A ka fuqi e aftësi natyra t’ia mësojë atomit profesinë e rrobaqepësit?! Meqë jo, atëherë  çfarë krijuesi qënka kjo natyrë që nuk mundet t’i japë formë të  krijesave dukshme?!
        
Nga që ia ka bërë detyrë njeriut që t’i zbatojë në vend urdhërat e Tij, All-llahu e ka bërë atë halife e tokës.
        
Mëkatet burojnë ngaqë nuk janë të kufizuar forca e mendjes, forcat e hidhërimit dhe forcat epshore. Nganjëherë tejkalojnë kufirin e nganjëherë mbesin mbrapa.
 
         Përballen me sihariqin e All-llahut ata që i besojnë kushteve të fesë islame dhe përulen t’i zbatojnë ato.
 
         Carlyle ka thënë se: “Kur lindi e vërteta e Kur’anit, Ai i përpiu fetë e tjera si zjarri që i përpin drurët. Në fakt ka pasur edhe drejtë. Sepse prej besimtarëve të krishterë dhe të çifutëve nuk doli gjë”.  
                              
 
            ARGUMENTET PËR KRIJUESIN
 
    
        
BESIMTARI???????????????       
Besimtari përjeton shpirtërisht një moshë të gjatë, që nga fillimi i krijimit të rruzullit tokësor deri në qamet. Ky mendim që mban dritën e besimit, ia shndrit dhe e zgjeron të gjitha anët e tij. Pastaj kjo hapësirë e gjerë atij i bëhet si shtëpia e tij. Sepse asnjë sendi nuk i dihet vlera deri sa nuk i dihet mjeshtri i tij. A e kuptuat se çfarë shqetësimi u jep njerëzve materializmi e natyralizmi?!.
                   
Me besimin që ka njeriu e shndrit trupin e tij. Vetëm kështu mund të lexohen shkrimet e mrekullueshme të trupit që All-llahu  xh.sh. në të ika shkruar me damar dhe me shume lloj shqisa. Me këtë besim të tijën edhe  universi merr një formë të shndritshme. Në këtë rast edhe e kaluara edhe  e ardhmja shpëtojnë nga errësira.
                                       
    Kur njeriu me argumente e vërteton besimin e tij, atëherë ai  i besim jep dritë atëhere me të mund të lexojë si një libër krijesat e universit. Që të besoje në forcën e All-llahut, ka nevojë të pranoje dobësinë e tij. Me mëshirën e adhurimet që bën ai, me aftësinë e mendjes së tij lartësohet besimi i  tij dhe  e bënë atë halife të rruzullit tokësor.

Duke besuar që është i lidhur për Mbretin e universit, njeriu nuk i përkulet më  të tjera sendeve që të hyjë nën sundimin e tyre. Jo vetëm kaq, por edhe mëshira që atij ia ka garantuar besimi nuk e  lejon të dhunojë të tjerët që meritojn atë.
                           
Mësimet e besimit të këtyre veprave, në dukje e kanë pikësynim  jetën e ahiretit. Por nëpër to tregohet qartë se edhe dynjaja është një pazar e treg, pra ara e ahiretit. Në këtë mënyrë Veprët e Risale-i Nurit i detyrojnë njerëzit të punojnë më tepër se tjerë edhe për këtë jetë, duke u garantuar një forcë e energji shpirtërore, duke i bindur ata se mohimtarët jetojnë pa shpresë. 

Për besimdrejtët kjo koha nuk është koha në të cilën njeriu mund të jetoje rehat e qetë po që mbetet pau lidh me donjë xhemaatë që  është në rrugë të drejtë. Sepse në këtë kohë nga xhemaati po del një udhëheqës shpirtëror. Sot grupet-komunitetet po gjykojnë dhe ato e kanë gjykimin në dorë. Individët sado të fortë të jenë nuk mund të shpëtojnë vehten dhe familjen tyre. Pra, për t’i dalë zot liqenit të madh, ne në të  duhet të hedhësh unin, që është si një copë akulli. Përndryshe, kjo copë akulli shkrihet e humbet.

Besimi mban bërthamën e  xhennetit, kurse mohimi farën e xhehennemit. Siç është mohimi shkak për të torturuar mohimtarin në xhehennem, edhe veprat e këqija të njeriut janë shkak për krijimin e xhehennemit. Që të kuptojmë më mirë këtë, supozojmë se një vagabond i thotë  një kryetari shteti: “Nuk mundesh të më dënosh!”. Atëherë edhe mos me pasë asnjë burg në shtetin e tij, kryetari krijon një burg vetëm për të dënuar vagabondin. Pra mohimtari duke i  kundërshtuar Krijuesit, ka hapur luftë me All-llahun xh.sh.. Atëherë më  tregoni: kush e fiton luftën?!!
                   
 Kush falenderon?! Ai  që është besimtar i devotshëm falenderon, ai  që mban një  besim të pastër ndien mirinjohje ndaj All-llahu xh.sh.. Sepse kush ha një mollë dhe i falenderon All-llahut, me falenderimin e tij ai  sqaron besimin se kjo mollë është një dhuratë për të që ka dalë nga thesari i  mëshirës së All-llahut. Me këtë  ai tregon se jo vetëm mollët, por çdo send ne na  e sjell mëshira e All-llahut xh.sh.. Pra  ky njeri me falenderimin e tij tregon se është besimdrejtë.

Nëse i besoni All-llahut xh.sh. patjetër do ta doni Atë. Nëse e doni All-llahun, atëherë patjetër do t’i zbatoni urdhërat e Tij siç do Ai. Dhe kjo nuk bëhet ndryshe vetëm se duhet t’i përngjani Atij që e do Ai. Kur i mbështetemi dhe mundohemi t’i përngjajmë Atij që do Ai, pra  Profetit a.s.m., atëherë edhe All-llahu ne na do.

Besimtari i vërtetë dhe muslimani i sinqertë kurrë nuk anon nga anarkia. Gjëja që feja tmerrshëm e dënon  është intriga dhe anarkia.
                   
Ne besimtarët nuk e japim vetëm një të vërtetën e besimit për  tërë luksin të dynjallëkut. Për ne vetëm një pikë e Kur’anit vlen më tepër se pozita e një gjenerali.

Puna më e madhe më e rëndësishme për besimtarët është ta shpëtojnë besimin nga imitimi dhe duke e  forcuar atë ta kthejnë në të vërtetën. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh.

Njeriu me dritën dhe forcën e besimit mund të lartësohet në vendet më të larta dhe vlerësohet duke merituar xhennetin. Njësoj edhe me errësirën e mosbesimit bien e rrëzohet në nivelin më të ulët dhe meriton torturën dhe ndëshkimin e xhehennemit. Sepse është vetëm besimi që e lidh njeriun me Krijuesin e tij. Në këtë rast po kuptohet se Njeriu me dritën e besimit kur i lexon shkrimet e hollësitë e trupit të tij që i ka shkruar All-llahu i madhëruar lartësohet dhe zë vendin e duhur.

Vdekja për besimtarin është çlirim, koha e vdekjes është si koha  i një ushtarit që   një ditë i jepet fletëlirimi.  Për ta është fillimi dhe dera e jetës së përjetshme. Ajo është një shkak që të dalësh nga zëndani i dynjasë për të fluturuar në vreshta të përjetshme. Pra vdekja është një shkak që të shkosh pranë të Gjiëthëmëshirëshmit për të marrë shpërblimin e jetës për të cilën ke punuar këtu.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>