Ti hapi sytë dhe shihe trupin tënd! Çfarë re-zultati japin veglat e trupit me lakimet e tij, që ia sheh dobinë si jo më mirë! Në krijimin tënd shihe Fuqinë superiore!

?

DRITARJA E TREMBËDHJETË

"11_25022010010453.jpg"

Me sekretin e këtij ajeti, secili send me gjuhën e tij të veçantë, e vërteton dhe e përmend Krijuesin e vet. Ja pra, çdo qenie bën tespih me gjuhën apo me qenien e saj dhe kuptohet që ekziston një Krijues që i meriton ato. Kështu argumentet vijnë nga të katër anët, duke mos lënë asnjë dyshim, ku ndër¬gjegjja e njeriut të drejtë nuk i mohon ato më. Ti po qe se nuk më beson, shih argumentet e panu¬mërta të krijimit, ku në forma të ndryshme japin shenjë tamam si rrathët kur janë njeri brenda tjetrit, të drejtuar nga një qendër dhe me forma të ndryshme. Këto qenie që vijnë janë pajisur me nga një argument edhe nëse janë me masa minimale, krijimi i tyre është një gjuhë e fortë që dëshmon për Atë dhe jetën e Tij të pasosur, është një gjuhë që vazhdimisht e përmend Atë. Siç kemi treguar edhe në “Fjalën e njëzetekatërt”, duke përmendur Atë që e vazhdon ekzistencën secila qenie me gjuhën e saj i bën zikër All-llahut xh.sh. dhe ky është një argument i qartë si drita që vërteton diellin. A s’është ajo një shenjë e mjaftueshme për të argumentuar Zotin e Patëmeta?

?

DRITARJA E KATËRMBËDHJETË

Me sekretin e këtij ajeti, çdo gjë për secilin send dhe për çdo kërkesë është nevojtar i Tij. Ja pra, në univers shikojmë që qeniet janë në dobësi e në paaftësi të pafundme, kurse në veprimtarinë e tyre shihet shumë qartë një fuqi dhe një aftësi e madhe. Në shembull kemi gjallërimin e farërave dhe të rrënjëve. Ato në vetvete duke qenë të paafta fare, kur lulëzojnë në tokën e thatë na tregojnë një pasuri të jashtëzakonshme.

Kurse në stinën e dimrit kur toka ka ujë të bollshëm, ato qëndrojnë në gjendje të varfër dhe degët e tyre u varen poshtë; përkundrazi në stinën e pranverës dhe të verës kur toka është e thatë ato gjallërohen dhe na tregojnë pasurinë e tyre.

Elementet duke qenë absolutisht të vdekura, kur detyrohen e bëjnë punë nëpër gjëra të ndryshme lajmërojnë një fuqi dhe një gjallëri të habitshme.

Në lëvizjen e secilit send, po duket një men-talitet dhe vetëdije e pafundme, kurse në të vërtetë ato janë gjëra pa dije, duke marrë që nga atomi dhe deri tek yjet që lëvizin sipas një qëllimi dhe një dobie.

Tani brenda dobësisë ka fuqi; brenda varfërisë ka pasuri; tek gjërat e vdekura ka jetë dhe tek gjë¬rat e paditura ka vepra të vetëdijshme. Të gjitha këto që treguam nga katër anë, hapin dritare që të shohin medoemos se në këto është duke sunduar një Fuqi Absolute, një Pronar Absolut dhe një Dijetar Absolut. Pra tërësia e tyre në një formë më të gjerë, a nuk na tregon për bulevardin e shndritshëm?!

Tani ti i pakujdesshëm që ke rënë në batakun e pakujdesisë! Që ta njohësh hyjninë tënde, po qe se ti nuk e lë mendimin e natyrës, atëhere përderisa të gjithë atomet kanë nevojë të mbartin fuqinë e pafundme dhe diturinë gjeniale, secili send duhet të bartë një aftësi të tillë që përnjëherësh duhet ta shohë, ta dijë dhe ta drejtojë secilin send.

?

DRITARJA E PESËMBËDHJETË

"11_25022010010457.jpg"

Me sekretin e këtij ajeti çdo send sipas gjendjes së tij, me rregulla të ekuilibruar me preçizion maksimal e të përsosur, mban aftësi dhe pajisje të jashtëzakonshme, të cilat ia ka dhënë Zoti; aftësi dhe pajisje me cilësinë e duhur. Duke i bërë këto, i ka zgjedhur dhe e ka veshur me formën më të mirë dhe me rrugën më të shkurtër dhe më të lehtë; dhe përdorimin e tij e ka sjellë po ashtu në mënyrën më të lehtë. P.sh., shikoji “rrobat” e shpendëve që vazhdimisht i përdorin dhe i lëkundin ato me lehtësi; atyre i ka dhënë një trup dhe i ka veshur edhe ekonomikisht në një farë forme. Në sasinë dhe gjuhët e këtyre gjërave, medoemos dëshmohet dhe theksohet ekzistenca e Fuqiplotit dhe të Gjithëdijshmit Absolut.

?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>