Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
SI E DUAN BESIMTARËT NJËRI TJETRIN
Intriga e shejtanit ia prish njerëzve jetën shoqërore. Kështu që kur njeriu i sheh një të keqe një vëllai besimtar, intriga e shejtanit i mbulon të gjithë të mirat që ai ka dhe armiqësohet me të. Ndërsa All-llahu në ditën e gjykimit do t’i matë veprat e njerëzve, cilat vepra peshojnë më shumë të mirat a të këqijat dhe sipas kësaj do të gjykojë. Duhet të dimë se shkaqet e veprimeve të këqija janë shumë dhe ato krijohen më lehtë se veprat e mira. Pra sipas tij duhet vepruar me vëllëzërit muslimanë. Po qe se veprat e mira të një vëllai peshojnë më tepër se të këqijat, ai vëlla është i mirë, ndoshta për një vepër që vlen shumë atij duhet t’ia mbulosh të këqijat.
Në qoftë se në një zemër mbivlerësohen arsyet e armiqësisë, atëherë dashamirësia bëhet formale dhe artificiale. O ti njeri që manifeston sjellje çnjerëzore! A nuk e shikon sa poshtërsi është të armiqësohesh me vëllain tënd duke mbajtur hidhërim ndaj tij?!
Po të thuash që gurët e vegjël dhe të thjeshtë kanë vlerë më shumë se Qabja dhe këta janë më të mëdhenj se mali i Uhudit, atëherë vetë e kupton se je duke bërë një gafë të madhe. Kështu që vëllai yt, ka vlerën e Qabes dhe cilësitë të tij të bukura janë më të mëdha se kodra e Uhudit. Prandaj nuk duhet të hidhërohesh me vëllain për ndonjë vepër të vogël që nuk të të pëlqen ty.
Ja pra besimi në Një Zot të Vetëm, e bën të nevojshëm bashkimin e zemrave. Meqë jemi bashkuar në besimin e fesë Islame, duhet të jemi të bashkuar edhe në jetën shoqërore. Ja pra ti nuk mund ta mohosh se kur shoqërohesh me një shok në një batalionin e ushtrisë, patjetër me të vendos lidhje të shëndosha miqësore. Sepse ju të dy keni të njëjtin oficer, të njëjtën komandë, kështu që keni lidhur edhe shoqëri.
Po qe se do të armiqësohesh, bën armiqësi ndaj armiqësisë që ti mban në zemrën tënde. Atëherë përpiqu që ta heqësh atë nga zemra. Njeriun më tepër e dëmtojnë veset e të epshit tij që vazhdimisht përpiqen ta sulmojnë. Përmirësoje atë! Për hatrin e veseve të tua të këqija mos u armiqëso me vëllëzërit besimtarë. Po që se do të armiqësohesh mund të armiqësohesh me armiqtë që kanë devijuar dhe janë kundër fesë islame.
Sot duhet të forconi vëllazërimin. Bile ndaj vehtes duhet të parapëlqesh sedrën dhe moralin e vëllëzërve besimtarë, në pozitë, në interes material. Derisa një të vërtetë të besimit kur përgatitesh që t’ia tregosh një besimtari, paraqite vëllain. Ai le ta tregojë atë. Nëse se ai tërhiqet në atë po që tregon ti nuk ka dëm, por ka mundësi t’ju shqetësojë sinqeriteti juaj.
Njeriu mund të jetojë i qetë familjarisht vetëm kur bashkëshortët bëhen besnikë ndaj njëri-tjetrit. Zbulimi e lakuriqësia e femrave është kundra besnikërisë, ajo krijon përçarje mes tyre. Sepse një femër që ka dalë gjysëm lakuriq, përjashta nga dhjetë burra të huaj vetëm njëri nuk e pëlqen. Kurse prej njëzet burrave që janë jashtë vetëm një burrë del që nuk i duken më të mira femrat e tjera se e shoqja. Në këtë rast dashamirësia mes bashkëshortëve humbet dhe vazhdojnë mendimet fëlliqura të maskarenjve.
Sot që po sundon shkenca dhe flet argumenti, një njeri që çështjen e tij nuk mund ta argumentojë ai humb, sepse sot imitimi ka humbë vlerën.
Besimtari është i detyruar që ta dojë vëllain besimtar. Këtu me nja dy shembuj do t’ju tregoj se si forcohet vëllazërimi dhe si shtohet forca kur mbështeten njëri- tjetrit vëllëzërit besimtarë:
-1111: Njëmijë e njëqind e njëmbëdhjetë. Pra besimtarët e vetëdijshëm kur mbështeten njëri-tjetrit krahpërkrah del në pah një forcë e madhe 1111. Por këto numra po t’i shumzojmë
1
1
1
1
+_______
4
A e patë kur njëshet mbesin veç e veç, si nuk mund të vlerësohen siç mund të vlerësohen kur ata bashkohen krahpërkrah me njëri- tjetrin?!
Ja edhe një shembull: 4444, katër katërsha kur bëhen krahpërkrah me njëri- tjetrin, bëhen katërmijë e katërqind e katërdhjetë e katër. Po ato katërt po qe se mbesin veç e veç vlejnë vetëm gjashmbëdhjetë e jo më tepër. A e patë se si i bashkon feja vëllëzërit dhe çfarë force del në pah kur vëllëzërit bashkohen me njëri- tjetrin.
Prej atyre që nuk besojnë fenë islame, ditën e gjykimit në të cilën për jetën e tyre fije për fije do të japin llogari, nuk i zënë besë sevapit dhe gjynahit mos pritë të mirë. Fuqinë e forcën e fesë atyre as kombi as asnjë send tjetër nuk mundet t’ia garantojë.
RRUGA E DREJTË
Nëpër veprat mëkatare është fshehur kufri-mohimi. Veçanërisht kur jeta vazhdon me këto vepra njeriu i bëhet dashnori i tyre dhe vjen në atë gradë që nuk mund ta braktisë më atë. Pastaj që t’i japë shpresë vehtes thotë: “Këto gjynahe për mua nuk mund të bëhen shkak që të vuaj torturën e xhehennemit”. Në këtë rast atij fillon t’i lulëzojë fara e mohimit. Më në fund fillon të mohojë torturën e xhehennemit.
Njeriu mund të shpëtojë nga veset e turpshme të epshit, vetëm se kur kapet pa u shkëputur pas librave të fesë së islame. Demokracinë e vërtetë mund ta përfitojmë vetëm se kur përfitojmë nga ndihma e besimit Islam sepse kush bëhet me të vërtetë robi i All-llahut, ai nuk i përulet njerëzve. Ngaqë secili në botën e tij është një komandant, atëherë në botën e tij të vogël feja atë e ka detyruar të luftojë me një forcë të madhe dhe të zotërojë moralin e Profetit Muhammedit a.s.m. e të jetojë synnetin e Tij a.s.m..
Kush e pranon se është i gabueshëm ndaj All-llahut xh.sh. ai pendohet. Kush pendohet nga intrigat e shejtanit mbështetet tek All-llahu. Kush nuk i sheh gabimet e tij ai ka bërë një gabim më të madh. Kush i sheh gabimet e tij, ai ka hapur derën që t’i fshihet gabimi i tij. Kush thotë se unë jam i gabueshëm ai e meriton faljet e gabimeve.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>