Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Dhe shikoji mjeshtëritë e çuditshme që janë në sipërfaqen e tokës; shikoji elementet që kryejnë detyrën, hyjnë dhe dalin nëpër vendet e duhura dhe shërbejnë me urdhërin e të Gjithëdijshmit mysafi¬rëve të Tij. Dhe shikoji këto vija të qëndisura të arteve të çuditshme që janë në sipërfaqen e botës, me lloj-lloj ngjyrash! Shikoji lumenjtë, detrat dhe malet se si i ka bërë vendbanim dhe vegël transpor¬timi të shumë banorëve të ndryshëm. Pastaj i ka shumuar dhe i ka hijeshuar me qindra mijëra lloje bimësh dhe kafshësh, duke u dhënë edhe jetë. Kohë pas kohe, me një rregull, duke i zbrazur me vdekjen i çliron dhe prapë i ringjall dhe i plotëson zbrazëtirat.
Pra këto vepra a nuk dëshmojnë medoemos për një Fuqiplotë Madhështor dhe për një të Gjithë¬dijshëm të përsosur?
Shkurt, sipërfaqja e tokës është një vend ekspo¬zimi për artet e çuditshme; një Mahsher i krijesave të mrekullueshme; një vendkalim i qenieve të gjalla dhe një xhami dhe vend qëndrimi i robëve të devotshëm. Kjo botë është dhe zemra e universit dhe për të vërtetuar njësimin e All-llahut xh.sh. mban aq argumente sa mban universi mashështorë.
Tani o ti zotëri gjeograf! Me këtë kokë të botës me njëqindmijë gojë dhe secila gojë më njëqin¬dmijë gjuhë, All-llahu xh.sh. na njofton veten e Tij, por po qe se ti Atë nuk e njeh, duke e futur kokën në pellgun e natyralizmit, atëherë mund ta mendosh vetë se sa gabim të madh ke bërë dhe mund ta krahasosh se sa dënim të rreptë ke meri¬tuar. Këtë mos e harro, zgjohu dhe duke nxjerrë kokën nga bataku thuaj:
?
DRITARJA E NJËZETETRETË
Nga të gjitha mrekullitë “jeta” është më e bukura dhe më e shkëlqyera e Fuqisë së Eduka-torit. Gjithashtu argumenti më i fortë dhe më i shkëlqyer për Njësimin e All-lahut të Madhëruar është “jeta”. Edhe bukuria e All-llahut pasqyrohet më shumë në të.
Ja pra, vetë jeta është ajo që me të gjithë funk¬sionet e Emrave të Bukur të All-llahut, na tregon për një të Gjallë të Pavdekshëm, sepse jeta është një brumë dhe një dritë që na zbulon sekretet e shumë funksioneve të All-llahut, si në dritën që janë fshehur shtatë ngjyrat, ashtu edhe jeta është një e vërtetë që është krijuar nga shumë funksione të Zotit. Disa prej këtyre të vërtetave ndahen dhe me anën e shqisave zgjerohen duke lulëzuar.
Shumica e tyre e ndjejnë veten në formën e ndjeshmërivë dhe dalin në shesh duke u bashkuar me shqisa dhe ndjeshmëri të tjera. Pra jeta qëndron në këmbë me anën e një Bujari që me mëshirën dhe ndihmën e Tij ia jep rrëskun dhe e furnizon atë. Kjo jep një kuptim se atje ku shkon rrësku, pra ushqimi, pas tij shkojnë edhe gjërat e gjalla, pra rrësku ato i mban me vete. P.sh. në momentin kur jeta hyn në një trup, aty duket pasqyrimi i të Gjithëdijshmit, që me një dije superiore e ndërton strofkën e trupit. Në të njëjtin trup duket edhe funksioni Bujar, ku në atë trup Ai emër duket me të gjithë funksionet e tij, sqaron veten sipas nevojës. Sepse Ai shtëpinë e trupit të njeriut e rregullon duke e hijeshuar si jo më mirë. Prapë këtu në të njëjtin trup duket edhe pasqyrimi i emrit Mëshi¬rëplotë, sepse Ai me mëshirën e Tij ia dhuron jetën me shumë lloj mirësish për të vijuar përsosmëria në të. Prapë në të njëjtin trup duket edhe shkëlqimi i Furnizuesit, sepse për të vijuar dhe lulëzuar, Ai ia sjell atij (trupit) ushqimet materiale dhe shpirtërore dhe disa prej tyre i depoziton në trup. D.m.th. “jeta” është një qendër dhe një pikë lëvizjeje në të cilën Zoti i ka përmbledhur shumë funksione, ku edhe shqisat marrin formë. Jeta është komplet një shkencë, në të njëjtën gjendje është edhe fuqi, në të njëjtën gjendje është edhe mentalitet dhe mëshirë. Dhe vijon…
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>