Tani shikoje qiellin, planetet e ndryshëm, shiko¬je me kujdes hënën, lëvizja e së cilës është pikë¬risht ne vendin dhe në kohën e caktuar. Këtë po e ndërpresim meqë e kemi sqaruar në vende të tjera.

Tani fillo prej dritës e deri tek hëna! Këto feno¬mene që rradhitëm janë një dritare e madhe që doemos na tregojnë për ekzistencën dhe për Njësi¬min e Zotit dhe që fuqia e Tij është e jashtëza¬konshme.

Tani o ti i pakujdesshëm! Vetëm atëherë kur të heshtin këto zëra që tingëllojnë në qiell dhe kur të shuhen këto drita që janë si drita e diellit, ti mund ta harrosh Zotin, përndryshe mblidhe mendjen dhe thuaj: “Subhane men” (Kush është Ai i Lavdë¬ruari):

"11_25022010011824.jpg"

?

DRITARJA E NJËZETENJËTË

"11_25022010011828.jpg"

Dielli që është një llambë e universit është një argument i fortë dhe i shkëlqyer për ekzistencën e Mjeshtrit të gjithësisë. Dymbëdhjetë* planetet së bashku me rruzullin tokësor, ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri në madhësinë, shpejtësinë dhe pozicionin e tyre në hapësirë. Ato duke qenë se janë njëri lart e tjetri poshtë dhe shumë larg nga njëri-tjetri dhe në pozicione të ndryshme në lidhje me vetë diellin, gjë që është i lidhur me forcën tërheqëse të tij, lëvizin dhe sillen me një ekuilibër të rregullt dhe të përsosur, saqë asnjë çast nuk shpejtohen apo ngelin prapa.

Ligji i All-llahut është ai që i mban të lidhur ato me ‘imamin’ (prijësin) e tyre, diellin! Ja pra këto duke lëvizur në një hapsirë të gjerë pa asnjë aksi¬dent, a nuk janë duke dëshmuar fuqinë e Njësimit të Edukatorit Madhështor? Të bësh që të shërbejnë me një rregull të përsosur këto krijesa të pavetë¬dijshme dhe rruzuj të mëdhenj, është një argument që vërteton se  kjo është vetëm puna e një Fuqiploti të Gjithëdijshëm.

Tani në këto punë të rënda e të mëdha, a ka mundësi të përzihet ndonjë grimcë e rastësisë? Po qe se përzihet rastësia, vetëm një krisje mund ta coptojë gjithësinë, sepse në një moment vetëm njëri prej këtyre planeteve të ndalet apo të shpejtësohet rastësisht, ai do të dalë në çast nga boshti i tij; mendoje vetë se sa e trishtueshme mund të jetë n.q.s. përplasen njëri me tjetrin planetet dhe trupat qillore që janë njëmijë herë më të mëdhenj se toka jonë.

Sjelljen e çuditshme të dymbëdhjetë planeteve të sistemit diellor po e lëmë në dijen e gjerë të Dijenisë Hyjnore dhe le ta kthejmë kokën që të shikojmë vetëm rruzullin në të cilin jetojmë. Toka jonë, që me urdhërin e Edukatorit Madhështor dhe me mbretërinë e mëshirës hyjnore rrotullohet me një rregull të përsosur për një shërbim të madh, e në një udhëtim të gjatë, duke u rrotulluar tregon dhe shpall një mrekulli të jashtëzakonshme. Siç e kemi treguar edhe në “Letrën e tretë”, ajo është një anije hyjnore që është plot e përplot me mjeshtëritë hyjnore dhe për njerëzit e vetëdijshëm një shtëpi e lëvizshme, një vegël e bukur për të shëtitur andej e këndej. Edhe hëna, duke u rrotulluar me një ekuilibër të hollë rreth Tokës, All-llahu xh.sh. ia ka lidhur botës për dobitë e shumëllojshme, duke e shtyrë të qarkullojë nëpër qiell.

Tani kjo gjendje e kësaj anije fisnike, a nuk është një argument i madh sa edhe vetë bota për të vërtetuar ekzistencën e Fuqiplotit të Madhëruar dhe ekzistencën e Njësimit të Tij?!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 >>>