Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
O ti materialist! Me çfarë mund të m’i sqarosh këto tre të vërteta? Në qoftë se ke mend, shqyeji perdet e shkaqeve dhe thuaj: “Ai është i Vetëm dhe nuk ka shok”; dhe shpëto nga ankthet e panumërta.
?
DRITARJA E NJËZETETETË
Kur shikojmë gjithësinë shohim se që prej qelizës së një trupi dhe deri në të gjitha botërat, qartësohet rregullsi e mençuri. Së pari le të vë-rejmë qelizën e trupit, ku shohim se në të vepron Dikush që nevojat e saj i di dhe këto qeliza të vogla me ligjin e Tij i drejton. Në stomak gjenden rezerva ushqimesh në formën e një vaji të bren¬dshëm, që shpenzohen ku është e nevojshme. Po ashtu edhe në ato qelizat e vogla ka depozitime minimale rezervash. Kur shikojmë bimët, shohim se ato kanë një formë shumë të rregullt. Kur shikojmë kafshët shohim se kanë forma shumë të përsosura dhe janë edukuar e ushqyer nga ana e një Fisniku. Trupat e mëdhenj të gjithësisë, sillen e rrotullohen duke shpallur Madhërinë e Zotit dhe gjithashtu ndriçojnë gjithësinë. Kur marrim para¬sysh komplet universin, e shohim atë në formën e një qyteti, apo një vile, ku shohim se është rregulluar dhe pajisur me qëllime të larta dhe vlera të mëdha.
Siç është sqaruar edhe në “shkallën e parë” të “Fjalës së tridhjetedytë”, duke filluar nga atomi e deri tek yjet e mëdhenj, nuk shihet ndonjë vend, që Zotit t’i përzihet ndonjë shok tjetër. Ato janë të lidhura me njëri-tjetrin në mënyrë të atillë që nuk mund t’i mbajë kush në dorë dhe t’i futë të gjithë yjet në shërbim të tij. Fjala dhe gjykimi i tij nuk ia kalon edhe në një atomi të vogël, sepse që t’i dalë zot një atomi të vogël, duhet t’i dalë zot të gjitha yjeve. Edhe këtë e kemi sqaruar në “shkallën e dytë” të “Fjalës së tridhjetedytë”, duke vërtetuar se kujt nuk i arrin fuqia në krijimin dhe rregullimin e qiejve, ai nuk mund t’ia vërë vulën e personalitetit të veçantë fytyrës së njerëzve. D.m.th. kush nuk është Zot i gjithësisë, ai nuk mund t’i vulosë njerëzit që të njihen se kush është. Po qe se të bëjnë sytë dritë shihe këtë dritare që është e madhe sa kjo botë. Me këto që treguam shihet më mirë kuptimi i ajeteve:
Pra siç e patë, kuptimi i saj shihet me sytë e mendjes dhe në faqen e madhe të universit. Meqë është kështu, atëherë mund të mohojë vetëm ai që nuk sheh, është i çmendur, apo nuk ka mundur të arrijë në shkallën e njerëzimit!
?
DRITARJA E NJËZETENËNTË
Në një stinë pranvere po udhëtoja në një vend të huaj i zhytur në mendime. Duke kaluar përreth një kodre të vogël, më doli përpara një lule e verdhë dhe e shndritshme. Më përkujtoi lulet që kam parë në vendin tim që ishin tamam të të njëjtit lloj. Kështu zemra ime vërejti vulën e Atij që i ka qëndisur këto lule dhe në këtë rast me të vërtetë u binda se të gjitha lulet që janë nëpër tokë, bartin vulën dhe qëndisjen e All-llahut të Madhëruar. Pastaj përsëri mendova kështu: -Një letër që mban një vulë, tregon për të zotin e saj. Po ashtu njëlloj edhe kjo lule është një vulë e të Gjithëmëshirshmit. Madje edhe vetë kodra në të cilën jam, që është e qëndisur me lule me dekore të shumëllojshme, na tregon se edhe këto kanë dalur nga dora e Mjeshtrit të kësaj luleje. Po ashtu edhe vetë kodra është një vulë e Atij, bile edhe e gjithë fusha, e mori formën e letrës së Mëshirëplotit. Pas kësaj mendova se secili send është nga një vulë e Zotit dhe ato e vërtetojnë se janë vula e sekretit të Tij.
Tashmë çdo send është një dritare e Njësimit të Zotit, që të gjitha çështjet ia jep Njësimit të All-llahut xh.sh.. Domethënë kush i ka vendosur këto dekorime në to, në secilin send, veçanërisht në qeniet e gjalla me qëndisje superiore dhe me mjeshtri të veçanta, Ai është Zoti i gjithësisë? Ai që të gjitha çështjet mund t’i krijojë është Ai që i ka krijuar edhe këto. D.m.th. kush nuk mund t’i krijojë këto, nuk mund të krijojë asnjë send.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>