Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Lumturia e njerëzimit në këtë botë bëhet me drejtësi. Drejtësia e vërtetë realizohet, kur njerëzit mbështeten në urdhërat e Kur’anit famëlartë.
Njeriu mund të shpëtojë nga shtypjet e veseve epshore, kur me të vërtetë i mbështetet urdhërave të fesë islame.
O ju njerëz që e doni punën shumë! Po qe se e doni me të vërtetë, mbështetuni në ligjet e All-llahut të Madhëruar. Përndryshe nuk do të keni sukses.
Çfarë dobie bëmë që i parapëlqyem punët e dynjasë dhe i lamë pas çështjet e fesë? Kurrë mos harroni se kjo sëmundje e zemrës së popullit është prej ligështisë së besimit. Kur fenë do ta jetoni komplet, atëherë morali i juaj duke u shndërruar do të përmirësohet.
Në këtë kohë detyra më e madhe e besimtarëve, të bashkohen ngushtësisht mes tyre, duke zotëruar cilësi të bukura e të drejtohen që të lartësohen me moral.
Ne fenë tonë islamin e duam. edhe dynjanë duam. Jo vetëm për to, por për hatrin e fesë sonë që të përparojmë në çështjet e Ahiretit.
Disa njerëz të këqinj, ngaqë nuk duan të jetojnë lirë, duan të hyjnë nën urdhërat e poshtra të veseve epshore.
Me dashamirësinë ndaj fesë islame komunitetet që janë formuar mund të bashkohen vetëm me dy kushte:
Njëri: Duhet të kenë qëllimin e lirisë sipas ligjit të All-llahut dhe të garantohet sigurimi publik.
I dyti: Të lëvizin me dashamirësi, për ta forcuar grupin e tyre dhe të mos njollosin grupet e tjera muslimane. Po qe se tek ndonjëri gjejnë ndonjë gabim, gjykimin e gabimit duhet t’ia lërë gjyqit të përgjithshëm të fesë islame.
All-llahu e ka krijuar zemrën e njeriut duke hulumtuar dashurinë e All-llahut të vendosur në thellësinë e saj. Kurse anën e dukshme të saj ka hijeshuar me tjera sende. Por ambicia kriminale e shpon zemrën dhe fut në të idhujt. All-llahu hidhërohet e dënon me të kundërtën.
Sëmundjet dhe fatkeqësitë tona që vijnë nga All-llahu janë në dobinë tonë.. Kur kritika vjen nga ndonjë njeri i sjellshëm e zbardh të vërtetën, ndërsa kritika dhe demogogjia që vjen nga mendjemadhësia e prishin dhe e copëtojnë atë
Nganjëherë dëshira merr formën e mendimit. Ngaqë kërkon me ambicie të realizohet dëshira dhe mendon se patjetër do të realizohet, gabon. Sepse dëshira e një çështjeje është tjetër dhe të plotësohen kushtet e saj është diçka tjetër.
Veçanërisht në këtë kohë është detyrë e madhe për besimtarin, t”ia tregojë dikujt të vërtetat dhe kushtet e besimit dhe duke argumentuar të tregojë ato që vlejnë më tepër.
Kombi dhe patriotizmi i një besimtari musliman është feja islame. Ne shqiptarët i hidhërojmë shumë vëllezërit muslimanë kur paraqitemi me nacionalizmin negativ. Të mos harrojmë kurrë se kombin materialisti nuk mund ta dojë asnjëherë sa muslimani i sinqertë Ky parim nuk është vetëm për shqiptarët, por për çfarëdo kombi. Ne kombëtarët do të duam kombin, por jo më tepër se fenë. Duke u bërë patriotë nuk duhet t’i hidhërojmë njëmiliard e gjysëm vëllezër muslimanë se ne pa ta nuk do të mund të jetonim.
Besimtari i sinqertë për një çështje të fesë islame mund të sakrifikojë edhe njëmijë shpirtëra. Sepse vetëm drejtësia e fesë islame mund t’i rehatojë njerëzit. Sepse ajo është drejtësi, nder dhe qetësi për njerëzit që e përjetojnë atë.
Drejtësia e fesë islame ka ardhur ta shkulë me rrënjë tiraninë e despotizmin.
Shumë më mirë është të vdesësh i shtypur se sa të jetosh si mizor e despot.
Ne e kemi tre armiq: injorancën, të qëndrojmë si nevojtarë duke mos lëvizur dhe mospajtimi me vëllezërit muslimanë. Këto tre armiq do t’i mundim, me shkencë e teknikë, duke qëndruar larg injorancës, pra duke dhënë rëndësi diturisë dhe duke vlerësuar vëllazërimin dhe bashkimin.
Ne do të kemi profecinë kryesore të luftojmë me traditat e këqija personale. Dhe të zotërojmë moralin e përsosur të Profetit a.s.m. dhe të përjetojmë synnetin e Tij a.s.m. dhe t’i duam vëllëzërit muslimanë dhe ku na ecën fjala të tregojmë çështjet serioze të fesë islame, të bëhemi shkak që të mund të fitojnë lumturinë e një jete që nuk soset kurrë.
Qëllimi kryesor i çdo njeriu duhet të jetë zbatimi i urdhërave të All-llahut që na ka krijuar prej hiçi dhe na ka parashtruar mirësi të panumërta.
99 % e drejtësisë së fesë islame është moral, adhurim, jeta e ahiretit dhe virtytet e bukura, politika është 1%; edhe atë le ta mendojnë kryetarët e shtetit.
Ne që përpiqemi të zotërojmë drejtbesimin mund të mashtrohemi, por askënd nuk e mashtrojmë. Për një jetë të shkurtër nuk i përulemi gënjeshtrës që është një cilësi e mohimtarëve.
Pa e përmirësuar vehten tij, askush të mos mashtrohet të këshillojë tjetërkënd. Sepse secili duhet të dijë se fjala e tij nuk ndikon pa e zbatuar vetë atë.
Rroftë drejtësia! Ne do të flasim të drejtën, kurrë nuk do të jemi kundra drejtësisë. Po qe se i mbetet hatri i dikujt s’ka gjë sepse hatri i drejtësisë është më i lartë. Ne atë duhet ta mbrojmë.
Më nuk duhet të kthehemi pas. Ka kaluar koha e karrocave. Ne duhet të përparojmë me aeroplane, me helikopterë e me satelitë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>