Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Studimet e bëra në mikroskopin elektronik, tregojnë se ato që dimë janë shumë pak dhe mbeten të thjeshta në krahasim me ato që s’i dimë. Në këtë grup hy edhe gjendja e pothuaj njëqindmijë geneve mbi fijet e kromozomit dhe secili prej geneve të bëhet shkak në formimin e një organi.
Për sa i përket ndryshimit mes mashkullit dhe femrës: fillimi i jetës së njeriut realizohet nga një qelizë femër dhe një qelizë mashkull. Në të gjitha qelizat e njeriut gjenden 46 kromozome që formojnë 23 çifte kromozomesh.
Bashkimi i 2 qelizave formon 92 kromozome, që do të thotë prishje e rregullit të mësipërm, megjithatë provat e bëra tregojnë se nuk ndodh asnjë çrregullim. Nga mijëra qeliza mashkullore njëra përparon dhe bashkohet me qelizën femërore. Tashmë qeliza femërore nuk pranon qelizë mashkullore tjetër. Tani zgjerohen më tepër njohuritë mbi rregullin e përgjithshëm; ku me rregull të përgjithshëm kuptojmë rregullin që përfshin të gjitha qëniet, ato që shihen e ato që shihen vetëm me mikroskop, apo me teleskop dhe ngaqë çdo rregull shënon një rregull, rregulluesi i gjithësisë është vetëm Rregulluesi i Vërtetë.
Në qelizën mashkullore ka dy lloje kromozomesh të cilat quhen X dhe Y. Në qelizën femër ndodhen dy kromozome X. Në qoftë se kromozomi X i qelizës mashkullore bashkohet me qelizën femërore ku gjenden kromozomet X, atëherë formohet qeliza që do të ketë dy kromozome X, pra një vajzë.
Ndërsa kur kromozomi Y i qelizës mashkullore bashkohet me njërin nga kromozomet X të qelizës femër, formohet kështu qeliza me kromozome XY, pra një djalë.
Thamë se dy qeliza, secila me nga 46 kromozome kanë 92 kromozome. Në periudhën e pjekjes së këtyre qelizave humbet gjysma e numrit të kromozomeve, duke formuar kështu një qelizë të vetme të re me 46 kromozome. Ja pra fillimi i trupit të njeriut është një qelizë e vetme. Po të supozojmë se kjo qelizë është sa koka e një gjilpëre me kokë, që më vonë do të ndahet në dy qeliza bija, të cilat prapë do të ndahen në 4, 16 e kështu me radhë. Këto qeliza do të rreshtohen në mënyrë të tillë duke formuar organe të plota si koka, këmbët, duart, por edhe sistemin nervor duke marrë kështu formën e njeriut, i cili do të vijë në këtë botë e do të bëjë shumë gjëra... Të gjithë këto si mund të bëhen vetvetiu?
Ja pra duke parë këto sqarime, kuptojmë më mirë thënien “Kush njeh veten, njeh Krijuesin”, kush di ndërtimin dhe strukturën e trupit të vet, njeh dhe di edhe Mjeshtrin e kësaj strukture.
Sipas të dhënave të mësipërme kromozomet e një femre janë XX, ndërsa ato të një mashkulli janë XY, duke shënuar kështu ndryshimin që në qelizën e parë.
Njerëzit janë të gjithë të barabartë para ligjit, por s’është e mundur që ata të jenë të barabartë edhe nga forca, zgjuarsia, ndjenjat, apo zelli i punës.
Kromozomet X dhe Y
Zanafillën e njeriut e përbëjnë dy qeliza, nga të cilat njëra i përket femrës dhe tjetra mashkullit. Në qelizat femërore ka vetëm një lloj kromozomi: kromozomi XX, ndërsa në qelizat mashkullore ka dy lloje kromozomesh X dhe Y.
Anarkia dhe mirëkuptimi
Anarkia e qelizave kancer, pra prodhimi i tepërt i disa qelizave në krahasim me të tjerat në çfarëdo pjese të trupit, shkakton një anormali në trup, i cili shfaq shqetësime.
Trupi i njeriut i ngjan një qyteti të formuar nga shtëpi të quajtura qeliza, çdo organ i tij është si një lagje e këtij qyteti. Në qoftë se njëra nga shtëpitë e lagjes fillon ndërtime të reja duke mos zbatuar planin e qytetit, në fillim prish qetësinë e lagjes së saj dhe pastaj të të gjithë qytetit.
