrojë vehten që të mos sulmojë të tjerët dhe të bëje dhunë, ku atë e ka ndaluar All-llahu xh.sh. Këto shqisa e forca në rrugën e mesme  te njeriu mund t’i  mbajë vetëm besimi në jetën tjetër dhe me ligj të martohet me donjë vajz dhe ti vazhdoje fisi. .
                   
Dituritë fetare janë dy llojesh: Njëri lloj është ai që nëse e lexon një-dy herë e mëson dhe  nuk ka më nevojë të studjosh atë çështje. Kurse lloji i dytë nuk është ashtu. Shkalla e studimi i besimit fillon nga një grimca e atomit e vazhdon deri  te dielli gjigand. Për këtë arsye ne duhet t”i lexojmë shumë veprat e Risale-i Nurit. Sepse në këtë koh vetëm ato janë vepra që e plotësojnë këtë nevojë që të forcojnë besimin.
                O NJERIO
njeri!, Përse nuk i bën ato adhurime të  pakta dhe t’i krijosh disa vepra të lehta dhe të shijshme?! Si nuk friksohesh nga një zjarri i ashpër si xhehennem?

O njeri! Nëse nuk e shpenzon në vende të kota forcën e durimit që të ka dhënë ty All-llahu, ajo të mjafton për çdo vështirësi e brengë. Mbështetju Atij dhe qëndro!

O njeri! Mos dysho se të gjithë qeniet, qielli dhe rruzulli tokësor nuk janë krijuar rastësisht. Ato nuk i ka krijuar, natyra qorre, shurdhe e pa mend. Të gjithë ato këtë formë kanë mundur ta marrin vetëm me rregullin e një Rregulluesi Fuqiplotë.                                                            

O njeri që e di vehten se je njeri! Lexoje vehten…Përndryshe e humb shansin dhe bie në nivelin e  një kafshe.
                   
O ti mëkatari pa fat! Mos u mashtro ngaqë shumica e njerëzve janë mëkatarë dhe mos thuaj se “shumica janë si unë”, sepse asnjëri prej tyre nuk është bërë ashtu duke kërkuar atë jetë. Askush me dashje nuk është  futur aty. Ndoshta ka hyrë e nuk po mund të dalë …Prej tyre nuk ka asnjë që nuk don të bëhet i mirë apo  që të mos e  dojë fetar udhëheqësin e tij.
                   
O njeri! A je duke parë se dielli është një argumenti i madh që vërteton ekzistencën e All-llahut. Dhe ky  argument është aq i madh e i qartë sa vetë dielli! 
                   
                   
O vëlla! Padyshim beso se qëllimi dhe rezultati i krijimit, është “Besimi në një All-llah të vetëm”. Dhe  se grada dhe pozita më e lartë e njerëzimit është që duke hulumtuar ta njohësh All-llahun. Dhe se lumturia e kënaqësia më e madhe  e njerëzve dhe e xhinëve është kur e argumenton ekzistencën e All-llahut. Dhe  me këtë besim, shpirti i njeriut gëzohet dhe shijohet me një formë që s’tregohet.


Kështu, njeriu i pafat,  që në këtë jetë të pastabilizuar, kur e humb besimin, mbetet pa mbrojtje. Duke  u sjellë andej–këtej don të arrijë të bëhet sunduesi i tërë botërave. Por, në qoftë se ai nuk ka mundur të gjejë Zotin e tij, atëherë secili e sheh se është ulur në nivelin e një krijese të pafat. Por po qe se e gjen Zotin e Pronarin e tij, atëherë mbështetet në mëshirën  dhe në forcën e Tij, athere gjendja e vështirë e jetës së tij, shndërrohet e bëhet një vend tregëtie dhe e zbavitjeje.
                   
Kur shpirti i njeriut e zotëron besimin, atëherë në çdo kohë  e pa pengesë mund të mbështetet tek mëshira e All-llahut xh.sh. dhe mund t’i paraqesë kërkesat duke rreshtuar  nevojat që ka.
                       
O ju të pafatët! Kur shkoni në varreza mos vajtoni e mos bërtitni pashpresë: “Of, ç’ka më gjeti! Malli do të më humbë, puna po shkon kot; do ta braktis dynjanë e bukur e do të hyj në një varr të ngushtë e të errët”. Mos dyshoni se çdo vepër e juaja është e rregjistruar e po mbrohet në një vend që nuk humbet. All-llahu i madhëruar juve po ju merr, në jetën e varrezave ku përkohësisht  do të preheni. Pastaj ju merr pranë vehtes. Të lumturit për ju që i kryet detyrat dhe po shkoni të merrni shpërblimin që të rehatoheni në një periudhë të pakufishme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>