Unë e kuptova se është koha e fundit të intrigës së njerëzimit. Gjendja më e ashpër, më tërheqëse e asaj kohe  do të bëhet nga fytyra të femrave të pafytyra.
 
Kush nuk është edukuar me Kur’anin famlartë, Atë e edukojnë goditjet e kohës.
 
Me të vërtetë e padyshim! Xixëllonja edhe të ndërpresë xixëllimet! Bleta edhe të ndërpresë buburrimet! Ju fare mos u shqetësoni! Mos e shkëputni shpresën! Mos e ndërpreni shërbimin! Sepse zëra të ndryshëm  të muzikave hyjnore, universin e detyrojnë të shfaqet  ndaj të vërtetave të pamohueshme të fesë islame.
 
Asnjë ngatërrestar nuk thotë se unë prishi. Veten e tregon si njeri të mirë. Apo të keqen  të mirë e sheh. Ja, askush nuk thotë se dhalla ime është e thartë. Por ju pa e kontrolluar mos  e merrni. Sepse ndër tregtarët po ecin shumë fjalët pa vlerë.
 
Me një fjalë, shkurt, po ju porosis diçka që mund ta mbani ndër mend. E shkuara   kaloi; ajo nuk kthehet më. Në të ardhmen ose do ta gjejmë rrugëdaljen, ose do të bëhet shkatërrim

Ja pra, Kush e njeh të vërtetën, për asgjë nuk e sakrifikon atë. Sepse e vërteta e ka nderin e lartë, ajo nuk sakrifikohet për asgjë.  
 
Liria duhet të edukohet dhe të hijeshohet me moralin e përsosur të ligjit të All-llahut. Përndryshe,  me amoralitetet të pahijëshme  i plotëson dëshirat epshore. Asaj nuk i thuhet liri, por çfrenim. Bile ajo është njëlloj skllavërie, hyrje nën zhgjedhën e epshit dhe të shejtanit.

Liri  reale i thonë asaj që  të mos  e dëmtojë as vehten i tij, as tjetërkënd.

Morali, pozita dhe madhështia, nuk janë shkak mendjemadhësie dhe sundimi, por atyre u  nevojitet modestia dhe thjeshtësia. Domethënë ai që krenohet, është një fëmi me pamjen e një plaku. Edhe ju mos e konsideroni të madh atë.
 
Qëllimi i demagogjisë është të lulëzojë e të rrisë mendimin e keq, që të ngadhnjejë  mbi veprat e mira.
 
Ne gjetëm belanë duke braktisur tonat e duke iu përulur traditave dhe ligjeve të huaja. Sepse, ato për dembelin janë shkaqe të pëlqyeshme, që përkëdhelin cilësinë e keqe të kryelartësisë dhe amoralitetin.
 
O ju të pafat që e keni lënë fenë islame që është shpirti i të dy jetëve. Ju me këtë vepër keni rënë në atë nivel  që jeni bërë nga një varr  që lëvizë. Hiquni e mos qëndroni para derës! Mos i pengoni të rinjtë! Juve po ju pret varri. Në të ardhmen, të rinjtë duke përjetuar fenë islame, do të valëvisin flamurin e saj të vërtetë.
 
Rruga jonë është ta duash dashurinë, të armiqësohesh me armiqësinë. Domethënë, në këtë dynja më së shumti dashurinë duam, hidhirimi për ne është një belaje e madhe. Ne duhet të hidhërohemi ndaj armiqësisë dhe ndaj atyre që armiqësohen dhe mbajnë hidhërim.
Edukimi i fëmijëve bëhet  ose me detyrim ose duke përkëdhelur ndërgjegjet e tyre naziqe.

Jeta del në pah duke u  përpjekur dhe duke lëvizur. Dëshira për të është transporti i saj. Tani, përpjekjeve tuaja me dëshirë  e zell, u del përpara pesimizmi për t’ju penguar   dhe e thyen forcën e tuaj shpirtërore sepse kush jeton me energji, ai mund të jetojë vetëm kur punon dhe përpiqet.
    
Po qe se forcohet e vërteta e besimit  dhe ne e përjetojmë  përsosshmerinë moralit të fesë islame, atëherë edhe anëtarët e komunitetit të feve të  tjera bëhen muslimanë. Bile ka mundësi  edhe që ndonjë shtete ndonjë kontinent, duke na pasur zili ne, ta pranojë fenë islame të shpëtojë nga fetë e tjera, gjykimi i të cilave është bërë demode.
 
Ne që jemi nxënësit e Kur’anit, pra muslimanë,  i mbështetemi argumentit. Me logjikë, me mend e me zemër hyjmë nën hijen e të vërtetave të besimit. Ne nuk jemi si anëtarët e tjera feve që të imitojnë   murgjët që braktisin argumentet. Për këtë të ardhmen do ta sundojë Kur’ani që na urdhëron t’i mbështemi urdhërave të mendjes dhe të veprojmë sipas dijes të shkencave ekzakte.
 
Në këtë kohë fjala e All-llahut lartësohet duke përparuar materialisht. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë kulturën e duhur  të fesë islame dhe mund ta lartësojmë fjalën e All-llahut.
 
Në këtë kohë një mëkat i një njeriu nuk mbetet me një. Nganjëherë rritet dhe bëhet si një sëmundje ngjitëse e bëhet njëqind. Njësoj edhe sevapet nuk mbesin me aq sa bëhen. Nganjëherë një sevap arrin në njëmijë.
 
E vërteta e fesë islame është përmbi të gjithë politikat. Politikat mund t’i shërbejnë njerèzve  e jo të abuzojnë me  fenë në idenë apo në politikën e tyre.

Ngaqë po fillon të vijë bashkimi i besimtarëve, mos shihni gabimet personale të njëri-tjetrit.
Vlera e njeriut matet me kontributet e tij. Kush përpiqet për dobinë e popullit, ai vetë vlen sa një popull.
 
Azia, kontinenti më i madh, ka mbetur shumë mbrapa edhe për shkak se atje kanë braktisur kuvendin që i urdhëron feja islame.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>