Risale-i Nur
FJALE E 23 BUKURITI E BESIMIT ISLAM
Kështu: E para, autori ka pranuar si Mjeshtrin e vet, vetëm Kur’anin Fisnik.
E dyta, Kur’ani është Libri i Shenjtë dhe kroi i të gjitha diturive të vërteta. Këtij libri, pra Kur’a¬nit, njerëzimi në të gjithë shekujt ia kan dhënë vlerësimin, se kjo është ligjërata e përjetshme e All-llahut xh.sh..
Kjo është edhe arsyeja që është komenti posa¬çëm i Kur’anit, pse e dallon atë nga veprat e autorëve të tjerë dhe sepse nuk ka përzier mendi¬met dhe ndjenjat e veta, librit të shenjtë. Për veç kësaj, për të kuptuar domethënien e Kur’anit, pa asnjë gabim i duhej të kishte një eksperiencë në secilën shkencë, të kishte aftësi të shëndosha dhe mendim të thellë, sinqeritet të plotë dhe dituri gjeniale, e atëhere ai mund të zotëronte një fuqi të posaçme për të bërë komentin e librit të Shenjtë, pra autori këto plotësisht i ka zotëruar.
E treta, sinqeriteti i komentatorit të jetë i pastër, që çdo gjë ta bëjë pa kurrëfarë interesi, pra vetëm për Hirën e Zotit xh.sh.. Këto cilësi të tij vërtetohen, gjersa i ka manifestuar gjatë gjithë jetës së vet.
E katërta, një nga Mrekullitë e Kur’anit është se Ai edhe sot e ruan freskinë dhe vitalitetin e vet, nga shekulli në shekull, që kurse ka zbritur në tokë. Fytyra e Tij është e veçantë për secilin shekull dhe iu përgjigjet të gjitha nevojave të njerëzimit. Pikërisht në këtë shekull ka dalë në dritë një vepër e mbështetur në komentin e Librit të Shenjtë dhe ky është Risale-i Nur. Ai i përgjigjet nevojave të këtij shekulli, sikur të kishte zbritur enkas si një mjet i bukur, që fillon nga më e thjeshta deri tek më e përsosura. Kjo vepër bind secilin.
E pesta, Risale-i Nur pëlqehet edhe për faktin se çështjet duke argumentuar i tregon, Kur’anin e komenton me pozitivitet, njerëzit i bind “si dy herë dy, bëjnë katër”.
E gjashta, Risale-i Nur të vërtetat e Kur’anit i jep si mësim, gjë që e bind njeriun, i mbush mendjen, shpirtin dhe ndërgjegjen ia ndriçon me argumentet e bollshme që paraqet. Ai shuan nefsin (veset e këqija) dhe e largon shejtanin me ndikimin e vet. Vetëm me këtë e kupton se çfarë argumenti bindës është Risale-i Nur.