Tani o ti i pakujdesshëm! Shihe fytyrën e gji-thësisë që njëra brenda tjetrës janë shkruar letrat e panumërta të Personalitetit të pambarim dhe mbi secilën letër mund të shohësh vulat e panumërta, vulosur nga ana e Njësimit të Zotit. Tani kush është ai burrë që i përgënjeshtron të gjitha këto vula? Cila fuqi mund t’i heshtë ato? Sepse po ta dëgjosh secilin me veshin e zemrës, të thotë:

"11_25022010012741.jpg"

?

DRITARJA E TRIDHJETË

"11_25022010023932.jpg"

Në këtë dritare bëhet fjalë për gjërat e mundshme për të ekzistuar dhe që ekzistojnë, dritare e bulevardit të vërtetimit të ekzistencës së Zotit. Hollësirat e shpjegimit të kësaj çështjeje ia lëmë librave të mëdhenj të “Sherhul-mevakif” dhe “Sherhul-makasid”; dhe do të tregojmë vetëm dy rreze të kësaj dritareje që vijnë nga Kur’ani famëlartë.

Qënia kryetar e dikujt, nevojit që të mos ketë rival, pozita e tij e refuzon shoqërimin e detyrës dhe ndërhyrjen… Po të kishte fshati dy kryepleqë, do të prishej qetësia dhe rregulli i fshatarëve. Po kështu do të ndodhte edhe në një komunë apo krahinë më dy kryetarë po edhe në një prefekturë më dy prefektë punët do të ngatërroheshin. Edhe një shtet po të kishte dy mbretër shkatërrohet ai vend. Meqë tek njerëzit është diçka e tillë, e cila jep rezultat negativ, mendojeni vetë, se sa duhet të refuzohet ndërhyrjen e dikujt tjetër në punët e Zotit, Sundimtarit dhe Fuqiplotit Absolut të gjithësisë. Domethënë, nevoja më e madhe e Edukatës Hyjnore është Njësimi dhe Vetja e Tij Hyjnore. Për këtë argumenti më i madh është rregulli dhe rryma e përsosur që vijon në univers, duke filluar që nga krahu i një mize të vogël e deri tek yjet që janë qirinjtë gjigandë të qiellit, para të cilit nga habija mendja njerëzore nuk di se çfarë të bëjë tjetër, veçse të thotë: “Subhanall-llah, Ma¬shaall-llah dhe Barekall-llah!” (All-llahu është i Patëmeta, me dëshirën e All-llahut janë bërë, All-llahu i ka madhëruar ato).

"11_25022010023935.jpg"

Me shenjën e këtij ajeti, po qe se gjendet sa një grimcë e vogël vend për shoqërim që të bëhet ndërhyrje, prishet rregulli i gjithësisë, i ndërrohet forma, e atëherë dalin në shesh shenjat e kijametit. Ndërsa në shprehjen dhe shenjën e këtij ajeti thuhet:

"11_25022010023939.jpg"

Shikoni universin! A do të mundet syri juaj të gjejë diçka mangut? Sigurisht që nuk është e mundur, asgjë nuk mund të gjejë, e mjerisht syri i hetuesit, i lodhur do të kthehet prapë dhe do t’i thotë mendjes duke e kritikuar, që s’ka asnjë mangësi. Me këtë po duket se sistemimi dhe rregulli i universit, është i përsosur, d.m.th. rregulli i gjithësisë është dëshmitari më i madh i Njësimit të All-llahut xh.sh..

Tani të marrim parasysh “Ekzistencën”. Filozo¬fët kanë thënë se Universi në fillim u shndërrua dhe pastaj u bë. Sigurisht çdo send duhet ta bëjë dikush. Pra shpikësi i të gjithëve është pa para¬fillim. Ne u themi kështu: -Me të vërtetë që gji¬thësia është e krijuar më vonë. Sepse shohim se në çdo shekull, bile çdo vit dhe çdo stinë, një botë shkon e një tjetër vjen (bota e bimëve, etj.). D.m.th. ekziston një Fuqiplotë që gjithësinë e krijon çdo vit, stinë, e ndoshta çdo ditë e krijon nga asgjëja. Këto e ndjekin njëri-tjetrin si zinxhir, duke ia bashkangjitur shiritit të kohës. Me të vërtetë po shohim me sytë tonë se si universi i përsëritshëm po vjen çdo stinë, pra këto medoemos i krijon një Fuqiplotë Madhështor. Me të vërtetë All-llahu i Madhëruar që bën shndërrime brenda gjithësisë, patjetër edhe këtë botë e ka krijuar dhe e ka bërë si bujtinë për mysafirët e ndershëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>