Risale-i Nur
DRITARET E SË VËRTETËS
Si thoni, a nuk tregojnë këto veprime që, ekzis¬ton medoemos një Fuqiplotë Madhështor; dhe ashtu si në sipërfaqen e tokës ashtu edhe nëpër detëra, krijesat e gjalla, me një mëshirë superiore dhe me një ekuilibrim të mprehtë, po përballojnë nevojat e tyre, po i jepet rrësku dhe veshmbathja e tyre. E njëjta fuqi, me përsosmërinë superiore, i ka mësuar shpendët të fluturojnë; lopën e ka bërë një fabrikë qumështi, mishi dhe kosi; pulën një fabrikë zogu dhe vezësh; peshkun e ka mësuar si të qëndrojë dhe të ushqehet nëpër ujëra, punë për të cilat ne nuk kemi zotësi.
Ashtu siç secila prej tyre medoemos dëshmon për ekzistencën e një Fuqiploti të Gjithëdijshëm, njësoj edhe tërësia e tyre në një sipërfaqe më të gjerë, dëshmojnë për Madhërinë e një Hyjnije, që aftësia e Tij arrin t’i edukojë me përsosmëri të tillë, saqë mendja ynë nuk mund ta konceptoje atë. Njëlloj edhe nëpër kopshtet e vreshtat që Ai ka krijuar bimët dhe lulet e rregullta, që vazhdimisht i qeshin fyty¬rës sonë duke na paraqitur fruta të shijshme si dhe lulet e bukura, të cilat na dalin përpara me piktura të shumëllojshme, këto ashtu siç një nga një na tregojnë për një Mjeshtër të Gjithëdijshëm, ashtu edhe tërësia e tyre në një kor të madh, tregojnë Edukatorin e tyre superior dhe Gjithëmëshirsh¬më¬rinë e Tij të Bukur. Dhe ashtu siç mjegullat for¬mohen në qiell për një qëllim të caktuar, edhe pikat e vogla të shiut bartin dobitë dhe rëndësitë e mëdha, duke sjellë fruta të vlefshme. Ato sa numri i pikave, tregojnë se medoemos është e nevojshme të ekzistojë një Mjeshtër i Gjithdijshëm. Ashtu edhe malet që janë nëpër botë edhe minierat që janë brenda tyre me elemente, të ndryshme me për¬gatitjen e rezervimeve të tyre të shumëllojshme bërtasin me një zë të fortë në madhësinë e maleve dhe tregojnë se është e domosdoshme të ekzistojë një Mjeshtër i Gjithëdijshëm dhe një Edukator i përsosur, pra All-llahu i Madhëruar.
Në këtë mënyrë edhe shkretëtirat, edhe kodrat e vogla, që Ai i ka hijeshuar me lule me piktura të larmishme, edhe këto një nga një medoemos na tregojnë për ekzistencën e një Mjeshtri të Gjithë¬dijshëm, që është vetëm Ai që i bën këto; njëlloj edhe tërësia e këtyre akoma më mirë lajmëron për një Mbret Madhështor dhe për Edukatën e Tij të përsosur. Në këtë mënyrë në të gjithë fletët e drurëve dhe të bimëve me forma dhe me gjendje të ndryshme dhe me lëvizjet e rregullta të tyre dhe me sasinë e fletëve, medoemos tregojnë për ekzisten¬cën e Mjeshtrit të Gjithëdijshëm. Dhe siç në zanafillë, në mitrën e nënave gjendja e fillimit të vogëlushëve dhe lëvizja e tyre e rregullt dhe pajisja e tyre me vegla të ndryshme dhe me largpamësinë përgatitur për të dhënë rezultatin dhe frutet më të bukura, përsëri secili dëshmon për ekzistencën e një Mjeshtri Gjenial duke theksuar dhe dëshmuar për Njësimin e Tij, njëlloj në sipërfaqen e gjerë tërësia e tyre tregon për konceptimin e fuqisë, gjerësinë e dijes, bukurinë e mjeshtrisë së Tij dhe përsosmërinë e Edukatës së Tij. Madje edhe në trupat e kafshëve është vendosur shpirti por edhe veset e këqija; ato duke i pajisur me shqisa të shu-mëllojshme, me një dije superiore janë vendosur pikërisht në vendet e duhura, duke i angazhuar me detyrime; përsëri sikurse sasia e kafshëve, ndoshta sanumri i shqisave të tyre medoemos tregojnë për ekzistencën e një Mjeshtrit të Gjithëdijshëm, një¬lloj edhe tërësia e tyre në një formë më të shkël¬qyer tregojnë për bukurinë e mëshirës dhe për përsosmërinë e Edukatës së Tij.
Ja çdo revelatë dhe frymëzim që bëhet nëpër zemra: n.q.s. është njeri, zemrës së tij ia ka laj-mëruar çdo lloj shkence; n.q.s është kafshë, asaj shpirtërisht i ka mësuar dijet për të përmbushur nevojat e duhura, vjen nga një anë e fshehtë dhe medoemos ndihet nevoja që të pranohet ekzistenca e një Mëshirëploti dhe Edukatori. Po kështu edhe shqisave, p.sh. syrit i ka dhënë aftësi që t’i mble¬dhë lulet shpirtërore të universit ashtu siç i mble¬dhë rrezet pasqyra; të gjitha shqisat e dukshme dhe ato të padukshme janë nga një çelës i horizonteve apo fushave të ndryshme, përsëri edhe këto si drita për diellin, medoemos dëshmojnë për ekzistencën e Mjeshtrit të Gjithëdijshëm, për Krijuesin e Bukur dhe Mëshirëplotë dhe për Furnizuesin Bujar.
Tani prej këtyre dymbëdhjetë dritareve të "dritares së gjashtë" që radhitëm, hapet një dritare e madhe për të treguar Njësimin e Zotit dhe formon një të vërtetë me dymbëdhjetë ngjyra, që në këtë mënyrë tregon përsosmërinë e All-llahut të Madhërueshëm.