Veprimet jashtë planit të qytetit ngaqë gjithmonë bëhen shkak të prishjes së qetësisë, ashtu siç gjendet në fshat një kryeplak e në qytet një prefekt, po ashtu edhe në shtëpi duhet të ketë një kryetar familjeje. Sipas islamit kryetari i familjes është burri i shtëpisë, në qoftë se edhe gruaja kërkon të bëhet kryetare atëherë kjo shtëpi quhet e hapur nga kanceri dhe nuk i dilet ballë shqetësimeve.
Në qoftë se kryesinë e shtëpisë nuk e merr në dorë gruaja (e ve) por kërkon ta marrë njëri nga fëmijët, nëse do të nevojitet t’i vëmë një emër kësaj sëmundjeje do të ishte me vend ta quajmë kancer.
Faktikisht sot nuk është gjendur ende ilaçi shërues i kancerit, por ilaçi i kancerit shoqëror është zbatimi i rregullave të islamit. Nëse duke filluar nga më i moshuari i familjes, të gjithë pjestarët e saj veprojnë sipas bazave të islamit dhe me këtë zbatim rregullash arrihet edhe mirëkuptimi, e atëherë u gjend zgjidhja e çdo problemi.
Ashtu si një motori të prishur i vendosim pjesën e përshtatur, ashtu edhe jeta islame është një motor mirëkuptimi. Nëse është pak më e vogël, apo pak më e madhe se sa duhet, motori nuk punon.
Në të njëjtën mënyrë nëse në një familje, kryetari i familjes me qëllim për të bërë ibadet, adhurimin ndaj Allahut, lë punën e vet, tërhiqet në një qoshe të shtëpisë, fal namazin dhe merret me dhikër (përmendje e vazhdueshme e Allahut) dhe nëse kritikon edhe ata që s’bëjnë ibadet si ai, kryen kështu një veprim të gabuar, pasi ibadeti s’përbëhet vetëm nga namazi dhe dhikri. Ibadet (adhurim) do të thotë edhe të mbash drejt peshoren në shitje, të respektosh amanetin, të thuash të vërtetën, të mos marrësh rryshfet, etj.. Pastaj s’është e drejtë të thuhet të tjerët të punojnë e unë të ha. Të gjithë duhet të punojmë në punën që mund të bëjë, duke u bazuar tek aftësitë e individit. Po të vëmë re, edhe organet e njeriut përbëjnë një familje, madje punojnë në një mirëkuptim të plotë. Për shembull ashtu si njëri sy shkon menjëherë në ndihmë të syrit tjetër, ashtu edhe njëra dorë ndihmon tjetrën. Njëkohësisht organet e njeriut punojnë pa bërë fjalë dhe nuk ndërhyjnë në punët e njëri-tjetrit.
Kështu pra çdo lëvizje anormale në qelizë, në familje, në lagje apo qytet, përbën një anarki dhe anarkia është një lloj kanceri, ku shihet qartë se regjimi bie në rrezik.
Të gjithë muslimanët janë si një trup i vetëm, kanceri i të cilëve është anarkizmi. Meqë problemi është përcaktuar, shërimi është i thjeshtë, çdo musliman duhet të bëjë atë që i përket.
Meqë shumica e gjallesave përbëhet nga qelizat po trajtojmë temën “Gjallesat shumëqelizore”.
Kalim në organizmat shumëqelizorë
Fillimisht të sqarojmë se nga ana gjuhësore fjala organ është vendosur në gjuhën tonë duke huazuar nga gjuhët perëndimore. Arabisht fjala “organ” quhet “uzuv”, e cila përkthehet plotësisht me fjalët “pjesë” dhe “copë”.
Fillimisht të themi se kafshët njëqelizore, si kamxhikorët, jetojnë në koloni, pra së bashku dhe kanë formën e një fijeje peri, rrjetës së merimangës apo yllit. Çdo koloni përbëhet nga 16 individë, nuk ka dallime mes qelizash në ndarje pune.
Ashtu siç e lexojmë me kujdes një libër, po ashtu po të vazhdojmë ta lexojmë me kujdes librin e gjithësisë, shohim se këto koloni kanë një formë dhe përbëhen nga 16 individë. Megjithëse nuk e dimë numrin 16, si ndodh që të gjitha këto koloni qëndrojnë në numrin 16? Këto tregojnë se asgjë s’është krijuar kot dhe pa një qëllim, gjithçka është në një rregull të plotë dhe çdo gjë është e pajisur me informacionet pra ndjesitë, të cilat lindin bashkë me to.
