Tani o mohues i pafat, që s’po dëgjon fjalën e këtyre njerëzve të posaçëm, kujt je duke iu mbesh¬tetur? Apo po i mbyll sytë në mesin e ditës dhe po mendon se u bë natë?...

?

DRITARJA E NËNTË

Një argument i fortë është edhe ibadeti (adhu¬rimi i përgjithshëm i krijesave) që është duke na treguar shumë qartë se është një i Adhurues i pakufizuar. Ja pra personat që shkojnë nëpër botëra shpirtërore dhe nëpër fshehtësira, shpirtërisht tako¬hen me melekët (engjëjt) me pamjen e të cilëve konstatohet se edhe melekët, me një përsosmëri të jashtëzakonshme, bëjnë adhurimin e duhur ndaj Krijuesit; jo vetëm ato, por të gjitha krijesat e gjalla bëjnë rregullisht adhurim, përsëri konsta-tohet se me një përkulje të përsosur edhe elementet e pashpirt duke bërë shërbimin e duhur ndaj Krijuesit, po bëjnë adhurimin që u takon. Pra këto që ua treguam, ashtu siç secila  medoemos dësh¬mon se është një i Adhuruar i përgjithshëm dhe një Zot i pashoq që meriton adhurimin ndaj Tij, po ashtu edhe karvanet e tyre me një formë të qartë dëshmojnë për një të Adhuruar të pakufishëm.

Përfundimisht të gjitha dijet e vërteta të dijeta¬rëve, të gjitha falenderimet e frutshme të falende¬ruesve, të gjitha frymëzimet dhe ngushëllimet e atyre që vazhdimisht e përmendin All-llahun xh.sh. dhe të gjitha falenderimet që janë shkaku i shtesës së mirësive, të gjithë besimtarët që pa irritim besojnë në Një Zot, jetojnë akoma duke vërtetuar çështjen e tyre dhe të gjithë ato që theksojnë se Ai është dashamiri i të gjithë dashamirëve dhe ideali i të gjithë idealistëve. Pra të gjitha krijesat dësh¬mojnë për një Zot të vetëm, duke theksuar se Ai nuk bie nga goja e secilit (ndërsa edhe shqisat, qelizat dhe atomet që janë në trupin e ateistit dësh¬mojnë për Atë) këto duke u mbështetur tërësisht në emrat e Zotit (Esma-ul Husna); dëshmojnë se Ai është i vetëm, i dashur, qëllimi kryesor për secilin; Ai i mban të gjithë funksionet nga parafillimi deri në përjetësi, Ai është i Adhurari i Vetëm dhe në këtë mënyrë të gjitha krijesat duke berë adhurim, i luten Atij dhe gjejnë ngushëllim. Pra edhe me këto tre argumente hapet një dritare e madhe që të bindesh në Njësimin e Tij.

?

DRITARJA E DHJETË

"11_25022010005938.jpg"

Ja nëpër univers, përmes atyre që bëhen ndihma mes krijesave dhe mbështetja tek njëri-tjetri, tre¬gohet se të gjithë krijesat i ka edukuar Njëri, ato i rregullon Dikush, lëvizin nën sundimin e Njërit dhe të gjitha janë shërbëtorë të Njërit. Ai është Padron i Vetëm. Sepse duke filluar nga dielli që lëviz dhe me urdhërin e Një Edukatorit piqen ushqimet e gjallesave dhe duke vazhduar,  detyrën e kalendarit që kryen Hëna deri tek drita, ajri dhe ushqimet e të gjithë të gjallëve që vrapojnë t’u ndihmojnë nevojtarëve; deri bimët që vrapojnë në ndihmë të kafshëve, kafshët që vrapojnë në ndihmë të njerëzve, deri edhe tek pjesët e trupit që ndihmojnë njëra-tjetrën, madje deri edhe tek ato¬met e ushqimit që vrapojnë nëpër qelizat e trupit dhe ky ligj i ndihmës vazhdon edhe më tej, ku tek të gjitha këto na tregohet se nuk është e mundur që gjërat e pashpirt t’i bëjnë këto punë vetvetiu. Këto sigurisht bëhen nën një ligj të mëshirës, nën një princip të ndihmës dhe nën një dorë bujare dhe vetëm në këtë mënyrë nuk prishet rregulli i këtyre veprave, ku duke i dëgjuar njëri-tjetrit zërin e nevojës ia plotësojnë mungesat që kanë. Me siguri dhe me të vërtetë këto mund t’i bëjë Ai që nuk ka nevojën e askujt, fuqia e të cilit është e pakufizuar dhe dituria e të cilit i koncepton të gjitha; Ai është Mëshirëploti Absolut dhe Bujaria e Tij është absolute. Argumentet që rradhitem më lart na shtyjnë medoemos ta pranojmë ekzistencën e Zotit sepse shumica e këtyre ndihmësave janë të pash¬pirt, janë shërbëtorët dhe nëpunësit e Zotit, që mbajnë funksione të radhitur më parë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>