Kush do Jaran për të Kur’ani është mjaft.
 
Kush do  mall Atij bindja i mjafton. Kush i bindet All-llahut ai me ekonomi shpenzon, kush bën ekonomi ai gjen bereqet.

Kush do armiq atij veset epshore i mjaftojnë. Kush pëlqen vehten ai gjen belanë dhe përballet me vështirësi; kush nuk e pëlqen vehten ai përballet me mëshirë e rehatohet.

Kush do këshillë atij vdekja i mjafton. Kush mendon vdekjen ai së tepërmi nuk i lidhet dynjasë dhe përpiqet seriozisht ta fitojë jetën e Ahiretit.
 
Shpirti i adhurimit është sinqeriteti ndaj All-llahut. Adhurimi duhet të bëhet vetëm se për arsye se All-llahu ka urdhëruar atë. Po qe se adhurimi bëhet për ndonjë dobi tjetër, ai nuk pranohet, Kush bën adhurim ai mund të përballet me mirësi, por ato nuk duhet të quhen qëllim kryesor.
 
Syrin e mushkonjës kush ka krijuar? - Ai  që ka krijuar edhe Diellin!
 
Lukthin e pleshtit kush ka krijuar?- Ai  që ka krijuar edhe galektikat!
 
Natyra është shembulli i shtypshkronjës-tipograf nuk është; është një qëndisje - qëndistar nuk është, është një punë - punëtor nuk është, është një send që ka buruar - burim nuk është, është një send i rregulluar - nuk është Rregulluesi, ligj është ligjëvënës nuk është.
 
Kur sqarohen mirë veprat e këqia, ato i turbullojnë mendimet e pastra.
 
Dijetari që i udhëzon njerëzit duhet të bëhet si delja e jo si shpendi. Sepse delja qëngjit të saj i jep qumësht, kurse shpendi atë çfarë ka ngrënë e vjell.
 
Politika që sillet mbi interesin është si egërsira, si kuçedra.
 
Egërsirës së uritur t’i paraqitesh me dashamirësi ia hap oreksin që të të përpijë më shpejt dhe të shtynë t’ia paguash mundin e tij për atë që të ka ngrënë.
 
Koha ne na tregoi se as xhenneti nuk është i lirë, as xhehennemi nuk është krijuar kot.
 
Kush sheh mirë, ai edhe mendon mirë. Kush mendon mirë, ai nga jeta e tij merr shije.
 
Njeriun shpresa e ngjallë, kurse humbja e saj për të është shkak zhdukjeje.
 
Kur i lulëzon feja e një populli atëherë edhe jeta e tij lulëzon. Kur populli e përjeton fenë, atëherë shndritë jeta e tij.
 
Inati është një cilësi që  kur i ndihmon shejtani atij, ai edhe shejtanit thotë është melek dhe e lavdëron. Në të kundërtën ta shohë melekun, thotë është një shejtan, por i ka ndërruar rrobat.
 
Materializmi për njerëzimin është si një sëmundje ngjitëse, si murtaja që kush ngjitet për të ta dijë se atë e ka kapur ethja  dhe kush ka hyrë brenda rrethit të tij Ai ka hidhëruar Allahun. Kush ndihmon  në përhapjen e materializmit ai  zgjeron mendimin e keq.
 
Më i pafat dhe në gjendjen e vështirë është ai që s’punon. Sepse dembelizmi është vëllai i zhdukjes. Kurse puna është jetë dhe zgjim.             
 
          Kur e fal namazin, mendja, shpirti dhe zemra e njeriut ndjejnë rehati të madhe. Ndërsa namazi edhe për trupin e njeriut nuk është një peshë e madhe dhe ai që e fal namazin, edhe punët e tij tjera i bën me një qëllim të mirë dhe marrin formën e adhurimit. Në këtë mënyrë tërë kapitali i jetës së tij konsiderohet malli i ahiretit. Në këtë mënyrë ai moshën e përkohshme e ka përjetësuar.
 
Çdo fjalë i besimtarit do të jetë vërtetë. Por çdo fjalë  e vërtetë nuk bën të flitet në çdo vend. Besimtari duhet të thotë  të drejtën. Por çdo e  drejtë s’bën të flitet në secilin vend.
 
Patjetër një ditë do të vdesim. Ne nuk mund të bëhemi shtylla e dynjasë. Se trupi ynë nuk është as prej hekuri as prej guri, vetëm se nga sende të ndryshme  nga mishi e nga kockat. Ky trup në çdo rast mund të përballet me ndarje e zhdukje.         
 
Nëpër çështjet e përkoshme nuk ka shije. Pra, o njeri! Ti je kalimtar edhe bota jote është kalimtare, edhe bota e secilit është kalimtare, edhe forma e dukshme të universit është kalimtare. Këto janë, si sekonda, minuta e orë që pasojnë njëri- tjetrin. Do të vijë dita që do të humbin. Ti bëhu gati që të mos zhdukesh.
 
Kjo pronë që  duket në shesh është  e All-llahut. Ti me të gjithë pronat e tua jeni të përkohshëm. Nëse e meriton, All-llahu ty do të kënaqë në lumturinë e përjetshme. Nëse nuk e dorëzon jetën në mbrojtjen e All-llahut, zhduket dhe të humbet.
 
Po qe se  nuk ke bërë ndonjë vepër që të të shpëtojë ty, atëherë mos i jep rëndësi atyre që ke lënë në botën e përkohshme.
 
Ligjet e Principet e Kur’anit kanë ardhur nga ana e pafillimtë dhe do të shkojnë deri pa mbarim, ato nuk plakën si ligjet e qytetërimit tonë që po përballen me mangësi e gabime dhe po gjejnë fund.
 
         Kush ka si qëllim kryesor jetën e përkohëshme, ai edhe sikur në dukje të jetë në xhennet, shpirtërisht është në xhehennem. Kush përpiqet seriozisht për jetën e ahiretit, ai të dy jetët i ka bërë xhennet. Edhe po të jetë me vështirësi jeta e tij në këtë dunja, ai nuk shqetësohet, se ai e di  se  kjo dynja  është për të  si sallon pritjeje i ndonjë mjeti. Për këtë arsye ai  nuk mërzitet. Me  rehati e pret lumturinë e premtuar për të.  

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 >>>