Astronomia na tregon se nëpër qiej dhe nëpër kozmos po bëhen shumë qarkullime të rregullta për një qëllim të caktuar, për të treguar ekzistencën e një Zoti të Madhërishëm; njëlloj edhe në sipërfa¬qen e tokës, gjeografia dëshmon se për t’u formuar stinët, bota madhështore sillet duke vrapuar rreth diellit dhe rreth vetes së saj, për t’u formuar dita dhe nata, me një preçizion maksimal, që të mos bëjë ndonjë goditje me planetët e tjerë.

Si thoni, a nuk tregojnë këto veprime që, ekzis¬ton medoemos një Fuqiplotë Madhështor; dhe ashtu si në sipërfaqen e tokës ashtu edhe nëpër detëra, krijesat e gjalla, me një mëshirë superiore dhe me një ekuilibrim të mprehtë, po përballojnë nevojat e tyre, po i jepet rrësku dhe veshmbathja e tyre. E njëjta fuqi, me përsosmërinë superiore, i ka mësuar shpendët të fluturojnë; lopën e ka bërë një fabrikë qumështi, mishi dhe kosi; pulën një fabrikë zogu dhe vezësh; peshkun e ka mësuar si të qëndrojë dhe të ushqehet nëpër ujëra, punë  për të cilat ne nuk kemi zotësi.

Ashtu siç secila prej tyre medoemos dëshmon për ekzistencën e një Fuqiploti të Gjithëdijshëm,  njësoj edhe tërësia e tyre në një sipërfaqe më të gjerë, dëshmojnë për Madhërinë e një Hyjnije, që aftësia e Tij arrin t’i edukojë me përsosmëri të tillë, saqë mendja ynë nuk mund ta konceptoje atë. Njëlloj edhe nëpër kopshtet e vreshtat që Ai ka krijuar bimët dhe lulet e rregullta, që vazhdimisht i qeshin fyty¬rës sonë duke na paraqitur fruta të shijshme si dhe lulet e bukura, të cilat na dalin përpara me piktura të shumëllojshme, këto ashtu siç një nga një na tregojnë për një Mjeshtër të Gjithëdijshëm, ashtu edhe tërësia e tyre në një kor të madh, tregojnë Edukatorin e tyre superior dhe Gjithëmëshirsh¬më¬rinë e Tij të Bukur. Dhe ashtu siç mjegullat for¬mohen në qiell për një qëllim të caktuar, edhe pikat e vogla të shiut bartin dobitë dhe rëndësitë e mëdha, duke sjellë fruta të vlefshme. Ato sa numri i pikave, tregojnë se medoemos është e nevojshme të ekzistojë një Mjeshtër i Gjithdijshëm. Ashtu edhe malet që janë nëpër botë edhe minierat që janë brenda tyre me elemente, të ndryshme me për¬gatitjen e rezervimeve të tyre të shumëllojshme bërtasin me një zë të fortë në madhësinë e maleve dhe tregojnë se është e domosdoshme të ekzistojë një Mjeshtër i Gjithëdijshëm dhe një Edukator i përsosur, pra All-llahu i Madhëruar.

Në këtë mënyrë edhe shkretëtirat, edhe kodrat e vogla, që Ai i ka hijeshuar me lule me piktura të larmishme, edhe këto një nga një medoemos na tregojnë për ekzistencën e një Mjeshtri të Gjithë¬dijshëm, që është vetëm Ai që i bën këto; njëlloj edhe tërësia e këtyre akoma më mirë lajmëron për një Mbret Madhështor dhe për Edukatën e Tij të përsosur. Në këtë mënyrë në të gjithë fletët e drurëve dhe të bimëve me forma dhe me gjendje të ndryshme dhe me lëvizjet e rregullta të tyre dhe me sasinë e fletëve, medoemos tregojnë për ekzisten¬cën e Mjeshtrit të Gjithëdijshëm. Dhe siç në zanafillë, në mitrën e nënave gjendja e fillimit të vogëlushëve dhe lëvizja e tyre e rregullt dhe pajisja e tyre me vegla të ndryshme dhe me largpamësinë përgatitur për të dhënë rezultatin dhe frutet më të bukura, përsëri secili dëshmon për ekzistencën e një Mjeshtri Gjenial duke theksuar dhe dëshmuar për Njësimin e Tij, njëlloj në sipërfaqen e gjerë tërësia e tyre tregon për konceptimin e fuqisë, gjerësinë e dijes, bukurinë e mjeshtrisë së Tij dhe përsosmërinë e Edukatës së Tij. Madje edhe në trupat e kafshëve është vendosur shpirti por edhe veset e këqija; ato duke i pajisur me shqisa të shu-mëllojshme, me një dije superiore janë vendosur pikërisht në vendet e duhura, duke i angazhuar me detyrime; përsëri sikurse sasia e kafshëve, ndoshta sanumri i shqisave të tyre medoemos tregojnë për ekzistencën e një Mjeshtrit të Gjithëdijshëm, një¬lloj edhe tërësia e tyre në një formë më të shkël¬qyer tregojnë për bukurinë e mëshirës dhe për përsosmërinë e Edukatës së Tij.

Ja çdo revelatë dhe frymëzim që bëhet nëpër zemra: n.q.s. është njeri, zemrës së tij ia ka laj-mëruar çdo lloj shkence; n.q.s është kafshë, asaj shpirtërisht i ka mësuar dijet për të përmbushur nevojat e duhura, vjen nga një anë e fshehtë dhe medoemos ndihet nevoja që të pranohet ekzistenca e një Mëshirëploti dhe Edukatori. Po kështu edhe shqisave, p.sh. syrit i ka dhënë aftësi që t’i mble¬dhë lulet shpirtërore të universit ashtu siç i mble¬dhë rrezet pasqyra; të gjitha shqisat e dukshme dhe ato të padukshme janë nga një çelës i horizonteve apo fushave të ndryshme, përsëri edhe këto si drita për diellin, medoemos dëshmojnë për ekzistencën e Mjeshtrit të Gjithëdijshëm, për Krijuesin e Bukur dhe Mëshirëplotë dhe për Furnizuesin Bujar.

Tani prej këtyre dymbëdhjetë dritareve të "dritares së gjashtë" që radhitëm, hapet një dritare e madhe për të treguar Njësimin e Zotit dhe formon një të vërtetë me dymbëdhjetë ngjyra, që në këtë mënyrë tregon përsosmërinë e All-llahut të Madhërueshëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>