Risale-i Nur
FJALE E 23 BUKURITI E BESIMIT ISLAM
I pari themel i besimit është “Imani bil-lah” - Besimi në një All-llah xh.sh., pastaj është:
“Nubuvveti”-Besimi tek Profetët dhe pastaj Ringjallja.
E para nga njohuritë që duhet të përfitosh është njoftimi për Zotin xh.sh. si Një dhe i Vetëm. Themeli i shkencave dhe i diturisë është
“Marifetull-llah” - Dituria mbi njoftimin e Zotit xh.sh.
Shkallët e besimit janë të panumërta. Ato fillojnë nga atomi i vogël dhe vazhdojnë deri tek dielli gjigand. Besimi që përbëhet nga imitimet, sidomos në këto kohë është e vështirë t’i kundër¬vihet hipokrizisë së mosbesimtarëve. Pa shkuar më tej, ai shumë shpejt mund të shuhet. Njeriu duke u nisur nga këndvështrimi i Risale-i Nurit, mund ta pushtojë një besim i lartë që nuk zhduket kurrë. Ky lloj besimi nuk mund të shuhet apo lëkundet në këtë shekull të tmerrshëm të ateizmit. Për t’i thyer kundërshtarët e pafe, na duhet sot një besim i fortë. Kush zotëron një besim të fortë, sado që të përpiqen filozofët e pabesë për ta sulmuar, përsëri ata nuk mund ta mposhtin. Duke parë këto të vërteta ne u bindëm se ky libër duhet lexuar. Ai ka buruar dhe është frymëzuar nga Kur’ani i famlartë. Ai na garanton kështu një besim të fortë. Me këtë besim në shpirt njeriu garanton parajsën në këtë dhe në atë jetë. Në këtë kohë të vështirë njeriu shumë lehtë mund të rrëzohet, duke iu përkushtuar nevojave të jetës së përkohshme dhe të humbasë atë të përjetshmen (Ahiretin). Tek kjo e vërtetë nuk duhet dyshuar. Pra të nderuar besimtarë, shpëtimin e gjejmë vetëm tek këto vepra brilante, të cilat e kanë burimin tek Kur’ani i Lartë dhe ajetet e tij të famshme dhe mund t’iu përgjigjesh pyetjeve tona të shekullit. Besoni se vlerën e këtij libri mund ta shihni kur ta lexoni.