Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Të vijmë tek “mundësia”. Prapë filozofët e fesë islame kanë thënë se:
Mundësia është “Mutesavijjut-tarafejnë”, d.m.th. “ekzistenca” dhe “mundësia” po qe se bëhen të njëjta, atëhere atyre u duhet Caktuesi, Parapëlqyesi dhe Shpikësi, sepse mundësitë nuk mund të shpikin njëra-tjetrën.
Meqë është kështu, medoemos ekziston një Zot që i shpik këto. Dijetarët e kanë hedhur poshtë “krijimin nga shkaqet” me dymbëdhjetë argumente të sakta, duke e parë të pamundur dhe kanë thënë se ekziston një Zot xh.sh.. Në këtë çështje ne themi se argumenti më i bindshëm është kur në të gjitha sendet vërtetohet vula e Krijuesit të gjithësisë. Ja pra me frymëzimin e Kur’anit, të gjitha “dritaret” dhe “Fjalët” e Risale-i Nurit, kanë rrugën që u tre¬guam më parë. Megjithatë mundësia është shumë e gjerë, që me shumë pika, medoemos dëshmohet dhe tregohet se ekziston një Zot. Mendimi i filozo¬fëve islamë që paraqesin për ndërprerjen e rikri¬jimit, është një rrugë e ngushtë; kurse për njoftimin e All-llahut rrugët janë të panumërta. Kështu që po shohim se çdo send, në ekzistencën e tij si me aftësi ashtu edhe në jetën e tij, duke patur alter¬nativa të panumërta, trupi i tyre merr formën më të bukur. Edhe aftësitë e tij ua ka dhënë sipas gjendjes, madje në tërë jetën e tij përballohet me shndërrime, funksione dhe aftësi të pëlqyeshme. D.m.th. ato po bëhen me qëllimin e një Eksperti dhe parapëlqimin e një të Dijshmi dhe me gjithë¬dijen e një Shpikësi. Meqë nga shumë alternativa parapëlqehet një rrugë më e mirë dhe pajisen me mjete të përsosura, mbrapa njërit prej tyre nxirret nga grupi i individëve, kompozohet dhe bëhet një pjesë e trupit dhe në atë trup duket se mundësitë po shtohen dhe po përfiton aftësi që të futet në mijëra forma. Duke patur mundësi ta marrë formën pa farë rezultati, Një Fuqiplotë i ka dhënë atij një formë të veçantë, që në trupin ku ka hyrë të kryejë detyra të rëndësishme, duke u ndërtuar në atë trup diçka tjetër. Mundësitë shtohen dhe një atom i vogël mund të marrë pjesë nëpër mijëra trupa. (Pra këtu bëhet fjalë që ushqimet nga gjërat e pajeta, marrin jetë në trupin e njeriut. shën. i editorit).
Tani a e pe se nga mijëra alternativa si i jepet atij forma më e bukur, e me to ka mundësi të kryejë detyra të rëndësishmë dhe vijon… E duke vazhduar sa më tepër medoemos tregon për Rregu¬lluesin dhe të Gjithëdijshmin. Pra kjo sigurisht tregon se është duke drejtuar me urdhërin e një Gjykatësi të Dijshëm. Trupi brenda trupit, pjesa brenda pjesës, të cilat qarkullojnë në të gjitha kompozimet, i përngjajnë një ushtari që ka marrë pjesë në brigadë, në batalion, në regjiment, në divizion dhe në ushtrinë e tij shteti, duke bërë një shërbim të rregullt.
Ashtu siç edhe qeliza e bebes së syrit tënd, së pari ka një detyrë në sy, po ashtu edhe në të gjithë kokën tënde ka detyra dhe shërbime të ndryshme. Po qe se ajo qelizë bën një gabim të vogël, qoftë edhe sa atomi, prishet drejtimi i shëndetit, sepse ai atom i vogël edhe nëpër damarët e gjakut, nëpër ndjeshmërinë e nervave deri edhe në të gjitha anët e trupit, ka një detyrë të veçantë. Nga mijëra alternativa, detyrat më të bukura ua ka dhënë qelizës dhe atomeve të saj. Njëlloj edhe secilës qenie të këtij universi, nga shumë alternativa, i ka dhënë funksionet, aftësitë e veçanta dhe formën e dobishme. Këto tregojnë dhe dëshmojnë për ekzis¬tencën e një Zoti të Gjithëdijshëm, që ka vullnet të fortë, sepse Krijuesi për të mbrojtur interesin e atomit më të vogël, i ka dhënë kontaktin me kompozimet. D.m.th. një gjë e vetme me gjuhët e saj të panumërta, dëshmon Atë. Tani argumenti nuk është i sa universi, por sa funksionet e qenieve që janë në univers dhe sa kompozimet e tyre që medoemos tregojnë dhe dëshmojnë për ekzistencën e All-llahut xh.sh..
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>