Me sekretin e ajetit:

"11_25022010005934.jpg"

në të gjithë universin nuk mund të gjesh asnjë shenjë ngatërrimi, d.m.th. deri tani askush nuk ka mundur ta përziejë gishtin.

?

DRITARJA E KATËRT

Të gjithë farërat në krijimin e tyre bartin një aftësi dhe luten me gjuhën e aftësisë së tyre, një lutje e pranueshme; njëlloj janë edhe lutjet e të gjitha kafshëve që kërkojnë t’i plotësohen nevojat që kanë; shtoji këtyre edhe lutjet e të sëmurëve që bëjnë me gjuhën e dobësisë së tyre, lutje të cilat meritojnë që të mos kthehen prapa. Këto janë një fuqi e jashtëzakonshme dhe një vulë e fortë për ekzistencën e një Zoti të Madhërueshëm. Ashtu edhe tërësia e tyre, duke na kthyer kokën nga ato, na tregojnë në shkallën më të lartë për Krijuesin Mëshirëplotë dhe Bujarin që nuk ua kthen lutjet mbrapa.

?

DRITARJA E PESTË

Ne po shohim se çdo gjë, veçanërisht gjallesat, krijohen nga gjëra shumë të thjeshta, madje për një kohë shumë të shkurtër. Normalisht çështjet që krijohen nga gjëra shumë të thjeshta, duhet të jenë pa mjeshtri dhe pa formë, ndërsa që të krijohen këto gjallesa lind nevoja për mjeshtri të ndryshme, për punë të gjatë dhe vegla të teknikës së lartë. Kurse Fuqiploti të gjitha këto i krijon edhe pa ato, bile me një mjeshtri dhe bukuri të përsosur sa s’ta merr mendja. Tani secili nga këto gjallesa që krijohen me një formë superiore, ashtu siç secila prej tyre tregojnë dhe dëshmojnë për ekzistencën e domos¬doshme të një Mjeshri të Gjithëdijshëm, duke thek¬suar se është një Edukator i pashoq, ashtu edhe tërësia e këtyre gjallesave në një formë akoma më të shkëlqyer, tregon dhe thekson Njësinë e Tij.

Tani o ti mohues i pakujdesshëm! Paraqitu ta shohim se me çfarë na i sqaron këto! A thua do t’ia mbështesësh natyrës që është si ti e pamend, e paaftë dhe e paditur?! Apo duke pranuar njëmijë të pamundurat përnjeherësh edhe Emrin e Mjeshtrit po ia ngjet natyrës dhe në këtë mënyrë duke shn¬dërruar emrin e Krijuesit, mrekullitë e Tij, të çuditshme ia mbështet natyrës.

?

DRITARJA E GJASHTË

Ky ajet, duke theksuar ekzistencën dhe njësiminHyjnor na hap një dritare të madhe për të parë emrin e Madhërueshëm të All-llahut xh.sh.. Edhe përmbledhja e këtij ajeti ka këtë qëllim.

Në universin madhështor, nëpër të gjitha botërat janë shtresa minimale dhe ato maksimale, që unanimisht arrijnë në të njëjtin qëllim, d.m.th. theksojnë se kanë dalë vetëm nga edukimi i një Mjeshtri të Gjithëdijshëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>