Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Në sinqeritet përfshihen gjithë ato cilësi të bukura dhe dritat e pashuara dhe fuqitë e pambaruara. Ne po jetojmë në një kohë shumë të ashpër dhe mes armiqve tmerrshëm dhe po përballemi me lloj-lloj shtypjeje dhe po qëndrojmë përballë risive që vazhdimisht na sulmojnë dhe njëkohësisht jemi shumë të pakët, të dobët, të varfër dhe të pafuqishëm. Megjithatë, nga ana e All-llahut jemi angazhuar me një barrë të madhe, të rëndë, të përgjithshme, që t’i shërbejmë fesë islame. Pra, patjetër më shumë se secili jemi të detyruar, me sinqeritet të kapemi pas litarit të All-llahut dhe me tërë fuqinë tonë, me sinqeritet të kërkojmë ndihmën nga All-llahu i Madhëruar dhe kemi shumë nevojë që sekretin e sinqeritetit ta vendosim në zemrat tona. Përndryshe i humbim edhe sevapet që kemi fituar deri tani dhe kemi edhe përgjegjësi ndaj All-llahu i Madhëruar.
Çdo vepër duhet ta bëjmë për kënaqësinë e All-llahut. Po qe se Ai është i kënaqur prej nesh, atëherë e gjithë dynjaja po të jetë kundra nesh s’ka rëndësi. Po që se hira e Tij është me ne dhe po qe se ne na pranon si rob i dashur, atëherë për ne nuk ka gjë më të mirë. Po qe se do dhe ka nevojë Ai, edhe po të mos kërkojmë ne, Ai i shtyn edhe armiqtë tanë të na duan dhe të jenë të kënaqur me ne. Kjo është drejtpërsëdrejti arsyeja që në shërbimin e besimit si qëllim kryesor duhet të kemi kënaqësinë e All-llahut xh.sh.
Tërë fuqinë duhet të marrim nga vërtetësia e sinqeritetit. Ja pra, fuqia e vërtetë është tek sinqeriteti. Ndërkaq, edhe njerëz të rrugës së keqe, kur kapen me sinqeritet për idenë e tyre fitojnë forca.
Kënaqësia, dashuria dhe mirëpranimi i All-llahut është një pozitë e tillë që mirëpranimi i njerëzve pranë tij mbetet një grimcë. Po qe se mëshira e All-llahut është me ty, ajo të mjafton. Sepse dashuria e njerëzve përtej derës së varrit nuk vazhdon.
Ne duhet të ngulim sytë tek kënaqësia e All-llahut. Seriozisht duhet të ikim nga dashuritë, nga mirëpranimi dhe nga pozitat që na paraqesin njerëzit. Veçanërisht duhet të ikim nga mendimet: “Po qe se unë e bëj këtë punë marr një pozitë dhe marr vendin në histori”. Këto mendime ne na shqetësojnë sinqeritetin dhe për këtë duhet të qëndrojmë larg tyre.
Për besimdrejtin, kjo nuk është koha për të shpëtuar vetëm personalisht vehten. është koha e komuniteteve. Sot nga grupet që po del një fuqi që po sundon, po mund të qëndrojë ndaj mendimeve dhe ndaj forcave të armiqve. Për të zotëruar një liqen të madh njeriu , duhet të hedhë në të unin e tij. Sepse uni i tij është si një copë akull, po qe mbetet i vetëm, shkrihet e humbet. Pra besimdrejti, unin duhet të hedhë liqenin e atij grupit që nuk devijojnë nga synnet i Pejgabmerit a.s.m. dhe vetëm në këtë mënyrë me sinqeritet nga ky liqen mund të bëhet dobi.
Bindje ndaj mirësive të Allahut do të thotë se duhet të bëjmë ekonomi dhe të falenderim. Kjo për ne është gëzim dhe pajtim. Peshore e mosfalenderimit është ambicia e shpenzimi në vende boshe, mosnderimi dhe gëlltitja pa zgjedhur a është hallall apo haram.
Duke falenderuar, t’i duash frutat e shijëshme që e ke hallall dhe merr rezultate të mira. Me paralajmërimin e Kur’anit ai falenderim përballohet me oreks që të shijohesh me frute e me mirësi të xhennetit. Derisa në këtë dynja që ke thënë “Elhamdulil-lahe” duke falenderuar për frutat, në xhennet do të hash frutin që do të quhet “Elhamdylil-lah”.
Falenderimi e ka kuptimin: Në mirësitë të shohësh bamirësin. Kur të shohësh bamirësin humbet ajo dhimbje që thua “i mjeri I humba këto mirësi”. Sepse kur e gjen bamirësin Ai nuk e lë bosh sofrën tënde të mirësive.
Kush secilin send e kërkon në materie, atij mendja i ka rënë sy. Syri nuk mund të shohë gjërat shpirtërore.
Bulevardi është në rrugën e mesme të sunnetit. Kur futesh nëpër rrugë dhish ajo është prapambetje e dëmshme dhe shkaku i prapambetjes.
Fjalët metaforike kur kalojnë nga dija në dorën mosdijes, shndërrohen sikur të ishin të vërteta. Ajo hap rrugën e padobishme.
Nuk është e mundur një njeri të bëjë ekspertizë në shumë degë. Vetëm ndonjëri tepër intiligjent mund të bëhet ekspert në katër apo në pesë degë. Ai që do të dijë për secilin send, ai dëshmon se asnjërin nuk e di.
O ju të pasjellshëm që nga larg përpiqeni të kritikoni fenë islame! Mos u mashtroni! Mendoni mirë! Atë mos e shikoni me pamje të pjesshme. Se do të vijë dita që shumë do të pendoheni.
Bukuritë e përparimit të kulturës siç konsiderohet teknika e sotme, janë çështjet e drejtësisë së fesë islame, që kanë marrë forma të ndryshme.
Ai që nuk ka mundur të arrijë që të gjejë të vërtetën, mashtrohet me imazhe. Ai që nuk e sheh rrugën e drejtë, mbetet pas apo tejkalon masën. Ai që jeton pa masë mashtrohet shumë vetë e mashtron edhe tjetërkënd.
Qëllimi kryesor i njeriut duhet të jetë mos devijimi nga bulevardi. Nuk duhet të futet nëpër rrugë dhish. Nuk duhet të mashtrohet prapambetjes dhe tejkalimit. Kjo jetë e tij bëhet shembullore që edhe fenë e lartëson dhe e mbron nga shpifjet e të devijuarve.
Miku i paditur e dëmton njeriun më tepër se armiku.
Mendja e detyron njeriun të mos e lëshojë rrugën e drejtë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>