Ne historia po na tregon se besimtarët kur kanë përjetuar fenë e vërtetë kanë përparuar. Prap, historia po na dëshmon se besimtarët në gradën që kanë braktisur fenë islame janë përballur me bela, janë shkatërruar, janë shkelur dhe nga armiqtë e tyre dhe kanë rënë të mundur. Për  etë e tjera ndodh e kundërta. Këtë mund ta shohim kur lexojmë historinë se antarët të tjera feve kanë përparuar aq sa janë larguar nga feja tyre.
 
Për çfarë evropianët kanë përparuar dhe ne na kanë lënë në Mesjetë? Këtë çështje do t’jua tregoj me gjashtë shkaqe: 
 
1-   Në brendësinë  tanë ka humbur shpresa.
 
2-   Në jetën tonë shoqërore ka vdekur drejtësia.
 
3-   Tek ne është ngjallë dëshira ndaj armiqësisë.
 
4-   Nuk po njohim kushtet e ndritshme të cilat janë shkaqe që besimi  na lidhë ne me
       njëri-tjetrin.
 
5-   Nuk po i njohim lojrat e veseve, të egos, që na sulmojnë si një sëmundjet e ngjitëse.
 
6-   Secili u bë egoist dhe tërë fuqinë e tij shpenzon vetëm për interesin e tij.
 
Kultura e sotme që botën e ka bërë si një fshat  e ka trashur shumë pëlhurën e pakujdesisë. Ajo ka hapur nëpër shpirtrat e njerëzve shumë dritare ndaj botës së përkohshme që të mos shohim se patjetër ekziston një jetë tjetër. Ne duhet t’i shërojmë  këta shpirtra.  Që të realizohet kjo duhet të punojmë shumë.
 
Përparimi i vërtetë për njeriun është që fytyrën e shpirtit, e mendjes, e zemrës edhe fytyrën shqisave të tjera shpirtrore t’i kthejë në jetën e përjetshme  dhe të përpiqet që secili prej këtyre shqisave të kryejë detyrën të adhurimit që i takon. Përndryshe komunikimet të devijuarve që na sulmojnë dhe vazhdojnë duke thënë: “Vazhdoni me përparimin material, duhet t’i shijoni hollësitë e të gjitha  llojeve të kënaqësive!” Pra plotësoni dëshirat edhe më të  poshtra të veseve epshore. Ndërsa po t’i përdorim edhe shqisat shpirtërore dhe t’i japin në këmbim  të veseve, nuk është përparim; është shkatërrim e zhdukje.     
 
Gjërat hallall që janë lejuar nga All-llahu, mjaftojnë për qejfin e njeriut. Ato janë të mjaftueshme, nuk ka nevojë të hyjmë në haram. Urdhërat e All-llahut janë të pakta, të lehta. Të  bëhesh ushtari dhe robi i All-llahut, është  një kënaqësi që nuk përshkruhet. Detyra e njeriut është si e një ushtari. Me lejen e Tij të punosh dhe me lejen e Tij të fillosh punën dhe në llogarinë e Tij të japësh dhe të marrësh  dhe brenda ligjit të Tij të lëvizësh. Vetëm në këtë mënyrë mund të rehatohesh. Po qe se gabove duhet të thuash: “O Zot na fal gabimin! Na prano ne si robërit e tu! Na ndihmo që deri  sa të na e marrësh amanetin të bëhemi besnikë dhe vetëm Ty të lutemi!”
 
Drita e ndërgjegjes është dituria e fesë. Drita e mendjes janë shkencat ekzakte. Kur bashkohen ato del në pah e vërteta. Me këto dy krahë nxënësi përparon. Kur ato ndahen, vetëm dituritë fetare  bëhesh fanatik, vetëm  dituritë e shkencave bëhesh mohues e tradhëtar.
 
O ju djemtë e rinj besimtarë! Mos i kopjoni mohuesit! A  nuk po ju mjafton ajo që ju dëmtuan deri tani?!Me çfarë mendjeje i besoni dhe i kopjoni duke  pasuar rrugët e tyre? Jo Jo! Duke i kopjuar ata ju nuk po bëni tjetër, por po pranoni devijimin e tyre, po hyni në rradhën e tyre dhe po ekzekutoni vetveten. Mos harroni se duke pranuar amoralitetin e tyre ju po mashtroni me fjalët që thoni se jeni patriotë. Patriotizmi i vërtetë nuk mund të qëndrojë pa fenë e vërtetë. Amoraliteti i juaj po e poshtëron edhe kombin tuaj.

Universin ka shndritur mëshira e All-llahut. Ajo mëshirë  ka zhdukur errësirën e gjithësisë dhe ka ndriçuar  nevojat e panumërta të qenieve. Ai i përballon ato dhe Ai edukon me mëshirën e Tij. Tërë cilësitë e nevojshme të tyre Ai i realizon. Kushtet e tyre me mëshirën e Tij Ai i plotëson. Këtë hapësirë të paskajshme të qiellit me mëshirën e Tij Ai e plotëson. Këtë njeriun e përkohshëm që e ka bërë anëtari i përjetësisë nuk është tjetër vetëm se mëshira e All-llahut.
 
Argument për qametin dhe për lumturinë e përjetshme është mëshira e All-llahut. Ja pra! Mëshira  dhe mirësitë e All-llahut tregojnë se do të ekzistojë një ringjallje dhe një lumturi e përjetshme. Pra, po qe se nuk ekziston një jetë e përjetshme, mirësia e mëshira më e madhe që është në kokën e njerëzve, pra mendja bëhet  një gjarpër e jo tjetër. Njësoj po qe se nuk ekziston jeta e përjetshme, duke menduar ndarjen e përjetshme, dashuria e mëshira që janë në radhë të parë të mirësive bëhen nga një dhimbje e keqe.
 
Njëqind kopshte të dynjasë së përkohshme, nuk mund të arrijnë vetëm njërin nga drurët frutorë të jetës së ahiretit. Ndërsa njerëzit po mashtrohen në shijet e përkohshme, po i konsiderojnë ato si parapagesë, po mashtrohen për një shije të një fruti të vetëm dhe po sakrifikojnë kopshtet e xhennetit të përjetshëm.               
 
ÇFARË ËSHTË SINQERITETI    
 
O vëllezër që ju dua për All-llah! O shokët që i shërbeni Kur’anit! Edhe ju duhet të dini dhe  po qe se nuk dini unë po ju tregoj se  në këtë dynja, veçanërisht në shërbimet e jetës së ahiretit se themeli kryesor, fuqia më e madhe, ndërhyrësi i pranueshëm, pikëmbështetja më e fortë dhe rruga më e shkurtër për të arritur tek e vërteta,  lutja më e pranueshme, cilësia më e lartë, adhurimi më i pastër është sinqeriteti ndaj All-llahu xh.sh.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>