Udhëtimi në rrugën e mosbesimit është më i zorshëm se udhëtimi nëpër akuj. Kurse udhëtimi në rrugën e besimit është sikur noton në ujë dhe është më  i lehtë se kur fluturon në ajër. Si thoni, kur një njeri do  të ngrohë në diell  trupin, sillet përreth diellit, apo diellin do ta sjellë rreth  vetes?! E para është lehtësia e besimit në një Zot, e dyta është vështirësia e mohimit.
 
Nëse në brendësi të njeriut hyn mohimi, atëherë të gjithë Emrat e Bukur  të All-llahut bien në errësirë ku nuk shihen, nuk lexohen desenjet e mrekullueshme që janë nëpër univers. Sepse po qe se mjeshtri harrohet edhe mjeshtria e Mjeshtrit nuk duket. Pastaj edhe ato mjeshtëritë që duken, ia jep natyrës apo rastësisë, Mjeshtritë arte  të Allahut, duke qenë secila nga një mrekulli, rrëzohen e bien në një nivel të ulët që nuk duken fare.
 
Pyetje:, Për çfarë po e pranojnë Ateistët duke qenë një errësirë e keqe, mohimin? Përgjigje: Askush nuk e pranon me qëllim atë. Vetëm se duke iu mashtruar shijeve të veseve epshore, kanë rënë ato vende të fëlliqura të pisllëqeve dhe  e kanë shumë të zorshme për të dalë. Kurse besimi është krejt tjetër. Besimi pranohet me qëllim, me qëllim pason rrugën dhe me kënaqësi pratikon kushtet e besimit.
 
Kush e njeh All-llahun dhe i nënshtrohet Atij, ai edhe sikur të jetë në burg është fatbardhë. Kush e harron Atë  edhe sikur të jetë nëpër vila e pallate është në burg dhe është fatzi.
 
         GËNJESHTRA DHE HIPOKRIZIA
 
Në shumicën e rasteve devijimi e mohimi janë rrugë negative, janë shkatërim, zhdukje dhe prishje; kurse besimi është pozitiv, dobi  e ekzistencë.
 
Themeli i mohimit është gënjeshtra-rrena. Rrena është shenja parë e hipokrizisë. Rena është shpifje ndaj fuqisë së All-llahut. Rrena kundërshton Gjithëdijen e Edukatës së All-llahut. Rrena e shkatëron moralin e lartë të njerëzimit. Popullin Islam e ka helmuar vetëm rrena. Rrena është ajo që i ka shkatëruar njerëzit dhe nga grada e lartë që atyre i takon i ka zbritur ajo. “Mysejlime-i kezzabin” (Profetin e rrenjshëm e ka hedhur përtokë  vetëm se rrena.)

Ateizmi e mohimi me tërë rrethin e tij është rrena. Besimi është drejtësi e realitet. Ndërmjet rrenës e së drejtës është një pafundësi që zgjat nga lindja e deri në perëndim. Ndërsa, politika dhe propaganda këto cilësi  përkundrazi i ngatërojnë me njëra tjetrën. Pra njeriun e lartë e bashkojnë me atë të ulëtin.
 
Pyetje: Çfarë drejtësie është ajo që  në një moshë të shkurtër ia ka mohuar një mohimtari, të ndëshkohet me torturë të xhehennemit të përjetshëm? 
 
Përgjigje:Viti është 365 ditë. Ligjet e drejtësisë së sotshme po gjykojnë në këtë mënyrë: Një njeri që për një minutë vret një tjetër e dënojnë dhe e burgosin, shtatë milion e tetë qindë e tetëdhjetë katër mijë minuta. Të kalosh një minutë pa besim është si të mbysësh njëmijë vetë. Atëherë njëzet vjet të kalosh pa besim dhe të vdesësh në atë gjendje, drejtësia e sotshme atë njeri, e dënon me pesëdhjetështatëtrilion e dyqind e njëmiliard e dyqindmilion vjet.. Po e  kuptojmë edhe nga ligjet e sotme se është e vërtetë fjala e All-llahut që thotë: “Halidine fiha ebeden” (Gjithmonë në të ka për t’u djegur). Tani edhe këtu po kuptojmë sekretin që  mohimi dhe vrasje kanë lidhje njëri me tjetrin. Kështu që:
 
Për një minutë që realizohet vrasje, vrasësi humb së paku pesëmbëdhjetë vjetë jetë, pra e burgosin  për atë vrasje. Një minutë kufër mohon njëmijë e një Emra të bukura të All-llahut dhe funksionet e tyre i poshtëron dhe mohimi është një dhunë ndaj të vërtetave të gjithësisë dhe gënjen përsosshmërinë e All-llahut. Për këtë All-llahu e dënon qafirin me xhehennem përgjithmonë.       
 
Një musliman (All-llahu na ruajt) po qe se e mohon All-llahun, ai më nuk mbetet në mëdyshje, bie absolutisht në kufër. Ai nuk mund të bëhet si antarët feve të tjera. Ai e humb shijet të kohërave të  kaluara dhe të ardhme. Atij tanimë i sosen shijet e jetës, sepse zemrën e tij vazhdimisht e shqetësojnë ndarjet. Por besimi është e kundërta: Po qe se besimi hyn në zemrën e njeriut, të gjithë miqtë e tij që kanë vdekur ngjallen; ata me gjendjen e tyre thonë: “Ne nuk kemi vdekur!”. Në këtë rast besimi e shpëton atë nga gjendja e vjetër të xhehennemit dhe ndjen vehten si në xhennet.
 
TË KËRKOJMË PREJ ATIJ PASURIA E TË CILIT NUK SOSET
 
Ai që i lutet All-llahut e di se  është Njëri që i dëgjon bile  edhe zërat e kërkesës që ka në zemër. Dora e Tij arrin në çdo send, Ai mund të më përballojë të gjithë kërkesat e mia. Ai ndaj dobësisë dhe varfërisë sime paraqitet me mëshirë  dhe me ndihmë.
 
Mos thuaj: “Shumë herë jam lutur dhe nuk më janë pranuar lutjet”. Sepse, lutja ndaj All-llahut është adhurim, fruti i adhurimit do të merret në jetën tjetër. Lutjet që bëhen për qëllime të dynjasë, janë kohët e lutjeve  si namazin që e falim në kohën e caktuar. Plotësimin e lutjejeve nuk duhet ta presim këtu. Përshembull: kur zihet dielli e falim namazin  (qysuf); kur bëhet thatësirë dhe nuk bie shi, bëhet koha që të lutemi për shi; kur na sulmojnë mizorët, bëhet koha e lutjes për të shpëtuar nga zullumi i tyre.
 
 Pra deri kur qëndrojnë këto kushte, duhet t’i falim këto namaze të caktuara, pra për nevojat tona duhet t’i lutemi All-llahut. Po qe se ne na jepen ato kërkesa që kemi kërkuar të dynjasë akoma më mirë, nëse jo, atëherë nuk duhet të themi se nuk u pranua lutja jonë. Por do të themi se koha e pranimit nuk i ka ardhur akoma. Qëllimet i lutjes janë kohërat e fillimeve të lutjeve, nuk janë koha e rezultatit. Allahu ka premtuar që të pranojë lutjet, por Ai e di më mirë a është për dobinë tënde që të pranohet për këtë dynja, apo është më mirë që lutja të pranohet për dobinë e ahiretit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>