Tani bukuria përmbi gjithësinë dhe dashuria në zemrën e saj, joshja në gjoksin e saj, hulumtimi në sytë e tij, bukuria dhe hijeshija e përgjithshme, na hapin një dritare të madhe dhe të bukur. Dhe të gjithë Emrat e Bukur, zemrave të zgjuara u tre¬gojnë për Bukurinë e të Madhërishmit dhe për të Dashurin që s’humbet dhe për të Adhuruarin e vërtetë.

Tani o ti i pakujdesshëm që je gati të mbytesh në pellgun e errësirës së materies dhe në fëlli¬qësirat e ndryshme e të ankthshme! Mblidhe veten, lartësohu me një formë që i ka hije njerëzimit dhe shiko nga këto katër anë dhe atëherë mund ta shohësh Njësimin e Bukur të Zotit; dhe fitoje besimin e pasosur e kështu  mund të bëhesh njeri i vërtetë.

?

DRITARJA E NJEZETESHTATË

"11_25022010012154.jpg"

Duke shikuar shkaqet dhe krijesat e dukshme të universit, shohim se forca e shkakut më të lartë, nuk arrin tek krijesa më e thjeshtë, d.m.th. shkaqet janë një perde, ato i krijon tjetër kush. Si shembull nga artet dhe mjeshtëritë e panumërta, hetojmë aftësinë e mbrojtjes së mendjes, pra kujtesën që është e vogël sa kokrra e grurit. E shohim se Fuqi¬ploti në të i ka përmbledhur shumë libra, ndoshta është si një bibliotekë e madhe që pa i ngatërruar i ka regjistruar të gjitha ngjarjet e jetës së njeriut në të. Vallë cilin shkak mund të paraqitësh në krijimin e kësaj fuqie që është e mrekullueshme? A thua fijet deredhur e trurit, apo atomet e qelizave të thjeshta e të pashpirt i bëjnë këto punë? Apo fryma jote e rastë¬sishme? Jo! Jo! Është e padyshimtë se atë e ka krijuar i Vetëm një Mjeshtër, që duke regjistruar në kokë me anë të kujtesës, të përkujton fletoren e madhe të punëve të të gjithë jetës dhe njeriu duke krahasuar me kujtesen që ka në kokën e vet, bindet se nuk janë harruar veprimet e jetës së tij.

Tani çështjes së kujtesës, mund t’i shtosh edhe të gjitha farërat dhe vezët, pastaj mendoji veprimet e këtyre gjërave të vogla dhe të pashpirt, që janë nga një mrekulli. Dhe rezultatin më të mirë e merr atëherë kur ta krahasosh edhe me krijesa të tjera, sepse secilën krijesë që e merr në dorë e sheh se është e krijuar me mjeshtri të paparamenduar e jo të thjeshtë si shkaku i saj. Ndoshta t’i mbledhësh të gjitha shkaqet së bashku, prapë do të tregojnë dobësinë e tyre ndaj Tij. P.sh. dielli që është një shkak i madh, po ta imagjinojmë se është me vetëdije e vullnet, dhe ta pyesim atë, “a ke mundësi të krijosh një mizë?”; me të vërtetë do të të thotë se: “Me lejen e Krijuesit tim, në ‘dyqanin’ tim ka shumë dritë, ngjyra dhe tempetaturë, por miza mban vegla interesante, të cilat në dyqanin tim nuk gjenden dhe as aftësia ime nuk i arrin, sepse miza ka sy, veshë, jetë e të tjera si këto.” Kështu krijesat që mbajnë mjeshtrinë dhe hijeshinë superiore, duke i refuzuar shkaqet, atyre u tregojnë Krijuesin. Me sekretin e ajetit

"11_25022010012726.jpg"

shkaqet, veprat e veta i mbështesin në fuqinë e Allahut të Madhëruar. Njëlloj edhe rezultatet, qëllimet dhe dobitë që janë lidhur me krijesat, me të vërtetë tregojnë se pas shkaqeve është një Edukator Fisnik i Gjithëdijshëm dhe Mëshirëplotë. Sepse shkaqet e pavetëdijshme nuk mbartin një qëllim të punës, ndërsa me siguri ato vijnë duke pasur shumë qëllime, shumë dobi dhe kuptime. D.m.th. ato i krijon dhe i dërgon një Zot Fisnik, që është i Gjithëdijshëm. Dobitë janë shkak për të ekzistuar krijesat. P.sh. për shiun a do të themi se shkaqet e krijuan atë? Ne a nuk e dimë se shkaqet nuk kanë mëshirë, nuk dinë se kafshët kanë nevojë të furnizohen dhe kanë nevojë për shi. D.m.th. atë punë e bën Ai që i ka krijuar kafshët dhe i di nevojat e tyre të furnizimit, sepse nevojat e tyre i ka marrë përmbi vete Ai Mëshirëploti që i ka krijuar ato. Madje shiu konsiderohet si “rahmet” (mëshirë), për arsye se mban shumë sekrete të mëshirës, që do të thotë se mëshira duke rënë pika-pika, ka marrë formën e shiut dhe bie nga një pikë.

Po ashtu edhe në fytyrat e qeshura të krijesave, bimët dhe kafshët e hijeshuara, medoemos na tre¬gojnë se për të treguar bukuritë, pas perdes qën¬dron një Personalitet i Madhërueshem që është i Vetëm. D.m.th. hijeshija e çështjeve dhe gjendjet e tyre, janë patjetër për të të shtyrë që t’i duash ato dhe medoemos të shtyjnë t’i duash funksionet e Atij që është Bujar i Njohur, Mjeshtër dhe Fuqi¬plotë.

Shkurt, shkaku është shumë i thjeshtë dhe i dobët, atij ia mbështesin artet dhe krijesat që janë gjëra antike e shumë të vlefshme dhe për këtë arsye shkaqet i refuzojnë ato. Qëllimi dhe dobia e dukshme e krijesave, shkaqet i dorëzohen një Mjeshtri të Gjithëdijshëm dhe aftësia e hijeshija e krijesave është një shenjë e qartë se Krijuesi i gjithësisë, me bukuritë e arteve, do që t’ua tregojë fuqinë e Tij dhe t’ua  tregojë se i do ato.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>