S’bëjmë gabim nëse themi se kafshët janë mirëinformuar në një botë tjetër. Ashtu si studentët e universitetit pasi kryejnë arsimin e lartë, shkojnë në vende të tjera ku shfaqin dijet që kanë marrë, po ashtu edhe kafsha njëqelizore në koloni shfaq informacionet që i ka marrë diku tjetër. Ajo sapo vjen në këtë botë zë vend në një koloni të llojit të vet dhe nëse është plotësuar numri 16 i anëtarëve të kolonisë, atëherë ajo kthehet prapa dhe bëhet pjesëtare e një kolonie tjetër, duke i ngjasuar kështu ushtarëve që marrin urdhëra. Ndonjëherë ato vendosen njëra pas tjetrës në një fije, ndonjëherë shpërndahen si rrjetë merimange por marrin edhe formën e një ylli. Të rinjtë bëjnë prova me ditë të tëra për të realizuar veprime të tilla në parakalimet e festave kombëtare. Këto koloni vallë me cilin mësues dhe në ç’shkollë janë edukuar dhe arsimuar për të kryer të gjitha nevojat jetike? Nga ana tjetër ka njëqelizorë të tjerë si volvoksi, të cilët duke u bashkuar me mijëra të tjerë krijojnë koloni. Këto jetojnë në formë kolonie dhe ka ndryshim mes qelizave dhe funksionit që kryejnë ato. Tek kolonitë njëqelizore që përmendëm më parë, si p.sh. tek pandorina, ka vetëm 16 individë, kurse tek ato si volvoksi ka me mijëra të tillë. Po ashtu ato ndryshojnë edhe nga forma. Përveç kësaj në koloninë e volvoksit ndonjëri bën të mundur notimin, ndonjëri njëqelizor kryen të ushqyerit, të tjerë jashtëqitjen e të tjerë kryejnë funksionin e riprodhimit.
Kolonia e volvoksit kryen funksionin specifik, si të ishte një ushtri prej njëmijë vetësh. Mirëpo çdo ushtri ka komandantin e vet, atëherë kush është komandanti i kësaj kolonie?
Pra si përfundim, kafshët e vogla njëqelizore, si pandorina apo volvoksi, janë informuar nga një botë tjetër.
Përveç botës ku jetojmë ka edhe një botë tjetër, në të cilën bleta mëson të fluturojë nga kosherja, për të gjetur lulen në largësitë deri 3-5 kilometra, merr nga lulja atë që i duhet, kthehet në koshere dhe bën mjaltin në hoje. I Dituri që ia mëson këto, kërkon falenderim nga ata që hanë mjaltë e thonë “Oh sa i shijshëm!”; pasi kur dikush na bën një të mirë dhe pret prej nesh falenderim, themi: “E meriton” dhe e falenderojmë me kënaqësi. Ai që i mëson bletës të bëjë mjaltin dhe të na e paraqesë ne, ka të drejtë të kërkojë njohjen dhe pranimin e për rrjedhojë edhe falenderimin ndaj Tij. Këtë e pranojmë logjikisht dhe me zemër. Pastaj shohim se hojet përbëhen nga zgavra gjashtëkëndëshe. Menjëherë marrim në dorë laps e letër dhe fillojmë t’i vizatojmë këto kuti gjashtëkëndëshe. Por është e kotë, pasi asnjëri nga 6 këndëshat nuk është i rregullt sa hojet. Atëherë përsëri mendojmë... Vazhdojmë të mendojmë pasi ne kemi trurin që na e jep një mundësi të tillë: “Si ndodh që bletët pa përdorur vizore, kompast apo raportor, arrijnë t’i vizatojnë drejt e saktë këto gjashtëkëndësha? Kjo tregon se atyre iu është dhënë ky art, ata e kanë mësuar diku këtë mjeshtëri. Pra është në shesh Mësuesi që ua mëson bletëve format gjeometrike dhe madhështia e Tij. Të gjithë mësuesit duhet ta njohin e ta dinë Mësuesin që u jep njohuri dogmatike kafshëve dhe ta besojnë dhe ta pranojnë Atë.
Ndodh diçka tjetër kur nën klloçkë vendosim vezë pule dhe rike, pas 21 ditësh zogjtë e rikës dalin nga vezët, futen në ujë dhe fillojnë të notojnë. Klloçka e shkretë ngaqë s’ka parë të tilla gjëra fillon e bërtet: “Zogjtë e mi lërini çapkanllëqet, dilni nga uji se do mbyteni!” dhe i vjen rreth e rrotull pellgut duke vrapuar. E ndërkaq zogu i rikës vazhdon të notojë i qetë pa ditur se ç’ndodh përreth. Ja si gjendja e familjeve sot... Nga njëra anë nëna, nga tjetra babai, fëmija në një krah tjetër krah, s’merr vesh gjë nga gjuha e njëri-tjetrit.