Tani o filozofët e pafatë që keni rënë në humbje! Çfarë mund t’i thoni kësaj dritareje, kësaj pune a ka mundësi t’i përzihet rastësia që paraqitni ju.

?

DRITARJA E NJËMBËDHJETË

"11_25022010005942.jpg"

Shpëtimi nga torturat e ndëshkimet dhe shpëtimi shpirtërisht i zemrave kur përballet me shtrëngime, bëhet vetëm me besim në një Krijues dhe kur krijimin e të gjithë krijesave e mbështet në një mjeshtër dhe kënaqësia më e madhe e njerut është atëherë kur e përmend vetëm Atë.

Sepse universi i paskaj, po qe se nuk pranohet i krijuar nga një Zot, siç është vërtetuar edhe në “Fjalën e njëzetedytë”, secilin send duhet t’ia ja¬pësh gjërave të panumërta. Në këtë rast krijimi i një çështjeje të vetme bëhet i vështirë sikurse kur krijon universin madhështor, sepse po qe se atë e mbështet tek All-llahu i Vetëm, ia ke mbështetur një personi të vetëm dhe po qe se nuk ia jep Atij, atëherë krijimin e secilit send ia ke dhënë gjërave të panumërta. Në këtë rast për të zotëruar një frut të vetëm bëhet e vështirë sikur krijon gjithësinë, ndoshta bëhet akoma më me vështirësi, sepse ashtu sikurse pajimin e një ushtari kur e mbështet në njëqind vende, atëherë edhe numri i problemeve arrin në njëqind; përkundrazi kur pajimin e një ushtari e mbështet tek një oficer i vetëm, atëherë bëhet si me qenë i një përsoni të vetëm. Njëlloj edhe në krijimin e një çështjeje, kur mblidhen disa shkaqe, bëhet i vështirë sa krijimi i njëqid të tje¬rave. Gjithashtu edhe shpjegimin e shumë gjërave kur ia jep një personi të vetëm, atëherë bëhet njëqind herë më i lehtë. Kurioziteti kërkon për të mësuar krijimin e gjërave, e nga ai mund të shpë¬tosh vetëm kur njeh dhe beson një Zot të vetëm. Meqë mosbesimi mban probleme të panumërta, atëherë me të vërtetë ajo rrugë është pa rrugëdalje dhe në të mos kërko të vërteta. Meqë besimi në një Zot të vetëm lehtëson rrugët që të njohësh krijimin e krijesave, me të vërtetë në këtë botë nuk duhet ta braktisesh atë që e ke për detyrë.

Tani o ti i pafat që ke rënë në rrugën e devijimit! Shiko se sa me errësirë dhe me dhimbje është ajo rrugë! Çfarë vështirësie pate dhe kush të shtyu që të futesh në të? Dhe shihe mirë se sa e lehtë është rruga e besimit! Aty vazhdo dhe shpëto!

?

DRITARJA E DYMBËDHJETË

"11_25022010010448.jpg"

Me sekretin e këtij ajeti, në të gjitha krijesat, veçanërisht në ato të gjalla, duket shumë qartë bu¬kuria e Krijuesit. Secila krijesë është krijuar shumë normal, sikurse të kenë dalë nga kallëpi, duke marrë një formë shumë të bukur të pajisur me vlera të shumëllojshme; ku nga shumë alternativa është parapëlqyer forma më e bukur. Duke pasur harqe dhe pjesë të lakuara nëpër to, tregojnë Mjeshtrin e tyre të Patëmeta; duke hyrë në shumë forma dhe duke veshur rroba të ndryshme në jetën e tyre. Përsëri këtu vihet re projektimi i caktuar i inxh¬ini¬erit të tyre. Shihet qartë se këto fenomene me fuqinë e Tij kanë marrë formë dhe kjo tegon se i Gjithëdijshmi me projektin e Tij, i ka bërë të tilla dhe këto japin shenjë se me siguri janë artet që bartin vulën e Fuqiplotit Madhështor dhe Dijetarit të pagabimtë; këto me gjuhët e tyre të panumërta, tregojnë dhe dëshmojnë se ika krijuar Krijuesi Madhështor.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>