Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
TEMA E PARË
ÇFARË DUHET TË DIJË BESIMTARI QË TË ZGJOHET
Besimi e bën njeriun njeri. Ndoshta atë e lartëson dhe e bën mbret. Pra, detyra kryesore e njeriut është të besojë dhe t’i lutet Atij që e ka krijuar nga hiçi. Mohimi e zbret njeriun dhe e bën një egërsirë të dobët.
Besimi është edhe dritë edhe fuqi. Kush e zotëron besimin e vërtetë ai në këtë jetë e fiton arenën shumë më lehtë dhe mund të shpëtojë nga vështirësitë. Ai thotë: “I mbështetem All-llahut!” dhe shumë qetë dhe i siguruar vazhdon midis valëve duke soditur anijen e jetës. Peshën e jetës që ka në shpinë, ia mbështet All-llahut të Plotëfuqishëm dhe vazhdon.
Besimi mban shpirtërisht thelbin e Tubës, drurit të xhennetit. Njësoj edhe në mosbesimin është fshehur thelbi i Zekkumit, drurit të xhehennemit.
Si jetën e ahiretit edhe atë të përkohshme mund ta bësh të lumtur kur beson tek një All-llah dhe kur bëhesh ushtari i tij.
Besimi është një rreze drite që Dielli i Përjetshëm (All-llahu) me mëshirën e Tij e lëshon në ndërgjegjen e njeriut që të shndrisë brendësinë e tij.
Besimi bëhet shkak që njeriu të bëjë marrëveshje me çdo send. Në këtë rast në zemrën e tij formohet një fuqi shpirtërore me të cilën njeriu mund të bëjë qëndresë ndaj çdo vështirësie dhe të gjykojë të kaluarën dhe të ardhmen.
Besimi kontakton me njeriun për të gjitha çështjet dhe i garanton atij miqësi, vëllazërim dhe bashkim. Kurse mohimi i përcjell atij ftohtësi dhe të gjitha çështjet ia paraqet të huaja dhe armiqësore me njëra tjetrën. Për këtë arsye tek shpirti i besimtarit nuk mund të zërë vend hidhërimi, hakmarja dhe armiqësia.
Besimtari ka një lloj vëllazërimi edhe me armikun më të madh, kurse mohimtari në shpirtin e tij mban ambicie dhe armiqësi. Ai është një egoist që i del krah vehtes, sepse ka pikësynim interesin e tij. Për këtë arsye, mohimtarët nganjëherë i ngadhnjojnë ato që besojnë.
Drita e besimit i garanton njeriut në të dy botërat sofra të shumëllojshme, plot e përplot me mirësi të ndryshme. Besimtari i vërtetë me dorën dhe me shqisa të ndryshme të tij bën dobi prej këtyre tryezave-sofrave.
Drita e besimit kurrë nuk ia heq njeriut shijet. Bile edhe kur fillojnë të humbin shijet i jep shpresë duke thënë: “Mos u mërzit se ato përgjithësisht nuk humbin. Se në dukje ato kanë humbur, por kroi i tyre nuk ka shterruar. Prit se janë duke ardhur shije më të bukura”.
Të mos harrojmë se besimi mbanë çdo të mirë. Besimi dhe adhurimi është edhe burimi i trimërisë. Ndërsa nga devijimi që buron çdo ligësi, buron edhe frika.
Mos dyshoni se All-llahu është Një dhe lumturia e secilit send është aty ku beson dhe mbështetesh tek Edukatori I Gjithëmëshirëshëm e Mëshirëplotë. Përndryshe, mohimtari bëhet nevojtari i shumë gjërave të cilat ai i konsideron hyjni. Sepse njeriu është një krijesë e gjithanëshme që ka kontakt dhe nevojë për të gjitha çështjet; për secilin send ndjen dhimbje apo hidhërim. Për njeriun që s’beson kjo gjendje është si një ferr.
Kur njeriu beson në Krijuesin e tij, lartësohet përmbi të gjitha krijesat e bëhet një krijesë e përsosur dhe një frut i vlefshëm i universit; një krijesë nazelie dhe më e lumtura nga të gjitha krijesat dhe thirrës në rrugën e drejtë. Derisa tërë përsosshmëria e njerëzimit është lidhur me besimin e tij, ai ka mundësi të bëhet miku i Krijuesit të Gjithësisë. Kur nuk beson, atëherë bëhet më fatzi se tërë krijesat, më i poshtër se kafshët dhe rrëzohet e bie nën nivelin e kafshës së egër.
Mohimi ashtu është një krim, një agresion, një dhunë me të cilat gllabëron hakun e të gjithë krijesave. Në këtë rast atë vetëm xhehennemi mund ta pastrojë.
All-llahu është Një! Ti mos iu lut tjera sendeve, mos u lodh duke iu nënshtruar atyre; mos u je mirënjohës atyre! Mos e ul kokën, mos vrapo duke u dridhur pas çështjeve të tjera, përveç All-llahut xh.sh..! Sepse Sunduesi i universit është Një. Në dorën e Tij janë frerët e secilit send. Çdo send me urdhërin e Tij krijohet. Po e gjete Atë, ke gjetur tërë kërkesat që ke. Kur i beson Atij shpëton nga çdo frikë e mirënjohje.
Namazi është burim i çdo qetësie. Kur njeriu fal namaz edhe shpirti edhe zemra edhe mendja e tij gjejnë pushim të madh. Ndërsa namazi për trupin e njeriut nuk është një vështirësi të madhe. Bile atij që falë namaz, kur punon me një qëllim të mirë edhe tjera punë i marrin formën e adhurimit. Në këtë rast tërë kapitalin e moshës e bën pasuri për ahiretin. Pra moshën e përkohshme e bën të përjetshme.
Trupin e mallin t’ia shesësh Allahut dhe të bëhesh robi dhe ushtari i Tij është një tregëti dhe gradë e madhe që s’tregohet.
O njeri! Dëgjo dhe nënshtroju Kur’anit! Dhe duke u lidhur fort për të, zbatoji urdhërat e Tij!
Kush ka pikësynim jetën e përkohshme, edhe sikur në dukje të jetë në xhennet, shpirtërisht është në xhehennem. Por kush lidhet seriozisht për jetën e përjetshme ai ka fituar lumturinë e të dy jetëve. Sado e vështirë të jetë jeta e tij të përkohshme, këtë jetë duke e konsideruar një sallon i pritjeje për të shkuar në xhennet, ai nuk shqetësohet dhe e mban atë peshë me lehtësi dhe duke duruar falenderon.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>