Njerëzit që janë pajisur me këto  shqisa të panumërta, ato nuk vlejnë vetëm për këtë jetë kalimtare. Ata që mendojnë e dinë se ato shqisa atij janë dhënë për një jetë të paskajshme.

Njerëzit e pakujdesshëm duke braktisur detyrën e tyre, përpiqen që t’i japin mend All-llahut xh.sh, duke thënë: “Po të mos kishte rënë bora do të ishte më mirë.” Apo: “Kur do të hapet koha?”
 
O njeri përse nuk mendon! Ti  ishe në një gjendje pa aftësi fare: në mitrën e nënës dhe pastaj një foshnjë...Kush ta dha ty rizkun dhe të ushqeu me ushqime të shijëshme?!.- Prap ty, Ai do të ushqejë, deri sa  të jesh  gjallë!
 
         Detyra e njeriut ndaj All-llahu, është ibadeti-adhurimi ndaj Allahu xh.sh, të braktisë mëkatet e mëdha dhe të hapë luftë ndaj veseve të këqija  dhe ndaj shejtanit. Këtë detyrë njeriu mund ta realizojë kur friksohet nga All-llahu xh.sh..

         Prej njerëzve disa ngulçiten në atomin e vogël. Kurse tek disa  bota ngulçitet.

          Bukurinë e të bukurit, e sqaron shëmtimi i të keqit.
 
         Njeriu që në krijimin e tij mban dashamirësinë ndaj vetes së tij. Bile njeriu asnjë send nuk e do sa vehten e tij.
 
       Për këtë kur ka ndonjë shëbim për fe ik prej tij, ndërsa kur shpërndahet ndonjë shpërblim  e sulmon.
       
Kur njeriu shikon universin në llogarinë e All-llahut, për të secili send  i bëhet dije-shkencë. Por kur shikon me pakujdesi vetëm në llogarinë e shkaqeve, edhe ato që i konsideron dije  i bëhen mosdije.
 
        Në se Uni i njeriut nuk edukohet  me një edukim të fortë, e përpin zotin e tij.
 
         Si bukuria e dashnorit që e kërkon dashnorin, njësoj edhe Edukatori I bukur kërkon që njerëzit duke u  mahnitur të mendojnë Madhërinë e Tij.
 
         Njeriu që jeton me ankthe, ndaj secilit send të kësaj dynjaje edhe  10 % po të jetë rreziku  u afërohet me kujdes. Kurse ndaj çështjeve të botës tjetër, edhe 90% po të jetë rreziku nuk tërhiqet. Shihni injorancën e tij!..
 
         Shkaku i devijimit të njerëzve  në shumë raste janë udhëheqësit e tij.
 
         Ne qoftë se s’e ke plotësuar falenderimin e mirësive të All-llahut në kohën e duhur, edhe pas saj  duhet t’i plotësosh ato.
         
Siç  nuk është e mundur që të mos ekzistojë një Zot i këtyre botërave të bukura, njësoj nuk është e mundur që krijesave më të bukura, pra njerëzve All-llahu i Madhëruar të mos ua tregojë vehten e Tij.
 
         Caktimi i All-llahut secilin send e ka projektuar, Ne qoftë se do të rehatohesh duhet të pajtohesh me atë që e ke risk.
 
         A ka mundësi që një njeri që pret  ekzekutimin, të kënaqet kur atij ia hijeshojnë  tre këmbëshin  ku do ta varin ?!.
 
          është për të habitur shumë kur syri i sheh krijesat, e zemra nuk e sheh Krijuesin.
 
Po qe se me devotshmërinë  tënde ke kënaqur All-llahun, ajo të mjafton; nuk ke nevojë të gëzosh secilin.
 
         Hapi sytë! Bëhu gati dhe shih! Pallati i jetës tënde do të rrëzohet. Aeroplani i jetës tënde si vetëtima po kalon. Edhe koha si lumi po rrjedh  e  shkon. Atëherë kujdes!
                              
Si nuk ngushtohet ai që e sheh se drurët frutorë, duke qenë  të vdekur në dimër, në pranverë lulëzojnë e japin fruta dhe pastaj e mohon ringjalljen e  njerëzve?!
 
Nëse  nuk besojmë që ekziston All-llahu që është Krijuesi dhe Pronari ynë, atëherë edhe sikur me hijeshitë, e shijet e kënaqësitë e dynjasë, pra të  jetës së këtushme të  duket si  xhennet, je duke jetuar në xhehennem.
         
Sedrën dhe pozitën personale mos e shpenzo vetëm në këtë jetën e përkohshme, ato mos i shit këtu, se për ty ato atje do të vlejnë shumë.
Njeriu do  të mbulohet që të mos  e shohin, ngaqë veset e këqija e kanë bërë atë dembel. d.m.th. nuk do të jetojë në kontrollin e dikujt.
 
O njeri! Për ekzistencën e Allahut nuk ka nevojë të kërkosh argumente nëpër shkretëtira të universit. Argumentin më të madhe mund ta gjej në kolibën tënde, në atë strofkë të trupit tënd ku ke  hyrë.
 
            Sa më shumë janë sëmurë shpirti dhe zemra e njeriut, aq më tepër filozofi bën ai.
        
Qëllimi ashtu mban një cilësi që Njeriu kur e gjykon atë edhe traditat e lëvizjet mund t’i kthejë e t’i bëjë në vlerën e ibadetit.
 
         Ja pra, njeriu ishtë i detyruar të kujtohet për secilën të mirë. Pra secilën të mirë duhet ta dijë se është malli i tij. Edhe amoralitetet që bën janë të tij dhe nuk duhet t’ia hedhë tjetërkujt.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>